Grupi militant palestinez, Hamas përdor një rrjet global të financimit për ta kanalizuar mbështetjen nga organizatat e bamirësisë dhe vendeve mike, duke i kaluar paratë e gatshme nëpër tunelet e Gazës, apo duke i përdorur kriptovalutat për t’i shmangur sanksionet ndërkombëtare, sipas ekspertëve dhe zyrtarëve. Hamasi i cili e udhëheq Rripin e Gazës, do të përballet me pengesa edhe më të mëdha për sigurimin e fondeve, pas sulmit të tërbuar të militantëve të vet të cilët i vranë qindra izraelitë, kryesisht civilë. Izraeli i është kundërpërgjigjur Hamasit me bombardimet më të fuqishme ndaj Gazës në historinë e konfliktit 75-vjeçar. Në…
Author: tirana
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka abstenon rezolutën e Rusisë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë. Lajmi është bërë i ditur nga ky institucion. Shkak është bërë mosfutja në rezolutë e çështjeve kritike, siç janë edhe sulmet e Hamasit ndaj Izraelit. “Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Sigurisë, Shqipëria abstenoi sa i përket projekt-rezolutës së paraqitur nga Rusia sepse teksti nuk arriti të trajtonte siç duhet të gjitha çështjet kritike, duke përfshirë dënimin e sulmeve terroriste nga Hamasi. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara duhet të bëhet bashkë në dënimin e terrorizmit, në adresimin…
Kancelari gjerman, Olaf Scholz pas qëndrimit në samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë, do të udhëtojë sot drejt në Izrael, për të treguar solidaritetin e tij. BE po planifikon një urë ajrore ndihme për civilët palestinezë. ”Për mua ka rëndësi të tregoj solidaritetin me Izraelin edhe thjesht praktikisht përmes vizitës sime”, deklaroi kancelari gjerman, Olaf Scholz. Ai do të takohet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, ku pritet të flitet për “çështje konkrete praktike”, si gjendja e sigurisë në Izrael dhe organizimi i ndihmës humanitare. Përveç kësaj do të diskutohet, se si mund të pengohet që konflikti të përhapet në…
Policia në Bruksel thotë se ka qëlluar me armë një person, i cili dyshohet të jetë autori i dyshuar i sulmit të armatosur që vrau dy tifozë suedezë të hënën në mbrëmje. Ai u qëllua në një kafene në lagjen Schaerbeek, raportuan mediat lokale, ndërsa mbeti i plagosur. Aktualisht personi i plagosur ndodhet në reanimacion. Prokurorët belgë konfirmuan incidentin, por thanë se nuk mund të konfirmonin ende nëse personi ishte sulmuesi, Abdesalem L. Brukseli ka qenë në alarmin më të lartë terrorist pas sulmit të së hënës. Sulmi ndodhi mbrëmjen e përballjes mes Belgjikës kundër Suedisë, një ndeshje kualifikuese për…
Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, James Cleverly vizituan së bashku Komisariatin e ri të Policisë Kufitare në Rinas, ndërtuar me fondet e qeverisë britanike si një ndihmë për ngritjen e kapaciteteve të Policisë së Shtetit. Ministri Balla shprehu së pari mirënjohjen për mbështetjen për godinën e Policisë Kufitare në Aeroport si dhe ekspertizën e punonjësve të Policisë britanike. Pala britanike ka dhuruar gjithashtu disa dronë, që do të përdoren për të kontrolluar kufirin tokësor e detar. Ministri britanik e vlerësoi si shumë efektiv bashkëpunim me palën shqiptare, çka ka ulur sipas tij…
Kombëtarja shqiptare e futbollit luan këtë të martë sfidën e fundit të muajt tetor me Bullgarinë në një miqësore në “Air Albania”, në orën 18:00. Skuadra e Sylvinhos kërkon një tjetër fitore, kësaj radhe për të kënaqur më shumë tifozët dhe për të treguar forcën përpara sfidave që do të kenë në kampionat. Kuqezinjtë shihen favoritë absolut duke parë sfidat e fundit që ka zhvilluar, ndryshe nga bullgarët të cilët kanë humbur shansin e tyre për të shkuar në EURO 2024.
Në vizitën e parë zyrtare, presidenti i Francës, Emmanuel Macron është pritur mëngjesin e sotëm me ceremoni shtetërore nga homolgu Bajram Begaj. Edhe pse kohë është me shi, kur Macron zbriti nga makina, u pa që u takua ngrohësisht me Begajn, aq sa edhe disa hapa i bënë duke shtrënguar dorën e njëri-tjetrit. Fillimisht u interpretuan himnet e dy vendeve e më pas u krye kalimi para truprojës së nderit. Më pas do të mbahet një takim kokë më kokë mes dy presidentëve. Më pas Macron do t’i drejtohet kryeministrisë, ku do të nënshkruajë me qeverinë shqiptare marrëveshje ekonomike dhe…
Forcat izraelite të mbrojtje, bëjnë me dije se Asma al-Mazini, kreu i Këshillit Shura të Hamasit, u vra gjatë operacioneve izraelite në Rripin e Gazës. Al-Mazini ishte “ministri” përgjegjës për të burgosurit e Hamasit në burgjet izraelite dhe drejtoi sulme terroriste kundër Izraelit. Sipas mediave të huaja, ai kishte udhëhequr gjithashtu negociatat për shkëmbimin e ushtarit të kapur izraelit Gilad Shalit.
Presidenti francez Emmanuel Macron ndodhet në Tiranë, e para në historinë mes dy shteteve. Në orën 08.25, Macron do të pritet nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ku do të interpretohen himnet e dy vendeve e më pas do të kryhet kalimi para truprojës së nderit. Dy krerët e shteteve prezantojnë ekipet e tyre respektive, ndërsa Macron do të nënshkruajë në librin e të ftuarve. Kjo ceremoni do të pasohet nga fotoja zyrtare dhe më pas do të mbahet një takim kokë më kokë mes dy presidentëve. Më pas Macron do t’i drejtohet kryeministrisë, ku do të nënshkruajë…
Këtë të martë, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në perëndim, pasdite reshjet do të mbeten në juglindje. Temperaturat minimale do të luhaten 10-17 gradë, temperaturat maksimale parashikohen 18 -21°C në veri, 24 -25°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë me drejtim veri-lindje me shpejtësi 18 m/sek dhe dallgëzim të forcës 4-5 ballë në det të hapur.
Dashi Të martën shumë prej jush po kalon një fazë rikuperimi, rruga përpara është ende e gjatë sepse të gjitha problemet e jetës nuk zgjidhen brenda një dite. Kjo është një periudhë ku nuk ka komplikime të mëdha, por rinisja është gjithmonë e vështirë pasi të keni kaluar dy vite të vështira për punë dhe para. Demi Të martën hëna e kundërt në fillim të javës mund të shkaktojë një keqtrajtim të vogël sezonal, nga ana tjetër dihet se vuani nga ndryshime të temperaturës apo humorit. Acaroheni kur keni të bëni me njerëz të caktuar. Mendoni për riparimin e trupit…
Presidenti francez Emmanuel Macron, do të nisë vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, këtë mbrëmje me dorëzimin e dekoratës më të lartë të Republikës së Francës “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit” për shkrimtarin e shquar shqiptar, Ismail Kadare, në një ceremoni që do të zhvillohet sonte në orën 20.00 në Pallatin e Brigadave.