Author: tirana

Gjermania njoftoi të hënën se do t’i shtojë kontrollet kufitare përgjatë kufijve lindorë dhe jugorë, për shkak të rritjes së numrit të emigrantëve. Berlini e njoftoi Bashkimin Evropian (BE) për kontrolle të shtuara në pikat kalimtare me Republikën e Çekisë, Poloninë dhe Zvicrën, për ta parandaluar trafikimin dhe emigrimin e parregullt, tha Ministria e Brendshme e Gjermanisë në një komunikatë. “Tani është e nevojshme të merren të gjitha masat e mundshme për ta ndalur këtë biznes mizor”, tha ministrja e Brendshme Nancy Faeser. Derisa Zvicra nuk është në BE, ajo është pjesë e Zonës Shengen për kufij të hapur, bashkë…

Read More

Një 30 vjeçar shqiptar ka përfunduar në spital pasi ra nga kati i tretë i një hoteli duke tentuar t’i shpëtonte policisë italiane. Ngjarja ka ndodhur natën midis të shtunës dhe të dielës në Trieste. Siç raportojnë mediat italiane, 30-vjeçari po qëndronte në dhomën e një hoteli. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër dëbimi nga territori italian. Sipas mediave, shqiptari ka pësuar thyerje në hundë.

Read More

Ish-reperi Fero e quajti të padrejtë vendimin e gjykatës, që e lejon ta shohë vajzën e tij vetëm tri orë në javë. Arbenita nga ana tjetër reagoi me një shkrim të gjatë ku shprehej se e ka lejuar Feron ta takojë vajzën më shumë se 3 orë, ndërsa e akuzoi se po abuzon mentalisht duke përdorur fëmijën. Së fundi, Fero ka reaguar sërish. Ai ka paralajmëruar ish-partneren duke i thënë se nëse ajo largohet me të bijën jashtë Kosovës, do ta padisë për rrëmbim.

Read More

Kavanoza vere të mbyllura 5000-vjeçare janë zbuluar në varrin e një gruaje që besohet të jetë faraonia e parë femër në Egjipt, nga një ekip gjermano-austriak i udhëhequr nga arkeologia Christiana Köhler nga Universiteti i Vjenës. Ekipi po gërmonte varrin e Mbretëreshës Meret-Neith në Abydos kur hasën kavanozat e mëdhenj të verës. Sipas nypost.com, disa ishin të ruajtura mirë dhe madje edhe të vulosura. “Vera nuk ishte më e lëngshme dhe ne nuk mund të dallonim nëse ishte e kuqe apo e bardhë”, tha Köhler në një deklaratë javën e kaluar. Përveç kësaj, Köhler raportoi: “Ne gjetëm shumë mbetje organike,…

Read More

Deputetët e Rithemelimit të Partisë Demokratike, të drejtuar nga Sali Berisha, si edhe ata pranë kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi kanë caktuar datën për takimin e tyre të radhës. Mësohet se mbledhja e ardhshme do të zhvillohet ditën e martë, në orën 12:00. Mbledhja do të zhvillohet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit dhe shënon një tjetër tryezë në vazhdën e takimeve mes dy grupimeve demokrate.

Read More

Sabina Mete është një nga moderatoret më të njohura sportive në vendin tonë, teksa rrjetet e saj sociale numërojnë një numër të madh ndjekësish. Gjithashtu ajo konsiderohet si një nga vajzat më seksi në showbizin shqiptar. Gjatë ditës së djeshme, ajo ka postuar një video në rrjetin social Instagram, ku padyshim viheshin në pah format e saj, që nuk janë lënë pa komentuar nga ndjekësit e saj ku nuk munguan as komentet negative. Një komentues i shkruan moderatores që “Mos e nxjerr shumë b*thën”, ndërsa duket se Sabina nuk i ka përtypur mirë këtë fjali. Ajo i është kthyer keq…

Read More

Për herë të dytë në takimet e zhvilluara në Tiranë në kuadër të Procesit të Berlinit, Serbia refuzon të marrë pjesë në foton familjare të Samitit. Serbia përfaqësohet në Samitin e rëndësishëm të vendeve te BE me Ballkanin Perendimor në Tiranë përmes kryeministres Ana Bernabic. Ajo shmangu foton familjare të liderve të BE dhe udheheqesve të vendeve te rajonit. Shkak mesa duket edhe këtë herë ka qënë prania e flamurit të Kosovës në sfond. Pak ditë më parë në takimin që I parapriu këtë Samiti ishte Ministri I jashtëm Dacic që e bërë një veprim të tillë pikërisht në shenjë…

Read More

Vlerësohet se prek një në tetë gra gjatë jetës së tyre dhe se në vendin tonë ka një rritje të numrit të diagnostikimeve çdo vit. Bëhet fjalë për kancerin e gjirit, ende sot neoplazia më e shpeshtë e diagnostikuar tek grate. Lajmi i mirë? Pavarësisht se është kanceri më i zakonshëm, kanceri i gjirit është gjithashtu një nga ata me prognozën më të mirë, me një normë mbijetese 5-vjeçare prej 88%. Një përqindje që tashmë është inkurajuese në vetvete, por që mund të përmirësohet ndjeshëm falë asaj që është sot një nga armët më të fuqishme në dispozicion të grave…

Read More

Renditja e Universitetit Botëror të Times Higher Education (THE) për vitin 2024 ka dalë dhe është Kina që la dalë mbi Perëndimin. Universiteti i Oksfordit vazhdon epërsinë e tij në krye të tabelës së ligës së universitetit më të mirë në botë për të tetin vit, sipas renditjes së universiteteve botërore të botuar rishtazi në ‘2024 Times Higher Education’ (THE). Institucione të tjera nga anglosfera dominojnë në top 10, me më të njohurat si Harvard (4) dhe Kembrixh (5) që vazhdojnë të përfaqësohen në krye të bordit. Megjithatë, pesë të parat janë zhvendosur pak, me Stanford që është ngritur nga…

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, thekson se policia vijon aksionin kundër shpërndarësve të drogës pranë shkollave. Balla shkruan në “facebook” se ditën e fundit policia ka arrestuar dhe proceduar penalisht 27 persona për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve të ndryshme narkotike. “Çdo ditë, pranë çdo shkolle dhe në mjedise publike Policia e Shtetit është vigjilente për të ndjekur këmba-këmbës dhe ndaluar keqbërësit/shpërndarësit e lëndëve narkotike dhe psikotrope. Operacioni kombëtar për garantimin e #PaketaeSigurisënëShkolla ka vijuar intensivisht të gjithë vendin duke bërë të mundur arrestimin gjatë ditëve të fundit dhe procedimin penal të 27 personave për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve…

Read More

Grupet politike në Parlamentin Evropian (PE) janë duke formuluar propozimet e tyre për një rezolutë të posaçme për zhvillimet në Kosovë dhe për raportet mes Prishtinës dhe Beogradit. Burimet brenda PE-së i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se në bazë të asaj që është deklaruar në një diskutim për situatën në Kosovë para dy javësh, mund të pritet që në këtë rezolutë të bëhet ftesë për Kosovën dhe Serbinë që t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli, por edhe do të kërkohen masa ndëshkuese ndaj Serbisë. Sa i përket vendosjes së masave ndaj Serbisë ka pajtim të shumicës në…

Read More

Shirat kanë nisur dhe temperaturat janë ulur tashmë në të gjithë vendin duke bërë që vera të largohet në tetor. Gjatë mbrëmjes së sotme, zona të ndryshme të vendit janë përfshirë nga reshje të lehta shiu, ndërkohë që gjatë ditës së nesërme priten reshje më të dendura në pjesën qendrore të vendit. Sipas të dhënave nga stacionet meteorologjike rajonale, reshjet e shiut do të përfshijnë Shqipërinë qendrore gjatë mëngjesit të nesërm dhe do të intensifikohen gjatë ditës. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme duke zbritur deri në 16 gradë gjatë mesditës së nesërme në zonat që do të…

Read More