Author: tirana

Vijon gara në SPAK për tre vakantet e lira në këtë institucion. Prokurori Pali Deçolli bëhet kandidati i pestë dhe prokurori Bledar Maksuti bëhet kandidati i gjashtë që kanë shprehur interes pranë KLP-së për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme pranë SPAk. Më herët kanë dorëzuar kandidaturën Prokurorja Sonila Muhametaj, Albert Kuliçi e pas tij edhe prokurori Olsi Dado. Prokurori Kreshnik Ajazi ishte aplikanti i tretë për postin e ngritjes në detyrë në Prokurorinë e Posaçme pranë SPAK. Sot është afati i fundit për aplikime për tre vende vakante në SPAK.

Read More

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez thotë se sfidat me të cilat është përballur dhe po përballet kontinenti kanë treguar që Bashkimi Europian dhe Ballkani Perëndimor duhet ta ndërtojnë të ardhmen së bashku. Nga Samiti i Procesit të Berlinit që po mbahet në Piramidën e Tiranës, Sanchez është shprehur se Spanja është e angazhuar për të punuar për një Evropë të bashkuar. ”Sfidat e kontrinentit tonë kanë bërë që zgjerimi të jetë në krye të axhendës së saj. Na kanë treguar që të ardhmen duhet ta ndërtojmë së bashku. Takimi në Granatë krijoi dhe terrenin e duhur për këtë diskutime. Ne…

Read More

Fituesi i zgjedhjeve të pjesshme të 24 shtatorit, socialisti Albert Halilaj mori këtë të hënë zyrtarisht drejtimin e bashkisë së Kukësit në 4 vitet e ardhshme. Në fjalën e tij pas betimit, Halilaj tha se në 4 vitet e ardhshme do të bëjmë më shumë për zhvillimin e Kukësit ku çdo problem i qytetarëve do të marre zgjidhje për të bërë bashkë Kukësin që qytetarët duan. “Privilegj dhe përgjegjësie që për 4 vitet e ardhshme t’i ofrojmë kuksianëve shërbim cilësor, të drejtë dhe të barabartë”, tha ai. Ceremonia e betimit u bë me pjesëmarrjen e drejtuesit politik i PS-së për…

Read More

Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel gjatë fjalës në nisje të punimeve të Samitit të Procesit të Berlinit, u shpreh se BE-ja kërkon të vijojë me procesin e zgjerimit pasi sipas tij është investim në begatinë e anëtarëve aktualë dhe atyre të ardhshëm. Po ashtu ai shtoi edhe se vendet e rajonit kanë pritur shumë, aq sa e kanë krahasuar zgjerimin me “një nuse, të cilës nuk i vjen dhëndri”. ”Ky afat është hasur me skepticizma në rajonin tuaj sepse keni pritur me një kohë shumë të gjatë. E di që Edi e ka krahasuar me nusen që si…

Read More

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel gjatë fjalës në Samitin e Berlinit në Tiranë, u fokusua në tre çështje kryesore në fjalën e tij. Së pari ai u ndal te rrugëtimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, për të cilën tha se, puna e bërë dhe rrugëtimi i këtyre vendeve ka qenë tepër i ngadaltë, megjithatë ai theksoi nevojën e bashkëpunimit për ta çuar përpara procesin e integrimit. “Rrugëtimi juaj ka nisur më shumë se 20 vite më parë në Ballkanin Perëndimor, megjithatë rruga juaj ka qenë shumë e ngadaltë. Na duhet të bëjmë shumë që të jemi gati. Ju…

Read More

Sali Berisha ka përshëndetur Samitin e Procesit të Berlinit që ka nisur punimet në Tiranë, teksa tha se ky samiti varrosi përfundimisht projektin e Ballkanit të Hapur, ku pjesë ka qenë edhe Shqipëria. Në një deklaratë për mediat ai tha se samiti është gjithashtu garanci për popullin opozitar në Shqipëri “se asnjëlloj fasade e Ramës nuk do të mund ti pengojë ata të shohin muret që Rama ka ngritur dhe që ndajnë Tiranën me Brukselin, të shohin murin e korrupsionit, drogës dhe krimit të organizuar, murin e monizmit të plotë dhe luftës anti-kushtetuese ndaj opozitës”. Deklarata e plotë PD mbështet…

Read More

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz në fjalën e mbajtur në takimin në kuadër të Samitit të Berlinit që po mbahet në Tiranë, tha se ky është një proces që do të shërbejë për të forcuat dhe përshpejtuar integrimin në Bashkimin Evropian për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi në fjalën e tij jo vetëm luftën në Ukrainë, por edhe agresionin nga Hamas në Izrael, që sipas tij tregoi edhe njëherë situatën e vështirë aktualisht. Ai nuk la pa përmendur as atë që po ndodh në veri të Kosovës, për të cilën kërkoi zbatimin e udhëzimeve të dhëna nga…

Read More

Pasi priti të gjithë të ftuarit në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, kryeministri Edi Rama u ndal me liderët e Europës në Kryeministri ku dha një mesazh përmes artit. Artistët folën me gjuhën e trupit në hollin e kryeministrisë. Mesazhet vinin përmes koreografisë moderne të koreografit shqiptar të njohur në të gjithë botën, Angjelin Preljocajt. Edhe balerinët që interpretuan janë të huaj, artistë të zgjedhur nga kompania e baletit Preljocaj. Ata kanë udhëtuar nga Franca për të interpretuar më herët në Teatrin e Operas dhe Baletit, por janë ndalur këtë herë edhe në kryeministri.

Read More

Kryeministri Edi Rama në fjalën hapëse në Samitin e Procesit të Berlinit, ku i ulur krah kancelarit gjerman Scholz, tha se nuk janë mbajtur premtimet ekonomike. Përpara liderëve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, kreu i qeverisë tha se ky proces ka 9 vite që ka nisur, mirëpo pavarësisht kësaj, ai thekson se shumë premtime nuk janë realizuar. Rama vijoi fjalimin e tij duke thënë se kohët në të cilët po jetojmë janë vërtetë delikate me fronte luftë që janë nisur, e ndërsa kërcënime të tjera vijojnë në Ballkan, e për rrjedhojë, sipas tij, ajo që duhet bërë është bashkimi…

Read More

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis pasi u prit nga homologu Edi Rama në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, nuk harroi të fliste dhe për çështjen e Fredi Belerit, i zgjedhuri për kryetar bashkie në Himarë, por që po qëndron pas hekurave që prej mesit të majit për shit-blerje votash. Kreu i qeverisë greke deklaroi para mediave se do të diskutojë me kryeministrin shqiptar për Fredi Belerin dhe shtoi se shpreson që kjo çështje të zgjidhet miqësisht. “Po do ta diskutoj me kryeministrin Rama çështjen e Fredi Belerit. Qëndrimi ynë këtë këtë çështje ka qenë shumë i qartë, nuk kam…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Rektorja e Kolegjit të Evropës, Federica Mogherini nënshkruan sot marrëveshjen për të parin kampus jashtë Bashkimit Europian, duke i hapur dyert njëkohësisht arsimimit të nivelit botëror për studentët shqiptarë. Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se hapja e këtij kampusi në Tiranë do t’i japë formë jo vetëm një pjese të qytetit, por njëkohësisht është tregues dhe i sinergjisë fantastike të kryeqytetit. “Jam vërtet shumë i nderuar sot që, mikesha jonë, Federica Mogherini, është këtu me ne, në çatinë e qytetit, për të filluar një bashkëpunim, i cili nis nga një kub i vogël…

Read More

Pasi u takua me pritësin, Edi Rama dhe bënë foto, kryeministri holandez, Mark Rutte dha një mesazh para nisjes së samitit për Procesin e Berlinit, që do të mbahet sot në Tiranë. Rutte bëri thirrje që të gjithë vendet të punojnë për të ndihmuar për të ulur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë. “Kam mundësi që të flas me kryeministren e Serbisë dhe të Kosovës. Shpresoj që të gjithë të ndihmojnë për të ulur tensionet”, tha Rutte.

Read More