Author: tirana

Deputetët e PD-së sot kanë debatuar me kolegët socialistë. Përjashtimi i deputetëve të opozitës, rrëzimi i Komisioneve Hetimore dhe bllokimi i Reformës Zgjedhore dhe moskonsiderimi i asnjë nisme ligjore ka bërë që deputetët e Partisë Demokratike të debatojnë ashpër në Komisionet Parlamentare dhe të braktisin mbledhjen. Në Komisionin e Ligjeve debati nisi për propozimin e Jorida Tabaku, për ligjin e prokurimeve, nismë që është rrëzuar nga mazhoranca. Për Tabakun, kjo është një tregues se qeveria nuk e përfillë opozitën. Klotilda Bushka: Këtej kërkoni të zbatohen rregullat Jorida Tabaku: Me shumë seriozitet, unë dhe disa kolegë të grupit kemi përgatitu një…

Read More

Grupi militant i Hamasit, akuzoi menjëherë Izraelin se kishte goditur me raketë spitalin Al-Ahli duke shkaktuar mes 200 deri 500 viktima. Tel Avivi mohon përgjegjësinë dhe pretendon se shpërthimi u shkaktua gabimisht, nga raketa të lëshuara nga grupi palestinez, Xhihadi Islamik. “Mund të konfirmoj se të dhëna e sistemeve operacionale të forcave tona të mbrojtjes, sugjerojnë se një breshëri raketash u lëshua nga terroristët në Gaza, duke kaluar në afërsi të spitalit Al-Ahli në momentin që ai u godit. Burime të inteligjencës tregojnë se Xhihadi Islamik është përgjegjës”, u shpreh zëdhënësi i ushtrisë Daniel Hagari. Sulmi në spital ka nxitur…

Read More

Këtë të mërkurë, me ftesë të presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, homologu kroat Zoran Milanoviç nisi sot vizitën shtetërore dyditore në Shqipëri. Milanoviç shoqërohet nga zonja e Parë e Kroacisë, Sanja Musiç Milanoviç dhe një delegacion zyrtar. Pas pritjes zyrtare ne institucionin e Presidencës, dy krerët e shteteve nisën takimet bilaterale për të vijuar dhe me konferencën e përbashkët për shtyp. Të enjten e 19 tetorit, presidenti kroat Milanoviç, së bashku me presidentin Begaj, do të vizitojnë qytetin e Beratit.

Read More

“Karim Benzema ka lidhje me terroristët myslimanë”, është deklarata shokuese nga Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, në një intervistë për mediat franceze. Ish-kapiteni i Real Madrid njihet si një besimtar i devotshëm mysliman, teksa pak ditë më parë u bë protagonist në rrjetet sociale. Me një mesazh ku shkruante se ”të gjitha lutjet shkojnë për popullin në Gaza, që edhe njëherë bëhet viktimë e bombardimit të padrejtë, që nuk kursen as gratë dhe fëmijët”. Postimit të 35-vjeçarit iu përgjigj ish-portieri izraelit, David Dudu Aouate, i cili nuk ngurroi të shajë goleadorin në 5 gjuhë të botës.

Read More

Një autobus është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në aksin rrugor “Levan-Gjirokastër”. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:35, në afërsi të fshatit Toç. Dyshohet se për shkak të një defekti në pjesën e motorit, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht, autobusi me drejtues shtetasin M. D., 49 vjeç, banues në Durrës. Si pasojë, ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.

Read More

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë. Një person tenton të digjet me benzine në mjediset e bashkisë së Fushë Arrëzit. Bëhet fjalë për shtetasin Tonin Lleshi. Ai kishte bërë disa kërkesa në drejtim të pushtetit vendor, për të cilat ai pretendon se nuk ka gjetur zgjidhur dhe prandaj ka tentuar të kryejë aktin ekstrem.

Read More

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu, kanë mbajtur një konferencë për shtyp pas vizitës së kreut të Shtëpisë së Bardhë në Izrael. Netanyahu ka vlerësuar vizitën e Biden, i cili ndërroi edhe axhendën e tij për të vizituar sa më shpejt Izraelin pas sulmit të një spitali në Gaza. Kreu i qeverisë izraelite i ka cilësuar militantët e Hamasit si “nazistët e rinj”, duke i krahasuar sulmet ndaj Izraelit sot me fatkeqësinë e holokaustit në Gjermaninë naziste. Biden nga ana tjetër ka deklaruar për mediat se SHBA do sigurohet që Izraeli të ketë gjithçka që i…

Read More

Këtë të mërkurë, trupi i një personi të pajetë është gjetur në afërsi të kufirit shqiptaro-grek, në fshatin Ponçarë të Devollit. Viktima nuk ka shenja dhune në trup, ndërsa trupi do të çohet në morg për ekspertizë. Pritet identifikimi i këtij shtetasi, rreth 60 vjeçar, e më pas do të bëhen edhe hetimet mbi zbardhjen e rrethanave që kanë sjellë vdekjen e tij.

Read More

Çifti më i komentuar dhe më i dashur i momentit, është Kiara Tito dhe Luiz Ejlli. Ish-banorët e Big Brother VIP Albania 2, po vazhdojnë të shijojnë marrëdhënien e tyre që nisi brenda shtëpisë së famshme. Dyshja që pas daljes nga BBVA kanë qenë mjaft të angazhuar në karrierat përkatëse, ndajnë kohë edhe për njëri-tjetrin. Jo rrallë herë ata janë shfaqur publikisht dhe kanë postuar foto dhe video të përbashkëta në rrjetet sociale, dhe njëjtë ka ndodhur edhe këtë herë. Këtë herë ishte artisti nga Shkodra dhe fituesi i edicionit të dytë të BBVA, Luizi ai që postoi një foto…

Read More

Një përfaqësues i lartë i Hamasit në Liban, thotë se grupet militante të mbështetura nga Irani, Hamas dhe Hezbollah po koordinojnë nga afër hapat e tyre të ardhshëm në luftën kundër Izraelit. Ahmed Abdul-Hadi, kreu i byrosë politike të Hamasit në Bejrut, këmbënguli se Hamasi me bazë në Gaza nuk i kishte dhënë aleatit të tij Hezbollahut asnjë njoftim paraprak për sulmet e tij kundër Izraelit më 7 tetor, të cilat vranë më shumë se 1,400 njerëz. “Ne kemi marrëdhënie shumë të forta me Hezbollahun. Ne kemi bashkëpunuar me Hezbollahun para sulmit ndaj Izraelit dhe më pas dhe tani jemi…

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përshëndetur operacionet e fundit policore në Lezhë e Shkodër, kundër kultivimit e trafikimit të narkotikëve. Balla thekson se operacionet jo vetëm i japin goditje krimit, por edhe rikthejnë besimin qytetar tek strukturat e rendit. “Përgëzime Policisë së Shtetit për operacionet anti-drogë në Lezhë dhe Shkodër ku u sekuestruan sasi të mëdha kanabis dhe një numër armësh zjarri. Lufta jonë kundër kultivimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, po merr çdo ditë mbështetje edhe më të madhe nga publiku dhe po rikthen besimin tek Policia”, shkruan Balla në rrjetet sociale. Në 48 orët e fundit, janë…

Read More

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka nisur vizitën e tij në Izrael, ku është pritur në aeroport nga kryeministri Benyamin Natanyahu. Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka shkuar në një hotel në Tel Aviv, ku do të marrë pjesë në një mbledhje të qeverisë së luftës së formuar së fundmi në Izrael, e cila do të drejtohet nga Netanyahu. Në agjendë, Biden ka parashikuar dhe një takim me qytetarët amerikanë, familjarët e të cilëve mbahen aktualisht peng nga terroristët e Hamasit. Presidenti amerikan do të takojë në Ofakim dhe të moshuarën Rachel Edri, e cila shpërqëndroi 5 militantë, deri në…

Read More