Author: tirana

Ditën e sotme është zhvilluar seanca e radhës për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri në GJKKO. Procesi për Belerin është shtyrë dhe se është miratuar zëvendësimi i gjyqtares Etleva Deda. Në vend të saj do të caktohet Flora Hajredini, e cila ka kërkuar kohë të njihet me dosjen e Belerit. Deda kishte kërkuar të hiqte dorë nga çështja, ndërsa ishte kërkuar edhe përjashtimi i saj nga avokatët e Belerit. Beleri nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme, ndërsa seanca e radhës për të do të mbahet në 24 tetor, në orën 11:00.

Read More

260 mijë doza të vaksinës kundër gripit janë shpërndarë në të gjithë vendin. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u bëri thirrje qytetarëve e veçanërisht grupeve të riskuara që të bëjnë dozën e vaksinës kundër gripit. “Janë 260 mijë doza vaksinash që janë siguruar për të gjitha qendrat shëndetësore në mbarë vendin. Instituti i Shëndetit Publik së bashku me Operatorin e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor janë duke mundësuar shpërndarjen pranë mjekëve të familjeve, duke diagnostikuar gjithë grupet e riskuara. Janë të ftuar, dhe u bëj thirrje që t’u drejtohen qendrave shëndetësore me qëllim që të bëjnë dozën e…

Read More

Kolosët e teknologjisë arrijnë të mposhtin një sulm informatik, më i madhi i verifikuar, me 398 mln kërkesa në sec. Në bashkëpunimin që rezultoi i suksesshëm ishin Amazon, Cloudflare dhe Google, që kishin nisur përpjekjet për kontrastim që në fund të muajit Gusht. Bëhej fjalë për një Ddos, Distributed Denial of Service, që është një formë sulmi nga një palë e tretë, që shkakton pamundësi për të aksesuar në site web dhe app, pasi shkakton një numër extremisht të lartë kërkesash kundrejt një adrese, duke shkaktuar mbingarkesë dhe rënie të serverit. Qëllimi zakonisht është dëmtimi ekonomik i kompanive të biznesit…

Read More

Olta Gixhari, e ftuar këtë të shtunë në “Më lër të flas” tregoi më shumë për rolin e saj si Jonida në “Në Kuadër të Dashurisë”. Ndërkohë, binjakët Donald dhe Romeo Veshaj donin të dinin më shumë për bashkëpunimin mes saj dhe Luiz Ejllit, që në film është burri si saj (Besi). Romeo e pyeti aktoren për puthjet në film mes saj dhe Luizit. “Nuk e di, nuk më kujtohet fare. Puthjet në film janë shumë teknike, prandaj duhet të shikoni dokumentarin të kuptoni sa teknike janë. Pastaj, ‘baby kiss’ kemi bërë ne, nuk ishte puthje kush e di se…

Read More

Çfarë kanë të përbashkët Rev. Jesse Jackson, George Washington, Wolfgang Amadeus Mozart, Duke Ellington dhe Buzz Aldrin? Të gjithë janë anëtarë të shoqërisë më të madhe sekrete në botë, Frimasonët – një grup anëtarët e të cilit përfshijnë disa nga njerëzit më me ndikim në botë dhe ritualet e fshehta të të cilit kanë vazhduar me shekuj. Kush merret me teori konspirative spekulon se grupi tërheq fijet e pushtetit dhe financave ndërkombëtare dhe është përgjegjës për vrasjet e profilit të lartë – disa madje pretendojnë se anëtarët e tij adhurojnë Satananë. Ku është kufiri midis faktit dhe sajesës, brenda kësaj…

Read More

Një ciklon i vogël është duke u formuar tashmë në kufirin mes detit Adriatik dhe atij Jon dhe pritet që të përplaset me bregun shqiptar duke nisur nga ora 15:00 e në vijim. Për shkak të tij, zona e Fierit dhe Vlorës si edhe pjesa e jugut gjatë orëve të mbrëmjes pritet të përballen me shira të rrëmbyeshëm duke sjellë rrezik për përmbytje. Pritet që intensiteti i shirave të jetë mbi 30 mm dhe zonat më të prekura do të jenë pikërisht Fieri dhge Vlora. Parashikohet që në këtë zonë të ketë edhe përmbytje gjatë orëve të mbremjes për shkak…

Read More

Prokuroria e Elbasanit dhe oficerë të Krimeve të Rënda, janë duke verifikuar pozicionin penal të një pastruese që shërben në banesën e prokurores së SPAK, Doloreza Musabelliu. Përfshirja e pastrueses, ka dalë në planin përgatitor të goditjes fizike që do i bëhej prokurores Musabelliu ose anëtarëve të familjes së saj nga grupi i Laert Haxhiut. Emri i një pastruese është zbuluar së fundmi në dëshmitë shtesë të dhënë nga i penduari Artan Tafani, i cili ka treguar se një pjesë të informacioneve për prokuroren Musabelliu dhe familjen e saj, i mernin nga pastruesja. Gjithashtu një emër tjetër që ndodhej shumë…

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka përgëzuar policinë e Sarandës për arrestimin e 4 punonjësve të IKMT-së të cilët kishin shpërdoruar detyrën duke lejuar ndërtimet pa leje në Ksamil. Balla shkruan se, policia po rrit vigjilencën kundër ndërtimeve pa leje dhe çdo shfaqjeje tjetër abuzive apo krimi mjedisor, ndërsa theksoi se nuk do të ketë tolerim për askënd. Ministri po ashtu bëri me dije se, po rrisin bashkëpunimin me agjencitë e tjera ligjzbatuese për identifikimin, penalizimin, shembjen apo konfiskimin për interes publik të të gjitha sipërfaqeve në pallate, qendra biznesi, hotele të ndërtuara në shkelje të ligjit. Reagim i Ministrit…

Read More

Mundohem ta filloj çdo ditë me një buzëqeshje. E di që nuk mund ta ndryshoj rrjedhën e gjërave. Nuk jemi në gjendje të zgjidhim shumë situata… apo ndoshta jemi? Përpiqem sa më shumë që të gjej forcën për të ecur përpara. Megjithatë, ndonjëherë kjo duket se shteron Të jesh optimist, të qeshësh me problemet, të interpretosh gabimet si dëshmi për përmirësimin, mund të duket e lehtë në teori. Megjithatë, kur duhet ta vëmë në praktikë, situata ndryshon. Nuk është e lehtë të jesh pozitiv dhe të gjesh forcën për të ecur përpara kur na rrethon negativiteti, kur jeta nuk pushon…

Read More

Një sherr që gati nuk ka degraduar në përplasje fizike ka ndodhur mes Arlindit dhe Aleksandrosit. Në një klip të transmetuar gjatë mbrëmjes prime të “Love Island Albania”, u pa se dy djemtë kanë patur momente tensioni dhe janë ofenduar mes njëri-tjetrit.  Ka qenë Ueda ajo që i ka treguar Arlindit se Aleksandrosi i ka thënë sërish “të dua”. Arlindi ia ka treguar këtë Eridës dhe kjo e fundit është përballur me Aleksandrosin. Erida ka shpërthyer në lot dhe është shprehur e zhgënjyer. “Arlindi ka ardhur tek unë dhe u shpreh, se ata të dy duan njëri-tjetrin. U mërzita edhe…

Read More

Një megaoperacion i Antimafias Italiane në bashkëpunim me Guardia di Finanza është ekzekutuar mëngjesin e sotëm mes Italisë e Spanjës, sipas mediave të huaja. Me urdhër të Prokurorisë së Milanos janë ekzekutuar 58 urdhër ndalime, 46 nën urdhër arrestimi, 33 në burg, 13 në arrest shtëpiak e 12 të shënuar në regjistrin e personave nën hetim. Urdhër ndalimet janë kryer në territoret e provincës së Milano, Bergamo, Brescia, Monza, Varese, Mantova, Torino, Alessandria, Asti, Prato, Roma, Teramo, Catania, Salerno e në Spanjë me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës, riciklimit të parave të ardhura nga trafiku i drogës e mashtrim fiskal.…

Read More

Policia e Krujës ka vënë në pranga 24-vjeçarin pasi u kap duke shpëndarë lëndë narkotike në afërsi të shkollave. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i kanë gjetur 24-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje. Lënda narkotika u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, e ndante në doza, të cilat i shiste më pas në afërsi të shkollave, në zonën e Fushë Krujës. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për…

Read More