Author: tirana

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, teksa ndodhet në një vizitë në Pekin, ka publikuar në rrjete sociale foto nga takimi me pjesëmarrës të Forumit Ekonomik dhe Politik. I pranishëm në këtë takim siç edhe shihet në foto është edhe presidenti rus Vladimir Putin, si edhe presidenti kinez Xi Jinnping. “Foto me Presidentin e Republikës së Kinës, Xi Jinnping dhe personalitete të tjera. Mikpritja kinezë është e njohur gjërësisht dhe për ne është privilegj i veçantë. Shpresoj që së shpejti të kem nderim të preism mikun tonë presidenti Xi në Serbi”, shkruan Vuçiç./abc

Read More

26-vjeçarja shqiptare Heidi Baci ka ndërprerë konkurrimin në “Grande Fratello”, pas takimit me të atin gjatë spektaklit. Babai i saj ishte kundër afrimitetit të së bijës me Massimiliano, një tjetër konkurent. Për këtë arsye, i kërkoi asaj të kthehej në shtëpi. “Mami është e sëmurë, ai është plak dhe të keqtrajton. Eja me mua. Unë nuk të njoh më dhe nuk të shoh më siç ishe më parë. Ti më dukesh si një person tjetër. Nuk ke mundur të krijosh një mur me një person që të vuri nën presion. Nëna nuk të ka parë më që nga ai moment.…

Read More

Sinqerisht, çfarë do të bëje ti si prind në një situatë të tillë: Është dita e parë e shkollës për vajzën tënde gjashtë vjeçare, dhe ti i ke përzgjedhur tërë qejf një fustan. Ajo e vesh, por në momentin që ti i kthen shpinën, e zhvesh, e bën shuk dhe e fut në çantë dhe shkon në shkollë me pantallona të shkurtra dhe kanotierë. Një skenë kjo nga filmi i ri i Elda Sorrës “Mbi Macet dhe Vajzat”, një tablo momenti nga jeta e një gjashtëvjeçareje në një qytet periferik në Shqipëri: Adea (Nergis Nikprelaj) preferon të luajë futboll dhe të veshë pantallona,…

Read More

Në godinën e Piramidës së Tiranës, tashmë të rikonstruktuar, Arbana Osmani do të drejtojë një restorant ku do të gatuhen brumra, ëmbëlsira, pasta të freskëta dhe produkte të tjera. Nuk do të mungojë as shërbimi katering.  Biznesi i prezantueses së njohur do të zhvillojë aktivitetin në katin e parë të godinës. Në maj të këtij viti, Bashkia e Tiranës dhe Fondi Amerikano Shqiptar i Zhvillimit shpallën thirrjen për kompanitë që janë të interesuara të marrin me qira ambiente te Piramida e Tiranës. Mesa duket prezantuesja nuk ka ngurruar për të provuar edhe fatin e saj në një biznes privat.  Dihet…

Read More

Izraeli vijon mesazhet këcënuese ndaj Hamasit. Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallad i ka paralajmëruar ata se kanë dy mundësi, të dorëzohen ose të vdesin. “Anëtarët e Hamasit kanë dy mundësi: Ose të vdesin ose të dorëzohen pa kushte. Nuk ka opsion të tretë. Ne do të eliminojmë organizatën Hamas dhe do të shkatërrojmë të gjitha aftësitë e saj”, tha ministri izraelit i Mbrojtjes. 📍İsrail Savunma Bakanı Gallant Nabatim hava üssünde"Uçaklarımız her noktaya ulaşıyor, bu uçağın birçok görevi var ama her füzenin bir adresi var. Hamas üyelerinin iki seçeneği var; ölmek ya da teslim olmak" pic.twitter.com/Edi537PhZO— SavunmaTR (@SavunmaTR) October…

Read More

Ceremonia e Topit të Artë do të mbahet më datë 30 tetor në Paris, mirëpo kanë nisur të dalin edhe lajmet e para se cili do të jetë futbollisti që do të personalizojë trofeun e rëndësishëm individual. “Dario Sport” nga Spanja, guxon dhe e jep të sigurt se fituesi do të jetë Lionel Messi, që për herë të tetë do të koleksiononte Topin e Artë. Një triumf që nëse konfirmohet, padyshim do të ishte tejet i vështirë për t’u thyer në të ardhmen me rivalin e tij Cristiano Ronaldo që mbetet në kuotën e pesë trofeve. Lionel Messi fitoi Kupën…

Read More

Duket se një gabim i përkthyeses në Tiranë, ka shkaktuar tronditje në skenën politike në Kosovë. Kjo pasi përkthyesja e ka përcjellur deklaratën e Macron si pezullim i liberalizimit të vizave për Kosovën. Megjithatë, Radio Evropa e Lirë në përkthimin e saj e ka sqaruar se Macron nuk ka folur për pezullim. Por, për mbajtje të fjalës së dhënë. “Dua ta them një gjë me shumë qartësi. Ne kemi bërë një gjest besimi për çështjen e vizave. Sa i përket Francës, ato [vizat] janë hequr sepse ne respektojmë fjalën e dhënë. E sot, fjala nuk po mbahet. Pres një angazhim…

Read More

Fazat e para të një ligji të ri që do ta bëjë më të lehtë për punëtorët e kualifikuar nga jashtë BE-së kalimin në Gjermani pritet të vijnë në nëntor. Qeveria gjermane dha miratimin përfundimtar për ligjin në korrik të këtij viti. Ai pritet të hyjë në fuqi në tre hapa në nëntor 2023, mars 2024 dhe qershor 2024. Ligji i ri synon të tërheqë punëtorë të huaj të kualifikuar dhe të luftojë mungesën e fuqisë punëtore në vend. Planet për të modernizuar legjislacionin e vendit për emigracionin pritet ta bëjnë më të lehtë për shtetasit e vendeve të treta…

Read More

Një aksident automobolistik është regjistruar pasditen e kësaj të marte në Qafë-Pllocë. Siç shihet edhe në foton e mësipërme, një automjet tip “Chrysler” ngjyrë e zezë me targa “AA 733 AB” është përplasur me një autobusm, duke shkaktuar dëme të shumta në mjet. Nga aksidenti është krijuar trafik automjetesh në të dyja krahët. Në vendngjarje ndodhet policia dhe një ambulancë. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është lagështia në rrugë, e krijuar si pasojë e reshjeve të shumta të shiut orëve të fundit në qark. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për lajmin e dhënë ku Macron njoftoi pezullimin e vizave për Kosovën. Berisha tha se priste që presidenti francez të sanksiononte Serbinë. ‘Prisja që Macron të njoftonte sanksione ndaj Serbisë por politika e sanksionimit të viktimës nuk mendoj se është një politikë që mund t’i shërbejë avancimit të problemit. Ballkani ky është. Sanksione, ai që kryen një agresion, ai që kryen akt terrorist, stërvit terrorist, i pajis me mjete ushtarake dhe nuk i ka dënuar… Nëse duam të zgjidhim problemin duhet t’i zgjidhim me mend. Kosova ka kriminalitet shumë të ulët.’- tha Berisha.

Read More

Gazment Bardhi i ka bërë apel mazhorancës se nëse nuk lejon opozitën të ushtrojë të drejtat e veta, grupi i tij dhe i Berishës do të pengojnë punën normale të Parlamentit. ‘Dua t’iu informoj se përgjatë dy viteve me urdhër politik janë bllokuar 31 projektligje, iniciativa të deputetëve të opozitës që nuk merren në shqyrtim nga Komisionet Parlamentare dhe kalohen në kuvend pa dhënë datë për shqyrtimin e tyre. Kërkuam komisione hetimore dhe na i kanë rrëzuar. Dua te apeloj mazhorancën që t’i rikthehet procesit normale të parlamentit. Nëse ke vendosur të bllokosh opozitën do duhet të marrësh pas dhe…

Read More