Këtë të mërkurë, një sherr mes adoleshentëve ka përfunduar me përdorimin e thikës. Për rrjedhojë, një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur pas konfliktit me një tjetër moshatar të tij. Adoleshenti është dërguar në spital, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori është thirrur në Komisariat ku nën shoqërinë e prindërve dhe psikologut po merret në pyetje për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. “Rreth orës 11:00, salla operative e DVP Shkodër, është njoftuar se pas një konflikti mes dy 15-vjeçarëve, ishte lënduar me mjet prerës (biçak) njëri prej tyre. Shtetasi i dëmtuar është dërguar menjëherë në spital, për ndihmë…
Author: tirana
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që forcat shtesë të KFOR-it, që janë dërguar në Kosovë, “të koncentrohen në ruajtjen e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë”. Këtë kërkesë ai e bëri gjatë një takimi me komandantin e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, Ozkan Ulutash. Sipas njoftimit, Kurti dhe Ulutash biseduan për situatën e sigurisë në Kosovë, pas sulmit ndaj policisë më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit. Gjatë sulmit të grupit të armatosur të serbëve nga policisë mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Në përleshje, autoritetet thanë se u vranë edhe tre sulmues serbë. Kurti tha se Kosova…
Këtë të mrëkurë është mbledhur grupi i Sali Berishës dhe Gazment Bardhit, kjo një ditë para seancës plenare në Kuvend. Deputeti Bujar Leskaj tha se duhet të thellohet aksioni opozitar, madje të shkohet deri te greva e urisë. “Duhet të thellojmë aksionin opozitar. Situata jonë është e vështirë. Kjo do të thotë se duhet te reagojmë siç duhet. Duhet të marrim hap pas hapi të gjitha mundësitë e reagimit, duke shkuar edhe deri në ekstrem, në grevë urie”, tha ai.
Franca vazhdon që të jetë nën frikën e sulmeve terroriste! 6 aeroporte u evakuuan mëngjesin e kësaj të mërkure pas kërcënimeve për një alarm për bombë. Bëhet fjalë për aeroportin e Lille, Lyon (Bron), Nantes, Nice, Toulouse dhe Beauvais. Ka pasur një alarm për një pako të dyshimtë, që kërkonte vendosjen e një perimetri sigurie, por gjithçka është kthyer në normalitet. Nga ana e tjetër, një zëdhënës i Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil (DGAC) konfirmoi kërcënimet me bombë dhe evakuimet nga terminalet në katër aeroporte Lille, Lyon, Toulouse dhe Beauvais (në veri të Parisit), por pa qenë në gjendje…
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç në vizitën zyrtare në Tiranë ka përçuar mesazhe të forta sa i përket tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë. Në një konferencë të përbashkët për mediat me homologun shqiptar Bajram Begaj, ai tha se mund të jetë i vetmi jo shqiptar, që ka ngritur zërin në Nju Jork që Kosova të njihet. Po ashtu Milanoviç u shpreh se Serbia ka përkrahur sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri të vendit, por pavarësisht kësaj nuk ka marrë përgjigjen e duhur dhe këtë reagim, presidenti kroat e cilësoi si një vendimmarrje të gabuar. “Fakt është që ndoshta i…
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, shkeli tokën Izraelit pas shpërthimit të luftës mes shteti hebre dhe militantëve të Hamas. Ai u prit nga kryeministri Benjamin Netanyahu, me të cilin bisedoi kryesisht për atë që po ndodhte dhe për gjetjen e një mënyrë për të ndaluar konfliktin e armatosur. “Dëshiroj që bota të marrë vesh se në cilën anë qëndrojnë Shtetet e Bashkuara. Janë kryer mizori që të bëjnë të mendosh se ISIS ishte më i arsyeshëm”, u shpreh Biden duke theksuar mbështetjen e plotë për Izraelin. Presidenti amerikan foli edhe për sulmin në spitalin e Gazës, duke mbrojtur qëndrimin se…
Ditën e nesërme do të zhvillohet ndeshja midis ekipeve “Partizani” dhe “Tirana”, e cila do të luhet në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”. Për të garantuar rendin dhe sigurinë, Policia e Tiranës ka hartuar një plan masash para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit. Masat e marra nga Policia e Tiranës konsistojnë jo vetëm në ambientet e stadiumit, por dhe në një perimetër më të gjerë jashtë tij. Në këtë kuadër do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore dhe itinerare të përcaktuara për lëvizjen e tifozëve të dy skuadrave. Segmentet rrugore që do të jenë të…
Që kur ka nisur ky sesion politik, sot kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama ka marrë pjesë për herë të parë në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Fokusi kryesor ka qenë buxheti i shtetit. Kryeministri ka dhënë porosi për punën e deputetëve në Parlament, në marrëdhënie me qeverinë si dhe për organizimin e Kongresit të PS. Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha se me kryeministrin Edi Rama u vendosën prioritetet e grupimit politik socialist. “Beteja jonë e vetme është me njerëzit, të cilët kërkojnë dhe meritojnë më shumë prej nesh, ndaj do të bëjmë maksimumin për të…
Drejtuesi i një makinë është futur kundërvajtje, në autostradën Tiranë-Durrës, duke rrezikuar jetën e tij dhe të pasagjerëve që ndodheshin në mjet si dhe të qytetarëve që udhëtonin me makinat që vinin përballë. Siç shihet nja një video e shpërndarë në rrjetet sociale, makina ecën me shpejtësi në drejtim të kundërt në korsinë e emergjencës. “Mos jemi kundra vajtje këtej ne! E kemi me timon anglez! Ore ke pirë ti, ore mbaje ore ku vete”- dëgjohen ata të thonë në videon e ndarë në rrjetet sociale.
Rreth 4 mijë persona nga 50 shtete të ndryshme të botës, janë regjistruar për të qenë pjesë e Maratonës së Tiranës, që do të mbahet të dielën e 22 tetorit. Edhe këtë vit janë 4 disiplina në dispozicion të atletëve profesionistë, por edhe atyre që e kanë pasion vrapin, përfshirë edhe ata me aftësi të kufizuara. “Është viti i 7-të që e organizojmë maratonën e Tiranës, dhe është viti i 3-të, që e organizojmë full. Që do të thotë, bëhet itinerarin i plotë. Është 42 km. Është ajo 21 km, 10 km dhe “Ëe too”. Është iternerar më i shkurtër,…
Këtë të mërkurë, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, qeveria ka vendosur që nëpërmjet një akti normativ të ndryshojë buxhetin e vitit 2023. Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ervin Mete, tha se nisur nga performanca e mirë e të ardhurave, parashikon rritje të planit vjetor të të ardhurave me 7.5 miliardë lekë. Sipas ministrit 12 mld lekë do të shpërndahen për rindërtimin. ”Sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, kemi miratuar Aktin Normativ për ndryshime të Buxhetit të vitit 2023. Ky akt normativ, nisur edhe nga performanca e mirë e të ardhurave, parashikon rritje të planit vjetor të të ardhurave…
Studentët e Mjekësisë po vijojnë protestat, edhe pse ka tre javë që ka nisur viti i ri akademik. Ata kundër ligjit që i detyrojnë të punojnë 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve. Edhe këtë të mërkurë, studentët janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit dhe kanë hedhur drejt saj letra higjienike.