Author: tirana

Marrëveshje ekonomike dhe bashkëpunimi janë nëshkruar mes Francës dhe Shqipërisë, ndërsa presidenti francez, Emanuel Macron ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë. Sakaq, Rama dhe Macron kanë dalë në një konferencë për mediat. Rama u kujdes të nënvizonte se ndonëse në gjuhë protokolli mbiemri ‘i lumtur’ do duhet të përdoret shpesh, ai e përdor atë në raste të sinqerta e të mëdha dhe e tillë ishte edhe vizita historike e Macron në Shqipëri. ”E nis me një fjali në frëngjisht, për t’u kërkuar delegacionin tuaj se do më duheshin 3 ditë për të zgjedhur konfliktet ballkanike, sepse më është dëmtuar…

Read More

Policia e Tiranës, thotë se ka shpallur në kërkim një tjetër person i dyshuar, Erald Pazurkiewicz si autor i djegies së ”Urgjenca Club” në Tiranë. ”Veprime të thelluara hetimore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fire”, për zbardhjen e plotë të rrethanave të djegies së qëllimshme të një lokali. Si rezultat i veprimeve hetimore, identifikohet dhe shpallet në kërkim një 41-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë ngjarje. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Fire”, për zbardhjen dhe dokumentimin e…

Read More

Pas sulmit terrorist më 24 shtator, Policia e Kosovës bën me dije se ka zbuluar një arsenal tjetër armësh në një fshat në veri të banuar më së shumti nga serbët. Prej ngjarjeve të Banjskës, Policia e Kosovës ka ushtruar kontrolle në disa lokacione dhe ka zbuluar sasi të madhe municioni dhe armësh, çka tregon se sulmi mund të merrte përmasa më të mëdha. “Në orët e pasdites një qytetarë ka raportuar se derisa po mblidhte hekura në një hapësirë ku hedhen mbeturinat në hyrje të fshatit Prilluzhë , ka vërejtur dy armë. Lidhur me informatën janë ndërmarrë veprime operative…

Read More

Policia e Elbasanit ka goditur katër raste të tjera të shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytet, në kuadër të operacionit kombëtar “Tempulli”. Si rezultat i kontrolleve intensive janë vënë në pranga tre shtetas dhe u proceduan në gjendje të lirë tre të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Dy nga të arrestuarit janë me precedentë të mëparshëm penal, për vjedhje dhe në fushën e narkotikëve. Në lagjen “Visarjon Xhuvani”, u kap në flagrancë, me doza kanabisi shtetasi F.J. Ky shtetas kishte fshehur në një kuti, në rrugën “Janaq Kilica”, doza të tjera të kësaj lënde narkotike, me qëllim blerjen…

Read More

Samiti i Procesit të Berlinit, i mbajtur të hënën në Tiranë u bë lajm në mbarë Europën dhe ishte kryefjalë në media. Një nga lajmet ishte që kryeministrja serbe, Ana Brnabiç refuzoi të merrte pjesë në fotografinë familjare të liderëve për shkak se prapa tyre rreshtohej edhe flamuri i Kosovës. Por kreu i Lëvizjes “Odgovor” në Serbi, Boban Bogdanoviç është shprehur se me këtë veprim ajo ka “mashtruar” opinionin publik në Serbi. Ai u shpreh përmes një postimi në platformën “X” se pasi refuzoi të merrte pjesë në fotografi, Brnabiç ka firmosur një marrëveshje, në të cilën përfshihej edhe Kosova.…

Read More

Aktorja ikonike, Jada Pinkett Smith ka thënë se ajo dhe Will Smith “po punojnë shumë” për martesën e tyre pasi zbuluan javën e kaluar se ata u ndanë në 2016. Ata kanë jetuar të ndarë, pavarësisht se janë shfaqur rregullisht bashkë. Pinkett Smith tha për NBC se ata me të vërtetë po përqendroheshin në “shërimin e marrëdhënies”. Çifti bëri bujë vitin e kaluar kur Will Smith hyri në skenën e Oscars dhe goditi prezantuesin Chris Rock. Ai bërtiti “Mbaje emrin e gruas sime jashtë gojës tënde të ndyrë”. ”Ne jemi në një vend tani që jemi në një hapësirë të…

Read More

Prezantuesja e lajmeve të BBC-së, Maryam Moshiri ka kërkuar publikisht falje për mënyrën e raportimit të protestave pro-palestineze në rrugët e Londrës. Kjo pasi ajo e ka raportuar atë sikur ata po i ofronin mbështetje organizatës militante të Hamasit, dhe i quajti simpatizanzë zë terroristëve. Mijëra njerëz protestuan në rrugët e Londrës gjatë vikendit, në shenjë solidariteti me Palestinën dhe popullin palestinez. Një prej kërkesave të tyre në këtë shëtitje në rrugët e kryeqytetit britanik ishte që Izraeli të ndalë pushtimin e Palestinës. “Jo saktë, mijëra njerëz i kemi etiketuar si simpatizantë të terroristëve. BBC News ka raportuar për krimet…

Read More

Presidenti francez, Emmanuel Macron u prit këtë mëngjes nga homologu i tij shqiptar, Bajram Begaj. Përgjatë takimit, Begaj bisedoi me Macron për integrimin evropian të Shqipërisë dhe zhvillimet në rajon. Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vyer që Franca dhe Presidenti Macron i kanë dhënë e i japin procesit të zgjerimit dhe të integrimit evropian të Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor nëpërmjet Procesit të Berlinit. Ai gjithashtu vlerësoi iniciativën e ndërmarrë një vit më parë nga Presidenti Macron, për lançimin e Komunitetit Politik Evropian, si një iniciativë që i jep më shumë…

Read More

Studentët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjikut, këtë të martë po mbajnë një protestë përpara ambienteve të universitetit të tyre sa i takon lëndëve prioritare. Studentët pretendojnë se qeveria nuk i është përmbajtur kontratës në të cilën thuhet se për çdo student të lëndëve prioritare do duhet të jepet shuma 40 mijë lekë, sipas tyre kjo shifër është reduktuar. Një tjetër kusht me të cilët studentët nuk janë dakord është kontrata, e cila parashikon se në rast se deri në 6 vjet studentët e lëndëve prioritare (Bujqësia, disa inxhinieri, turizmi, mësuesia) nuk e kanë gjetur një vend pune atëherë kanë…

Read More

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani është nisur sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai do të drejtojë takimin e formulës Arria të Këshillit të Sigurimit me temë “Parandalimi dhe reagimi ndaj dhunës seksuale të shkaktuar nga konfliktet”. Në këtë takim do të trajtohen edhe rasti i dhunës seksuale në Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë gjatë konflikteve në ish-Jugosllavi. Më datë 20 tetor 2023, ministri Hasani do të marrë pjesë në takimin shenjues të Nivelit të Lartë të Presidencës Braziliane të Këshillit të Sigurimit “Kontributi i angazhimeve rajonale, nënrajonale dhe dypalëshe në parandalimin dhe zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve”.…

Read More

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç, nga Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, tha se është diskutuar për situatën në Kosovë. Sipas Brnabiç, ngjarjet në Banjskë dhe dialogun Kosovë-Serbi nuk ka presione, ndërsa shtoi edhe se është biseduar edhe për atë që do të vijë në kuadër të dialogut, Asociacionin e komunave me shumicë serbe. “Për serbët dhe joshqiptarët në Kosovë absolutisht nuk ka kushte elementare për një jetë normale”, ka pretenduar ajo dhe ka shtuar se ka kërkuar që kjo të mos diskutohet më si çështje politike por “humanitare”. E pyetur pse e përshëndeti ftohtë kryeministrin Edi Rama, Brnabiç tha:…

Read More

Ish-reperi i njohur me emrin e artit Fero, ka qenë ndër personazhet më të komentuara javëve të fundit. Pas lirimit të tij nga paraburgimi pas akuzave se ka ushtruara dhunë ndaj ish-bashkëshortes, Arbenita Ismajli, ai njoftoi se po largohej nga muzika. Përveç kësaj, ish-reperi nga Gjilani tha se ka vendosur t’i përkushtohet fesë islame dhe madje deklaroi se ka ndërruar emrin dhe tani e tutje do të quhet Khattab. Në Instagram ai ka vazhduar të tregoj se ka shkëputur marradhëninen me Arbenitën, të cilës disa ditë më vonë i kërkoi publikisht të rikthehej me të. Ai vazhdon përplasjet publike me…

Read More