Author: tirana

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka mohuar lajmin për mungesën e saj në foton familjare në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë. Në një deklaratë për mediat serbe, ajo e ka cilësuar lajmin jo thjesht dezinformim, por gënjeshtër të hapur. “Nuk është thjesht dezinformim, është gënjeshtër e hapur. Jam në foto. Qeveria e Serbisë ka publikuar foton e Samitit, unë jam aty. Nuk ka treguar asnjë njeri kur do të dalim në foto. Jam në fotografi, kam pasur takime, dola pak me vonesë, por kam qenë aty”, u shpreh Brnabiç.

Read More

Në konferencën përmbyllëse të Samitit të Berlinit në vendin tonë, kryeministri Edi Rama u shpreh se kjo ditë shkoi përtej çdo parashikimi, në mënyrë pozitive. I pozicionuar në qendër të dy liderëve evropianë, Von der Leyen dhe Scholz, Rama shprehu mirënjohjen e madhe ndaj tyre, duke theksuar se në këto kohë të vështira për kontinentin është thelluar miqësia e bashkëpunimi mes vendeve. “I jam mirënjohës Zotit dhe BE-së që u siguruan që kjo ditë të niste me një diell të mrekullueshëm dhe të mbyllej me një fllad të këndshëm. Samiti u mbyll me diskutime mjaft të frytshme, me shkëmbime vërtet…

Read More

Aktori shqiptar Aleksandër Seitaj është bërë pjesë e sezonit të ri Italian të “Drag Race”. 32-vjeçari shqiptar u prezantua me emrin Vezirja dhe e përshkroi vetën si “Drage Queen” e parë shqiptare. Ai mori vëmendje edhe me veshjen e tij që ishte kuq dhe zi me flamurin shqiptar të stampuar në bluzë. Publiku shqiptar, aktori Aleksandër Seitaj është i njohur për rolin e tij si “Vezirja” në Portokalli. Roli i tij mjaft i pëlqyer numëron mjaft klikime në YouTube por edhe në rrjetet e tij sociale. Drag Queen është një trend ku burrat vishen si gra dhe konkurrojnë për më…

Read More

Aktorja amerikane Susan Somers humbi betejën e saj të gjatë me kancerin vetëm një ditë para ditëlindjes së saj të 77-të. Suzanne Somers ishte një aktore, autore, këngëtare dhe biznesmene. Ajo lindi në tetor të vitit 1946 në Kaliforni, SHBA. Somers u bë më e njohur për rolet e saj televizive, veçanërisht si Chrissy Snow në serialin popullor të viteve 1970 Three’s Company. Ky rol i veçantë e bëri atë një figurë të shquar në kulturën pop amerikane në atë kohë.

Read More

Tetë persona janë shoqëruar në lidhje me tentativën për të vjedhur në banesën e një 79-vjeçari në Torovicë të Lezhës. Sipas policisë, mësohet se shtetasi Nikoll Buja, 79 vjeç, banues në Torovicë, ka njoftuar se dy persona ende të paidentifikuar, kishin hyrë në banesën e tij në Torovicë për të vjedhur. “Autorët e dyshuar, sapo kanë konstatuar pronarin e banesës shtetasin Nikoll Buja, janë larguar menjëherë nga banesa, pa marrë asnjë send a vlerë monetare dhe nuk kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 79-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e policisë. Ndërkohë, 79-vjeçari, pas largimit të autorëve nga banesa e tij, ka qëlluar…

Read More

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në përurimin e Kolegjit Evropian, ku tha ndër të tjera se Shqipëria do të jetë gjithmonë e rreshtuar në krah të saj. Rama nuk i kurseu as batutat me homologun e Holandës, Mark Rrutte duke i thënë atij se “do ti kenë gjithmonë me vete”. Kryeministri tha gjithashtu se Bashkimi Evropian eshtë bekim i madhe sepse është burimi i thellë i dijes si të ndërtohen institucionet. “Kush do ta imagjinonte ndonjëherë në atë kohë kur u konceptua kjo piramidë për një qëllim tjetër që armiqtë më të urryer të burrit që ishte shtysa…

Read More

Policia shoqëron 8 persona për tentativën e grabitjes në banesën e një 79-vjeçari në Torovicë të Lezhës. Nikoll Buja ka njoftuar se dy persona ende të paidentifikuar kishin hyrë në banesën e tij në Torovicë për të vjedhur. Autorët e dyshuar, sapo kanë konstatuar pronarin e banesës janë larguar menjëherë nga banesa, pa marrë asnjë send a vlerë monetare dhe nuk kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 79-vjeçarit. 79-vjeçari, pas largimit të autorëve nga banesa e tij, ka qëlluar me armë gjahu çifte në ajër për të njoftuar komshinjtë.

Read More

Një video tronditëse po qarkullon në rrjet ku duket një mjek i cili duke punuar në njësinë e traumës së spitalit Al-Sifah në Gaza pa trupat e pajetë të babai dhe vëllait të tij që mbërritën morg. Mësohet se ata u vranë në një sulm ajror izraelit në banesën e tyre. Mjeku nuk mund ta besojë atë që ka ndodhur dhe shpërthen në të qara. Njerëzit rreth tij e përqafojnë dhe e largojnë. Mjekët qëndrojnë pranë tij dhe përpiqen ta ngushëllojnë. “Duhet të vini në vete. Thuaj faleminderit Zotit”, i thotë një mjek, i cili u përpoq t’i jepte kurajo. @aljazeeraenglish This is the moment a doctor in…

Read More

Skenat e sotme para stërvitjes së fundit në “Air Albania” në prag të miqësores ndaj Bullgarisë e tregojnë gjithçka më qartësisht, ndërsa futbollistët kishin mbërritur në stadium për të zhvilluar seancën e fundit stërvitore, aty ka shpërthyer muzika dhe festa. Vetë futbollistët kanë publikuar në rrjete sociale pamjet teksa kërcejnë nën ritmet e muzikës popullore, duke u argëtuar para se të zbrisnin në fushë për t’u vënë përsëri nën urdhrat e Silvinjos.

Read More

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken zhvilloi bisedime të hënën në Izrael me kryeministrin Benjamin Netanyahu lidhur me përshkallëzimin e konfliktit me Hamasin. Gjatë takimit, Blinken përsëriti mbështetjen e tij për Izraelin për t’u mbrojtur nga Hamasi dhe gatishmërinë e SHBA-së për të ndihmuar vendin, shtoi departamenti. Takimi vjen pasi kriza humanitare në Gaza po arrin një pikë kritike, me ujë, ushqim dhe furnizime mjekësore në fund. Më shumë se 2,700 palestinezë janë vrarë dhe 9,700 janë plagosur në Gaza në sulmet hakmarrëse të Izraelit që nga sulmet e Hamasit.

Read More

Nga Kreshnik Spahiu Samiti i Berlinit në Tiranë ishte një shuplakë për të gjithë ata që nuk e duan Shqipërinë. Që nga koha e “pellazgëve”, kurrë e gjithë Europa nuk ka ardhur në tokën e shqiponjave. Tirana u vulos si kryeqyteti europian më i qëndrueshëm dhe më i besueshëm për Perëndimin në Ballkanin perëndimor. Samiti i Berlinit qe një shuplakë edhe për promovuesit e idesë së krijimit kombit “kosovar” apo ata që duan të fusin rivalitet mes Tiranës dhe Prishtinës. Gjermania ndryshe nga Franca, vazhdon të kryesojë protagonizmin e avokatisë që shqiptarët dhe Ballkani perendimorë duhet të jenë pjesë dhe…

Read More

Gjermania e sheh me optimizëm anëtarësimin e Shqipërisë në BE para vitit 230. Kështu deklaroi Kryetar i Komisionit të Jashtëm të Bundestagut gjerman, Michael Roth, në një intervistë ekskluzive për “Ekspres”. Teksa pranoi se Bashkimi Evropian i ka thyer “disa herë” premtimet e tij, Roth theksoi se është e rëndësishme që vendet e Ballkanit Perëndimorë që përmbushin kushtet, të lejohen të bëhen pjesë e BE. “E di mirë që politikanë në BE i druhen datave konkrete, ndërsa unë dua t’i jap kurajë njerëzve. Ne na duhet një plan konkret veprimi, është e mundur para 2030 për t’u anëtarësuar në BE.…

Read More