Një vajzë nga Australia është “masakruar” me komente negative pas deklaratës se ka fjetur me më shumë se 300 meshkuj. Bëhet fjalë për 26-vjeçaren Annie Knight, e cila tha për “The Kyle and Jackie O Show” se ajo madje arriti të flinte me pesë meshkujt në një ditë të vetme. “Unë u ndjeva si e plotfuqishme pas kësaj. Seksi më bën të ndihem mirë. Sa më i çrregullt të jetë seksi, aq më mirë”, u shpreh ajo.
Author: tirana
Mbrëmjen e 11 tetorit, në median gjermane ZDF, emisioni investigativ “Numri i dosjes” (Rasti XY i pazigjidhur) ka publikuar rastin e një gruaje të vrarë dhe të paidentifikuar, e cila dyshohet se është nënshtetase shqiptare. Ngjarja e ka zanafillën më 24 korrik 1997, ku në vendin e quajtur “Pylli i Zi” në afërsi të qytetit jugor Todtnau të Gjermanisë, pranë kufirit me Zvicrën dhe Francën, është gjendur e djegur pjesërisht një grua në moshë të re. Emsioni e prezantoi dosjen si një rast ende i pazgjidhur dhe kërkoi ndihmën e publikut për të zbardhur, jo vetëm identitetin e saj, por…
Komisioneri Publik (IKP) ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që konfirmoi në detyrë prokuroren e Shkodrës Marsida Frashëri, pas kryerjes së një trajnimi të detyrueshëm 1-vjeçar në Shkollën e Magjistraturës. Sipas IKP, në kontrollin e aftësisë profesionale, Marsida Frashëri “nuk e ka kaluar nivelin kualifikues për konfirmimin e saj në detyrë dhe se, me veprimet dhe mosveprimet e saj, ka cenuar rëndë besimin e publikut në sistemin e drejtësisë”. Në këto kushte, Komisioneri Publik Florin Ballhysa kërkon nga KPA shkarkimin e prokurores së Shkodrës. Në Maj 2022, trupa e kryesuar nga Lulzim Hamitaj dhe me anëtare Genta Tafa Bungon…
Vitamia B është e vetmja që gjendet në trajtën e një kompleksi ku bëjnë pjesë vitamina B1 (tiamina), B2 (riboflavina), B3 (niancina), B5 (acidi pantotenik), B6 (pirodiksina), B7 (biotina), B9 (acidi folik) dhe B12 (kobalamina) dhe B16 (dimetilglicina). Të gjitha janë të rëndësishme, por vitamina B12 ka një rëndësi të veçantë. Një studim i fundit ka arritur në përfundimin se një në katër banorë vuan nga mungesa e e saj. Vitamina B12 është e pranishme tek mëlçia dhe veshkat. Ajo është e rëndësishme për funksionimin e nervave, sistemit tretës, vaskular dhe atij riprodhues. Rregullon prodhimin e hormoneve, forcon imunitetin, ndërton qelizat…
Drejt përfundimit puna për ndërtimin e pallatit të parë në Bashkinë e Matit, që është pjesë e programit të banesave me kosto të ulët. Kryebashkiaku Agron Malaj ka publikuar pamjet nga kantieri ku punimet po ecin me ritëm të lartë.“Puna po shkon drejt përfundimit për ndërtimin e pallatit që ka në përbërje 25 apartamente të strukturave të ndryshme, në qytetin e Burrelit, që është pjesë e programit të banesave me kosto të ulët.Pas përfundimit të këtij pallati do nisë puna dhe për ndërtimin e pallatit tjetër”, deklaron Malaj.Nëpërmjet këtij investimi synohet’i jepet një zgjidhje strehimit përmes programit me kosto të…
Arben Dervishaj është shfaqur sot pasdite në stadiumin “Air Albania” për të ndjekur miqësoren mes Shqipërisë dhe Bullgarisë. Dervishaj akuzohej nga SPAK për inceneratorin e Fierit për korrupsion dhe falsifikim, por gjykata i rrëzoi këto akuza si të pabaza duke e lënë atë të lirë., Nga viti 2001 e në vazhdim, Dervishaj ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës “Ndërtuesve të Shqipërisë”. Para arrestimit, Dervishaj ishte zëvëndëspresident i Federatës Shqiptare të Futbollit, si dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit nga viti 2006.
“Festivali i Këngës” këtë vit nis edicionin e 62-të dhe do të mbahet në dhjetor në “Pallatin e Kongreseve”. Radio Televizioni Shqiptar ka shpallur sot listën e artistëve pjesëmarrës që do të performojnë këtë vit. Këngëtari i cili fiton çmimin e parë do të përfaqësojë Shqipërinë në ’Eurovision’. Emrat e artistëve pjesëmarrës. Besa Krasniqi – Esenciale.Eldis Arnjeti – Një kujtimElsa Lila – MarsErina dhe The Elementals – Jetën n’SkajJasmina Hako – TiJehona Ponari – EvolOlimpia Smajlaj – AsajSergio Hajdini – UraganShpat Deda – S’mund të fitoj pa tyTiri Gjoci – Në ëndërrMartina Serreqi – Vetëm tyBig Basta dhe Vesa Luma…
Wafae Shamallakh ka rrëfyer mes lotësh dhimbjen e humbjes së 16 anëtarëve të familjes që iu vranë në Gazë. “Dhjetë janë vrarë në të njëjtën kohë”, tha duke përshkruar natën kur forcat izraelite filluan sulmin ajror në Gazë, ku si pasojë vranë tërë familjen e xhaxhait të saj. “Raketa goditën shtëpinë e xhaxhait tim brenda të cilës gjendej tërë familja”, tha Shamallakh. Xhaxhai i saj Abdel Naser Shamallakh, 56-vjeç, jeton në një shtëpi në Sheikh Eleen në jugperëndim të Gazës. Në natën e 8 tetorit, derisa familjarët po flinin, sulmet izraelite shembën shtëpinë. Abdel Naser dhe gruaja e tij Soha,…
Nuk ka miqësore për kuqezinjtë, Qazim Laçi shënon pas një super aksioni. Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot një miqësore të rëndësishme ndaj Bullgarisë, ku trajneri Silvinjo do të ketë mundësinë të shohë në veprim disa futbollistë që nuk kanë pasur shumë minutazh deri tani gjatë kualifikueseve.
Modelja britanike Tabby Brown është ndarë nga jeta në moshën 38-vjeçare. Brown ka qenë gjithashtu kërcimtare dhe ka pozuar për revista si Cosmopolitan e ELLE dhe është shoqëruar me futbollistë të Premierligës angleze si Raheem Sterling e Mario Balotelli. Futbollisti anglez Raheem Sterling ishte parë shpesh me modelen në një hotel luksoz në Manchester në mars 2016. Tabby ka qenë gjithashtu e dashura e Balotelli për shtatë muaj pasi ishin njohur në një bar në vitin 2011. Ajo tregonte asokohe se Mario e kishte bindur të dilte me të, por më pas ishte dashuruar pas tij.
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta ndjekë kombëtaren shqiptare edhe në miqësoren përballë Bullgarisë.Ai është shfaqur krah presidentit të FSHF-së, Armand Dukës në tribunën VIP të stadiumit “Air Albania”. Mësohet se i pranishëm për të parë ndeshjen është edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla. Kujtojmë që Shqipëria luan ndeshjen e parë miqësore nën drejtimin e trajnerit brazilian, Sylvinho. Edhe pse jo një ndeshje zyrtare interesimi i tifozëve ka qenë po ashtu goxha i lartë për të mbështetur skuadrën kuqezi.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u nis sot për një vizitë zyrtare në Londër, me ftesë të homologut Lordit, Kancelar dhe Sekretar i Shtetit për Drejtësinë në Mbretërisë së Bashkuar, Alex Chalk. Në qendër të këtij takimi do të jetë nënshkrimi i marrëveshjes dy-palëshe për transferimin e të dënuarve shqiptarë nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri. Përveç takimit me homologun e tij britanik, Ministri Manja do të zhvillojë edhe takime të tjera të nivelit të lartë politik, siç janë takimet në Parlamentin dhe Gjykatën Supreme, me të cilin do të diskutojë mbi çështje të ndryshme të sistemit të drejtësisë. Me…