Author: tirana

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani refuzoi dekretimin e kandidatit për kryeprokuror të shtetit. Ajo thotë se ka shkelje të shumta në procedurën e përzgjedhjes së kandidatit nga Këshilli Prokurorial i Kosovës. Në një deklaratë për mediat, Osmani tha se ka marrë kërcënime për të dekretuar kryeprokurorin. “Ka pasur persona ku njerëz shkruanin mesazhe të tilla se do të të lidhim, do të ngrisim aktakuzë” ka thënë Presidentja e Kosovës”, u shpreh Presidentja e Kosovës. Procesi i dekretimit të kandidatit Blerim Isufaj, ka disa muaj që kishte mbetur pezull. Presidenca thotë se ka kryer vlerësimin ligjor për të dhe ka vendosur…

Read More

Presidenti francez, Emmanuel Macron thotë se bashkimi i Europës është një proces i rëndësishëm, që nuk duhet trajtuar më me indiferencë. Në konferencën për shtyp me kryeministrin Edi Rama, gjatë vizitës së tij të parë në Tiranë, Macron foli për gabime të BE-së në të shkuarën, kur u zvarrit procesi i zgjerimit. “Në 2018 unë isha ai që pengoi procesin. Sepse po vinim rrotull. Mbledhja u bë me indiferencë. Thuhej që do të zgjasë edhe shumë, vendeve të tjera u thuhej herës tjetër do ta shihni, vazhdoni. Unë thashë pastaj që ky proces nuk funksion. Nuk mund të jetë një…

Read More

Presidenti francez, Emmanuel Macron në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, deklaroi qëndrimin e tij të prerë, duke pohuar se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç duhet të dënojë sulmet ne Banjskë. Ai tha se Kosova dhe Serbia duhet të pranojnë sugjerimet e bëra nga Gjermania dhe Franca dhe të ulen sa më parë në një tryezë për dialog. “Siç e dini, ne ndjekim me vigjilencë tensionet që ekzistojnë mes Prishtinë dhe Beogradit. Franca dhe Gjermania kanë bërë një udhërrëfyes, dhe presim përgjigje është përgjegjësi e Vuçiçit të dënojë sulmin se sjell qetësinë në veri. Ajo që presim…

Read More

Brenda vitit 2030, Ballkani Perëndimor do të integrohet në Bashkimin Europian, është afati i vendosur nga Europa, por kryeministri Edi Rama krah presidentit francez Emmanuel Macron, tha se nuk është dakord. Ai pohoi se Shqipëria nuk ka nevojë për një datë, por do duhet të përfundojë detyrat e saj me sukses, pa kërkuar një rrugë preferenciale, përkundrejt shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor. “Shqipërisë nuk i intereson një date, sepse çdo datë do të mbetet një tjetër takim i parealizuar për mënyrën sesi funksionon Europa, ne nuk e bëjmë këtë proces për të bindur BE, por për të ndryshuar përfundimisht…

Read More

Presidenti francez, Emmanuel Macron konfirmoi se qeveria e tij është e angazhuar dhe po punon për lirimin e pengjeve, qytetarë francezë, nga grupi terrorist i Hamasit. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama në Tiranë, Macron tha se e kishte të pamundur që të tregonte detaje, për shkak se rrezikoheshin bisedimet. “E kam parë këtë video dhe dua t’i them familjes së Jashemit, mbështetjen tonë. Dua t’ua them të gjitha familjeve që janë marrë peng familjarët. Franca është mobilizuar plotësisht për të bërë gjithçka për lirimin e pengjeve. Kemi kontakte me shumë fuqi, miq të ndërmjetëm me Hamasin, për…

Read More

Këtë të martë, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK-ut për të bashkuar në gjykimin e të pandehurve të dosjes “Plumbi i artë” edhe të dy episodeve kriminale të ndodhura në mars e prill 2020 në Durrës, ku u vranë Dorjan Shkoza e Anxhelo Avdia dhe vëllezërit Besmir e Viktor Haxhia. Bashkimi i çështjeve për të cilat kishte nisur gjykimi me herët u kërkua, pasi të dyshuarit si autorë të dy ngjarjeve të ndodhura gjatë pandemisë, janë kryer nga anëtarët e grupit kriminal të dosjes “Plumbi i artë”. Seanca paraprake ndaj të pandehurve të dosjes dështoi edhe sot, kjo për…

Read More

Gjatë konferncës për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, nuk është një dhuratë për të, por një e mirë që i bëhet edhe Europës. Macron vuri në pah dëshirën për një ribashkim të Europës dhe pjesë themelore e saj do duhet të jetë edhe Shqipëria “Nuk është një dhuratë që i bëhet Shqipëri, zgjerimi është mirë për ju, por edhe mirë për ne, sepse keni inteligjencën dhe vullnetin për ta mbajtur këtë ambicie, për të çuar përpara me guxim përpara reformat, këtu vë re një dashuri për parimet…

Read More

Gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Edi Rama, presidenti francez, Emmanuel Macron ka deklaruar se kjo vizitë e tij është një konfirmim për një rol të ri të Francës në rajon. Po ashtu Macron tha është një gabim që përgjatë këtyre viteve Shqipëria nuk është vizituar nga asnjë president francez. Për këtë, ai shtoi se është në Tiranë për të rregulluar gabimin. “Është nënshtruar rrëshqitjes së botës, rikthimit të luftës në territorin e saj, me atë që po ndodh në Ukrainë dhe rikthimin e terrorizmit në vendin tonë, Brukseli u sulmua mbrëmë. Vizita ime është një formë e riangazhimit të…

Read More

Këngëtari Luiz Ejlli duke folur nga Shkodra ku u dha filmi ”Në kuadër të dashurisë”, i pyetur nga gazetarët për marrëdhënien e shumë diskutuar me Arban Osmanin, pranoi se ka një krisje mes tyre. “Ajo është atje unë jam këtu”, u shpreh Luizi ndërsa se çfarë krisje ka me Arbanën këtë duhet ta mësojmë në majin e vitit të ardhshëm. E vërteta është se pak kohë më parë Luizi hoqi nga follow në Instagram Arbanën pasi ajo dhe producenti Eduart Grishaj që është edhe partneri i saj nuk ishin dakord që Ejlli të jetë opinionist në “Big Brother Vip Albania”…

Read More

Në konferencën për shtyp me presidentin francez Emmanuel Macron, kryeministri Edi Rama tha se deri më tani për këtë vit e kanë vizituar Shqipërinë 80 mijë turistë francezë dhe se kjo shifër më parë ishte e paimagjinueshme. ”Sot kemi një të dhënë inkurajuese, 80 mijë turistë francezë vizituan Shqipërinë deri tani, numri mund të shtohet edhe në këtë kohë të mbetur të vitit 2023. 80 mijë para ca vitesh ishin shifër e paimagjinueshme. Prania e madhe e turistëve është një arsye për të besuar se në këtë angazhim baza e lidhjes dhe njohjes ndërsjellët po fuqizohet çdo ditë nga njerëzit.…

Read More

Edicioni i dytë i shumëpritur i Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit Bashkëkohor, i organizuar nga Qendra për Art dhe Kulturë Harabel, D18 Paris dhe Balkan Youth Link Albania, në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, u zhvillua përgjatë muajve shtator dhe tetor 2023, dhe do të përmbyllet me shfaqjen “The Dawn of Time” me koreografi të Blenard Azizaj më 19 dhe 20 Tetor, 2023, ora 19:00. Festivali nën drejtimin artistik të koreografit të mirënjohur Angelin Preljocaj, me një program të hartuar nën kujdesin e Nicole Saïd dhe nën drejtimin e Ajola Xoxës…

Read More

Pas nënshkrimit të disa marrëveshjeve, kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me presidentin francez, Emmanuel Macron, vlerësoi rolin e tij në Ballkanin Perëndimor. Gjatë fjalës së tij, ku së pari u shpreh i lumtur, Rama tha se procesi i integrimit në Bashkimin Europian, nuk do duhet të pengojë ribashkimin e Europës. Për rrjedhojë, kreu i qeverisë shqiptare tha se në këtë drejtim Macron ka një rol mjaft të rëndësishëm. “Vizitë për të thelluar më tej marrëdhënien mes Francës dhe Shqipërisë, që kanë njohur një zhvillim të papritur dhe të shumë pritur në vitet e fundit si rezultat i një…

Read More