Author: tirana

Mëngjesin e kësaj të mërkure, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një kronikë vizive të vizitës historike të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, kjo e para në 101 vite marrëdhënie diplomatike. Në postim e tij në Facebook, Rama shkruan se kjo vizitë i hapi rrugën një sërë projektesh të reja me rëndësi për zhvillimin ekonomik, arsimor e kulturor për Shqipërinë, si edhe një bashkëpunimi të afërt politik, për afrimin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian. ”MIRËMËNGJES dhe me këtë kronikë të vizitës historike të Presidentit të Francës në Shqipëri, e para në 101 vjet marrëdhënie diplomatike mes të dy…

Read More

Mbrëmjen e djeshme u regjistruan momente tensioni në ndeshjen Serbi-Mali i Zi, e vlefshme për kualifikueset e Europianit, që përfundoi me shifrat 3-1 për serbët. Tifozët e Malit të Zi u përplasën me policinë serbe në tribuna, pasi një stjuart serb vodhi një flamur malazezë në tribunën ku ishin të vendosur këta të fundit. Bëhet me dije se tifozeria malazeze ka thyer edhe karrige të stadiumit të cilat i hodhën në drejtim të policisë serbe. Pas veprimit të tifozëve malazezë, ata serb iu kundërpërgjigjën, teksa në një video të puublikuar dëgjohen brohorimat: Shqipëri, Shqipëri.

Read More

Këtë të mërkurë, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pasuara nga reshje të pakta në zonat malore. Temperaturat minimale do të luhaten 7-15 gradë, temperaturat maksimale parashikohen 16 -17°C në veri, 21 -25°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë me drejtim veri-perëndim me shpejtësi 8 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 ballë në det të hapur.

Read More

Dashi Të mërkurën gjatë këtyre orëve të tetorit keni një dëshirë të madhe për të vepruar, për të bërë, për t’u përfshirë dhe për të kompensuar kohën e humbur. Por kujdes të mos e teproni. Mos bëni asnjë lëvizje të rrezikshme, as të shtunën dhe të dielën që do të jenë ditë testimi. Demi Të mërkurën përpiquni të kujdeseni më mirë për trupin tuaj dhe të mos kërkoni shumë nga vetja, veçanërisht në një periudhë si kjo në të cilën stabiliteti juaj vihet shumë në provë. gjyq. Dashuria po bëhet sërish protagoniste, duke ju rikthyer buzëqeshjen dhe duke ju bërë…

Read More

Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati thotë se Shqipëria ndodhet gabimisht në rajon dhe se vendi ynë nuk është pjesë e asnjë konflikti, duke iu referuar shteteve të tjera të Ballkanit dhe situatat në të cilat gjenden sot. Bushati u shpreh në ABC News se imazhi i Shqipërisë ka ardhur gjithmonë e në rritje, dhe mbajtja e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë e dëshmoi këtë. “Situata me Greqinë, nuk do ta kategorizoja në asnjë lloj rrethane si konflikt. Mosmarrveshje apo çështje dypalëshe do të ketë gjithmonë, sa të ketë jetë, sa të ketë shtete. Mendoj që në momentin…

Read More

Pas përfundimit të sfidës miqësore mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, ndeshje e përfunduar me fitoren 2-0 të kuqezinjve, trajneri Sylvinho është shfaqur tepër i lumtur pas përfundimit të sfidës. “Mendoj që është një skuadër që jep gjithçka në fushë, nuk ka rëndësi është ndeshje zyrtare apo miqësore, ne japim gjithmonë maksimumin. Për mua të gjithë janë shumë të mirë. Të 23 lojtarët. Do të thotë shumë që Shqipëria ka bërë 5 fitore. Kjo është meritë e të gjithë lojtarëve që kanë dhënë maksimumin në fushën e lojës. Nuk ka mbaruar asgjë, kemi bërë diçka fantastike, është meritë e tyre. Daku futet…

Read More

Një numër i pakonfirmuar palestinezësh janë vrarë dhe plagosur në një sulm izraelit në Spitalin Al-Ahli Arabi në qendër të Gazës të martën, tha qeveria palestineze në Gaza në një deklaratë. Vlerësimet e para të njerëzve të vrarë janë 500, raporton Al Jazeera, duke cituar një zëdhënës të ministrisë palestineze të Shëndetësisë. Shumë nga të plagosurit janë gra dhe fëmijë. Spitali në fjalë strehoi familje në mes të bombardimeve të vazhdueshme të Izraelit ndaj Gazës. Bombardimi izraelit i një spitali palestinez në Gaza është një “krim lufte”, thotë një grup udhëheqës palestinez për të drejtat e njeriut. Al Mezan postoi…

Read More

Në seancën e parë të procesit ku kundërshtohet harta e re gjyqësore, avokatët paralajmëruan se tarifat për të realizuar mbrojtjen do të shtrenjtohen me 2.5 herë më tepër, në rast se Gjykata Kushtetuese do të lërë në fuqi shkrirjen e 18 gjykatave. “Mbajeni shënim këtë që ta sillni në seancë, ta depozitoni ku kini dalë në përfundimin se nëse qëndron harta tarifa shkon 2.5 herë më shumë”, tha Holta Zaçaj-gjyqtare Kushtetuese. Me kundërshtimet se bllokohet aksesi në drejtësi dhe se nuk u mor parasysh infrastruktura duke dëmtuar interesat e qytetarëve, palët pro dhe kundër janë në kushtetuese më pak se…

Read More

Deputeti i Partisë Demokrate, Klevis Balliu, ka reaguar pas deklaratave të Presidentit Emmanuel Macron për pezullimin e legalizimit të vizave për Kosovën, duke u shprehur se ai “mbrojti Serbinë në mes të Tiranës duke kërcënuar Kosovën”. “Presidenti Francez në vijim të traditës shekullore të shtetit të tij e mbrojti Serbinë në mes të Tiranës duke kërcënuar Kosovën me bllokim të vizave integruese në Evropë”, shkruan Balliu, ndërsa thekson se e gjithë kjo, u bë në kryeqytetin e kombit shqiptar, ku një President Amerikan George W Bush dha pavarësinë e Kosovës. “Macroni, mysafiri që përmbysi kupën e popullit mikpritës Presidenti Francez…

Read More

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak ka vendosur të zhvillojë një vizitë në Izrael. Ndërkohë vizita e Rishi Sunak mund të jetë pjesë e një vizite më të gjerë në rajon duke përfshirë Jordaninë dhe Egjiptin. Vizita e kryeministrit britanik do të vijë pas vizitës së nesërme të presidentit amerikan Joe Biden në rajon. Rreth 3,000 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor brenda Izraelit. Ndërsa një e treta e njerëzve të vrarë në bombardimet e Rripit të Gazës janë fëmijë.

Read More

Akademia e Studimeve Albanologjike njoftoi se ka përfunduar fushata e parë e projektit arkeologjik shqiptaro-italian “Arkeologjia e peizazhit në zonën Tepelenë-Memaliaj”, i drejtuar nga profesorët C. Silvio Fioriello (Universiteti “Aldo Moro” i Barit), Eduard Shehi dhe Sabina Veseli (Instituti i Arkeologjisë – Akademia e Studimeve Albanologjike). Territori i studiuar përkon me një hapësirë të gjerë, të vendosur në fshatin Qesarat. Të dhënat mbi gjetje me interes arkeologjik në këtë territor dëshmohen që nga mesi i shekullit të 20-të, si edhe nga gërmimet arkeologjike të shpëtimit, të kryera nga Dr. Taulant Rama. Gjatë vëzhgimeve u kontrolluan rreth 70 ha, u regjistruan…

Read More