Kryeministri Edi Rama priti edhe Presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit që mbahet sot në Tiranë, dhe për herë të parë në Ballkan dhe në një vend jo pjesë e BE-së. Në fjalën e saj, Presidentja e KE-së, u shpreh se në qendër të këtij takimi është ekonomia e vendeve të Ballkanit Perëndimor të cilat duan të ecin përpara. ”Është samiti që mbahet për herë të parë dhe kjo gjë përcjell një mesazh të fuqishëm. Një ndër temat kryesore do jetë ekonomia, sepse mund të bëjmë gjithnjë më mirë. Për këtë…
Author: tirana
Lideri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, u prit me përqafime nga kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit që mbahet për herë të parë në Ballkan dhe kjo në Tiranë. Abazoviç u ndal para mediave ndërsa uroj kryeministrin Rama për punimet e Samitit dhe tregoi se e sheh vendin e këtij samiti si një shenjë të mirë për të ardhmen evropiane të rajonit. “Kryeministri Rama ka sjellë gjithë Europë në Tiranë ashtu si gjithë Ballkanin Perëndimor ashtu si është një shenjë shumë e mirë shpresoj që e ardhmja e të gjithëve…
Kryeministri Edi Rama është stacionuar para Kryeministrisë, ku po pret në Bulevardin ”Dëshmorët e Kombit” liderët e BE-së dhe të Ballkanit në kuadër të Procesit të Berlinit. Mes të ftuarve të pranishëm në samitin e Procesit të Berlinit ishte dhe një përfaqësues i vendeve të BE, që ecte me paterica. Problemi me këmbën e tij të djathtë nuk e ka penguar zyrtarin të marrë pjesë në samitin, që bashkon liderët e BE dhe të Ballkanit sot në Tiranë.
I pranishëm në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë është edhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i cili u prit nga homologu shqiptar, Edi Rama. Greqia e mbështet perspektiven europiane të Ballkanit Perëndimor, por vendet kandidate duhet të respektojnë parimet dhe vlerat bazë europiane.
Si zot shtëpie, kryeministri Edi Rama po pret liderët e rajonit dhe të BE-së, në kuadër të mbajtjes së Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, që mbahet në një vend të Ballkanit dhe jo pjesë e BE-së. Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç u prit nga Rama, por në fytyrë mbajti një qëndrim të prerë. Pak minuta më pas, erdhi edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili u shfaq më i qetë dhe i komunikueshëm me Edi Ramën. Kryeministri Edi Rama i ka zgjatur dorën Albin Kurtit në tapetin e kuq para Kryeministrisë, ndërsa të dy kanë pozuar për…
”Bulevardi Dëshmorët e Kombit-Mirëseardhja e liderëve të rajonit dhe udhëheqësve të BE, në nisje të samitit historik të Procesit të Berlinit”,-shkruan Edi Rama në Facebook. Sot në Tiranë mbahet Samiti i Berlinit. Si i zoti i shtëpisë, Rama ka dalë nga zyra e tij, për të pritur liderët në një tapet të kuq të vendosur para Kryeministrisë, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Kreu i qeverisë Edi Rama do të presë të gjithë liderët, deri sa të nisë dhe sesioni i parë i punës, që do të jetë në orën 12:00. Mbledhja do të mbahet në ambientet e Piramidës.
Ish-reperi Fero po vijon që të ketë drama në jetën e tij personale. Ai ka bërë një reagim publik në rrjetet sociale, duke e quajtur të padrejtë vendimin e gjykatës, që e lejon ta shoh vajzën e tij vetëm tri orë në javë, ndërkohë që pjesa tjetër i takon nënës, njëherësh ish-partneres së tij, Arbenita Ismajli. Fero ka ndarë me ndjekësit në InstaStory vendimin e gjykatës, duke shkruar në përshkrimi ne fotografisë: “Dmth unë kam të drejtë ta shoh vajzën time vetëm tri orë në javë edhe me orar të caktuar sipas Ligjit të Kosovës (padrejtësive të gjykatës së korruptuar…
Për Samitin e Procesit të Berlinit, në Tiranë ka mbërritur edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. Ai është pritur në aeroport nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani. “Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, mirëpret në Tiranë Kryeministrin e Republikës së Greqisë, Kyriakos Mitsotakis në kuadër të Samitit Procesit të Berlinit, që po zhvillohet për herë të parë në një vend të Ballkanit Perëndimor”, shkruan Hasani.
Ish-ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett thotë se përpjekjet për ta tërhequr Serbinë në krahët e Perëndimit në vend të Kinës dhe Rusisë, nuk kanë dhënë rezultate dhe se tani është koha për të nisur një qasje të re. Kosnett në një intervistë për “Euractiv” tha se gjatë 15-20 viteve të fundit të përpjekjeve për të ndërmjetësuar marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, ekzistonte një lloj tendence për t’u frustruar me Kosovën dhe për ta trajtuar atë si “fëmijë të padisiplinuar, që duhet të bëjë siç është thënë. Kjo, e kombinuar me idenë se Serbia është më e rëndësishmja në…
Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, thotë se sot samiti i Berlinit që mbahet në Tiranë përbën mundësi për të diskutuar me liderët rajonalë perspektivën evropiane të rajonit dhe Planin e Rritjes. Delegacioni i BE solli pamje nga përgatitjet për pritjen e samitit të Berlinit. “Tirana gati të presë Samitin e Procesit të Berlinit, i pari që zhvillohet në rajon”, u shpreh delegacioni në rrjetet sociale. Samiti i Procesit të Berlinit i cili mbahet për herë të parë në rajon dhe konkretisht në Tiranë, do të bëjë bashkë sot, të gjithë liderët e vendeve të Ballkanit, të shteteve anëtare të…
“Jemi me dy këmbë në Evropian”, tha presidenti i FSH-së Armand Duka pas suksesit kundër Çekisë. Në një kohë kur Shqipëria po shijonte pak nga suksesi i tyre kundër Çekisë, duke përgatitur me qetësi miqësoren kundër Bullgarisë, Polonia ngeci në një barazim 1-1 përballë Moldavisë. Me një kombinim me më pak fat, Shqipëria do të festonte që të dielën në mbrëmje zyrtarisht kualifikimin për në “Euro2024”, nëse Çekia nuk do të mposhte Ishujt Faroe me një penallti të konvertuar në gol në minutën e 76-të. Ky kualifikim mund të vijë që në 17 nëntor, në transfertën kundër Moldavisë, ku djemve…
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim Alda Klosin, ish-zyrtaren e ministrisë së Financave. Klosi akuzohet për “deklarimit te rreme” të shumës së parave të gjetura në banesën e saj nga sanitarja Rozeta Dobi dhe një apartamenti. Rozeta Dobi dhe i biri, Havier Dobi, janë dërguar në gjyq për akuzën e “vjedhjes me pasoja të rënda”, kryer në bashkëpunim. Nga ana tjetër, për Alda Klosin është çelur edhe një hetim i veçuar për pasurinë, që është ende në vijim.