Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne ne fshatin Adë të Fierit. Mësohet se një motomjet me drejtues një shtetas 17-vjeçar është përplasur me një tjetër motomjet me drejtues një 18-vjeçar. Si pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e motomjeteve dhe një pasagjer në njërin motomjet, 14 vjeç. Ndërkohë, djemtë ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Author: tirana
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u pyet sot lidhur me një deklaratë të Edi Ramës në një intervistë ku shprehej se “Veriu i Kosovës është tokë e askujt”, deklaratë e cila u përgënjeshtrua më pas nga shefi i qeverisë, duke thënë se ishte një keqkutim në gjuhë nga gazetari i huaj. Kurti tha se veriu i Kosovës është tokë e Kosovës dhe se integriteti territorial është i pacenueshëm. “Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës dhe ne kemi nevojë që trupat e NATO-s të jenë në koorperim me trupat e policisë së Kosovës. Policia është responderi i parë EULEX i…
Presidenti i Francës Emanuel Macron e pati të pamundur të ishte pjesë e Samitit të Berlinit. Megjithatë ora 19:30 e pasdites të së hënës e gjeti në Shqipëri për të vijuar takimet bilaterale të planifikuara. Presidenti Macron u prit nga zëvendës kryeministria Belinda Balluku. Në të parën vizitë zyrtare të një presidenti francez në vendin tonë, paraditen e të martës do t’i rezervohet një pritje shtetërore nga presidenti Bajram Begaj. E më pas një takim në Kryeministri me kryeministrin Edi Rama.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amirabdollahian, paralajmëroi se mundësia e përhapjes së luftës midis Izraelit dhe Hamasit në fronte të tjera “po i afrohet fazës së pashmangshme”. Në një deklaratë të postuar në Platformën X, ai tha se “koha për zgjidhje politike po mbaron” dhe akuzoi Izraelin për “krime dhe vrasje në Gaza”. Postimi i tij: “Kam diskutuar me homologët e mi nga Malajzia, Pakistani dhe Tunizia. Ata theksuan nevojën për ndalimin e menjëhershëm të krimeve dhe vrasjeve sioniste në Gaza dhe dërgimin e ndihmave humanitare. Theksova se koha e zgjidhjeve politike po ikën, përhapja e mundshme e luftës…
Reperi nga Kosova, Mozzik ka rënë pre e një grabitjeje në shtëpinë e tij. Lajmin e ka bërë të ditur vetë, përmes një mesazhi publik në Instastory, ku tregon se hajdutët kanë hyrë brenda dhe kanë thyer kasafortën, kanë marrë 100 mijë euro orë, unaza, zinxhira ari me vlerë miliona lekë. Ai thekson se përveç parave i janë vjedhur edhe disa armë me leje dhe komplet sistemin e kamerave. “Na marrshin t’ligat po u dashtë me lyp bre nëse ju kan vytë se kurrë deri sot s’kom ditë me kthy dikan..sa kan vjedhë kta hajna unë në vjet i shpërndaj…
Rama nuk kurseu batutat në fjalën e tij duke thënë se BE e Ballkani Perëndimor janë “çift, por që ende s’kanë marrë bekimin e kishës”. “Si do vinim në këtë pikë nëse nuk do na tregonit se çfarë të bënim? Ju duhet të jeni Gjermania që ne mos t’ju themi se çfarë të bëni. Gjermaninë e dua, por e dimë dhe mësuam në mënyrën e vështirë, kemi nevojë të na shtyni sepse gjithçka thotë BE na prodhon dicka që nuk e gjejmë dot gjëkundi, se mëson as në libra, është ndërtimi i shtetit në mënyrë demokratike, s’ka kush të na…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në një dalje për mediat nga Tirana se i ka kërkuar kryeministres së Serbisë që të nënshkruajnë marrëveshjen bazike dhe anekset e zbatimit të Ohrit, por, sipas tij, një gjë e tillë është refuzuar. “Kam dënuar dhe një herë dhe kam kërkuar të dënohet akti agresor i Serbisë në Kosovë që vrau Afrim Bunjakun dhe plagosi dy të tjerë. Kemi nevojë për më shumë siguri për Kosovën, është çështje e sigurisë. Është e rëndësishme të mos ketë episod të katërt të mësymjeve të Kosovës për Shqipërinë. Procesi i Berlinit e bën Ballkanin Europian,…
Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka dënuar sulmin në Veri të Kosovës, që ndodhi pak javë më parë. Gjatë fjalës së tij në Samitin e Procesit të Berlinit, ai ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë shumë pika për të arritur. Sakaq, kancelari gjerman ka theksuar se janë duke bashkëpunuar me autoritetet e Kosovës dhe kjo që po ndodh është diçka shumë e mirë. “Thjesht do të thoja shkurt që ne e dënojmë vërtetë sulmin që ndodhi në Kosovë. Është diçka që shumë nuk do e pranojnë kurrë, është diçka shumë e qartë që BE dhe të gjitha vendet dhe Gjermania…
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyan thotë se nuk mund të ketë një datë të saktë për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Në konferencën e përbashkët për shtyp në Tiranë në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, me kryeministrin Edi Rama dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz, Von der Leyan u shpreh se integrimi do të kryhet sipas një metodologjie ku do të bazohet në meritë. “Mendoj se sulmi i tmerrshëm i 24 shtatorit, e kemi dënuar atë. Për momentin, po presim faktet për sulmet, por presim për hetimet e mëtejshme për të vendosur…
Një skandal i ri seksual ku protagonist është një futbollisti i Premier Ligës është zbuluar nga “The Sun”. Tabloidi britanik shkruan se një futbollist i ligës së lartë angleze, emri i të cilit nuk përmendet, organizon festa të çmendura ku modelet pjesëmarrëse janë detyruar të firmosin një marrëveshje ku të mos tregojnë asgjë nga ajo që ndodh atje, ndryshe do të ndëshkohen. Dëshmia vjen nga një pjesëmarrëse, e cila dyshohet se është urdhëruar të dorëzojë celularin e saj në hotelin me pesë yje në Londër, ku ishte mbajtur një nga festat. “Ishte çmenduri, kishte disa futbollistë të Premier Ligës në…
Kryeministri i Greqisë Kiariakos Mitsotakis ka paralajmëruar nga Tirana se që të ndërmerren hapa për anëtarësimin e Shqipërisë në BE duhet të zgjidhjet çështja e Fredi Belerit dhe ai të betohet edhe nëse është në paraburgim. Për median greke ERT, ai u shpreh se mbështet perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit në BE, por shton se kjo kërkon që vendet e të bëjnë rregullime të rëndësishme. Ai u shpreh se i vetmi parim që është i panegociueshëm për Bashkimin Evropian, rrjedhimisht dhe për Greqinë, është respektimi i shtetit ligjor. “Në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë, Greqia mbështet perspektivën e…
Gjermania njoftoi të hënën se do t’i shtojë kontrollet kufitare përgjatë kufijve lindorë dhe jugorë, për shkak të rritjes së numrit të emigrantëve. Berlini e njoftoi Bashkimin Evropian (BE) për kontrolle të shtuara në pikat kalimtare me Republikën e Çekisë, Poloninë dhe Zvicrën, për ta parandaluar trafikimin dhe emigrimin e parregullt, tha Ministria e Brendshme e Gjermanisë në një komunikatë. “Tani është e nevojshme të merren të gjitha masat e mundshme për ta ndalur këtë biznes mizor”, tha ministrja e Brendshme Nancy Faeser. Derisa Zvicra nuk është në BE, ajo është pjesë e Zonës Shengen për kufij të hapur, bashkë…