Author: tirana

Ish-drejtori i CIA-s dhe gjeneral i pensionuar i ushtrisë amerikane, David Petraeus e konsideron vizitën e Joe Bidenit në Izrael tregues serioz të konfliktit. “Shkuarja e Bidenit në Izrael tregon sesa e rëndësishme është për presidencën, SHBA dhe aleatët tanë në mbarë botën”, tha Petraeus në një intervistë për BBC. Gjenerali amerikan theksoi se zyrtarët gjithashtu po përcjellin me vëmendje sesi po veprojnë vendet e tjera, e në veçanti Irani. “Jo domosdoshmërisht atë që ata bëjnë drejtpërdrejt, edhe pse kjo nuk mund të përjashtohet, por ajo që ata bëjnë përmes aleatëve të tyre, përmes militantëve që mbështesin në Irak, Siri…

Read More

Tri pyetje për Ismail Kadare Shkrimtari Ismail Kadare,disa herë kandidat për çmimin Nobel të Letersisë,është njê figurë madhore e letërsisë europiane.Autor i shumë kryeveprave,të përkthyera në 40 gjuhë të botës ,ai ka pritur në shtepinë e tij ,në Tiranë AFP-në,pak orë para marrjes së titullit « Officer i madh i Legjonit të Nderit », nga presidentit francez Emannuel Macron. PYETJE :Cfarë është letërsia për Ju ,i konsideruar si një nga shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë që ka jetuar e ka shkruar edhe në gjatë viteve të dikaturës komuniste ? PËRGJIGJE :Të shkruaje në diktaturë ka qenë e vështirë,thuajse e pamundur.E…

Read More

Kush e ka fjalën e fundit për emrin që do t’i vihet fëmijës? Është e qartë se ky duhet të jetë një vendim i përbashkët i prindërve. Megjithatë, nëse fëmija lind jashtë martese, situata ndërlikohet. Prandaj dhe një çift në Greqi kanë vendosur që ta dërgojnë rastin në Gjykatën e Lartë. Në verën e vitit 2015, një djalë lindi jashtë martese dhe babai i tij biologjik, me një akt noterial e njohu si fëmijën e tij të mirëfilltë. Me të njëjtin akt noterial, nëna e fëmijës i ka dhënë babait biologjik “prokurë të posaçme për të ndërmarrë çdo veprim të…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të martën se zhvilloi “një bisedë të shkurtër” me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, me të cilin, megjithatë, tha se “nuk pati takim dypalësh” gjatë vizitës së tyre në Pekin. Ai nuk dha hollësi se çfarë kanë biseduar gjatë takimit të martën në kryeqytetin kinez. Vuçiçi dhe Putini morën pjesë në forumin ndërkombëtar të iniciativës kineze “Belt and Road” në Pekin. Kjo është hera e parë që ata takohen në të njëjtin vend qëkur Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në mars të vitit 2022. Serbia është në shënjestër të kritikave nga…

Read More

Kreu i Shërbimit të Përgjithshëm të Sigurisë së Izraelit (Shin Bet), Ronan Barr, ka marrë përgjegjësinë e fajit, pas sulmeve të Hamasit. Në një letër drejtuar punonjësve të Shërbimit, ai tha se nuk ishin në gjendje që të paralajmëronin njerëzit e tyre, por edhe botën për atë që i priste, e aq më tepër të parandalonin sulmin. “Me gjithë veprimet që ndërmorëm, për fat të keq të shtunën nuk ishim në gjendje të krijonim një paralajmërim të mjaftueshëm që do të lejonte parandalimin e sulmit. Si person në krye të organizatës, përgjegjësinë për këtë e kam unë”, ka thënë ai…

Read More

Policia e Lezhës ka arrestuar ditën e sotme 5 persona, 3 prej të cilëve janë vëllezër. Arrestimi i tyre u bë gjatë aksionit kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Gajtë operacionit u arestuan 5 persona, si dhe janë sekuestruar edhe 158 kg kanabis, 14 mijë euro dhe 15 celularë. Njoftimi: Strukturat e specializuara të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, pas një hetimi disajavor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, të mbështetura edhe nga shërbimet e Forcës së Posaçme ‘’Shqiponja’’ dhe të Komisariatit të Policisë Mirditë, kanë finalizuar me sukses operacionin…

Read More

Greqia është goditur pasditen e kësaj të marte nga një tërmet me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter. Epiqendra ishte 2 kilometra në jug-jugperëndim të Didyma. Raportohet se lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetin e Nafplionit.

Read More

Turqia po teston ujërat për të krijuar një model të ri ndërmjetësimi për zgjidhjen e krizës Izrael-Palestinë. Ajo synon të përfshijë shtetet e rajonit dhe atë perëndimore si garantues dhe të shkojë drejt një zgjidhjeje afatgjatë mbi principin e dy shteteve. Ministri i Jashtëm, Hakan Fidan, tha të hënën se Turqia ka dy prioritete në lidhje me konfliktin e riaktivizuar: mbrojtja e civilëve dhe ndihma humanitare nga njëra anë dhe përpjekja për të gjetur një zgjidhje afatgjatë nga ana tjetër. Fidan tha se përpjekjet diplomatike dhe modelet e deritanishme nuk kanë sjellë rezultat, ndaj fokusi do të jetë një model…

Read More

Në kuadër të megaoperacionit ‘’Tempulli’’, Policia e Lezhës ka evidentuar dhe goditur 2 raste të përshtatjes së lokaleve për përdorim dhe shitje të drogave, si dhe janë sekuestruar kokainë dhe kanabis.    Në qytetin e Laçit, Alfons Marku, 34 vjeç, kishte kthyer lokalin e tij për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit, u sekuestruan edhe një sasi dozash kanabisi. Ndërsa ditën e djeshme, në Gjormë, u arrestua Fatjon Gjoka, 29 vjeç, i cili kishte përshtatur lokalin për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi dozash të lëndës narkotike kokainë.

Read More

Publikohet lista e këngëve pjesëmarrëse në “Festivali 62 i Këngës” në RTSH. Lista e artistëve të përzgjedhur për Edicionin 62 të Festivalit të Këngës: Besa Krasniqi – EsencialeEldis Arnjeti – Një kujtimElsa Lila – MarsErina dhe The Elementals – Jetën n’SkajJasmina Hako – TiJehona Ponari – EvolOlimpia Smajlaj – AsajSergio Hajdini – UraganShpat Deda – S’mund të fitoj pa tyTri Gjoci – Në ëndërrMartina Serreqi – Vetëm tyBig Basta dhe Vesa Luma – MbinatyraleFestina Mejzini – MelosMal Retkoceri – ÇmendurMichela Paluca – Për vetenSantino De Bartolo – Dua të rri me tyStivi Ushe – Askush si tyKleansa Susaj – PikturëKejsi Tola – Vallëzoj me DritënKastro Zizo – 2073Andi Tanko – Herë pas hereAnduel Kovaci – Nane’Arsi Bako – ZgjohuBesa Kokëdhima – Zemrën n’dorëBledi…

Read More

Kombetarja shqiptare do të zbresi në fushën e “Air Albania”, teksa përballë këtë herë do të ketë Bullgarinë. Një sfidë miqësore mes dy ekipeve që do të startojë në orën 18:00. Pavarësisht se është një duel miqësor, sërish djemtë e Sylvinhos do të kërkojnë fitoren. Në 11-tëshen titullare braziliani ka bërë disa ndryshime, teksa u jep mundësinë lojtarëve që janë qëndruar në stol në sfidën me Çekinë. Formacioni zyrtar: Strakosha, Mitaj, Mihaj, Ajeti, Balliu, Laçi, Asllani, Bajrami, Asani, Muçi, Uzuni.

Read More