Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Shqipërisë i mjafton një pikë, por askush nuk po bën llogari

10:18 / October 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1697269180 kombetarjashqiptare
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Jemi me dy këmbë në Evropian”, tha presidenti i FSH-së Armand Duka pas suksesit kundër Çekisë. Në një kohë kur Shqipëria po shijonte pak nga suksesi i tyre kundër Çekisë, duke përgatitur me qetësi miqësoren kundër Bullgarisë, Polonia ngeci në një barazim 1-1 përballë Moldavisë. Me një kombinim me më pak fat, Shqipëria do të festonte që të dielën në mbrëmje zyrtarisht kualifikimin për në “Euro2024”, nëse Çekia nuk do të mposhte Ishujt Faroe me një penallti të konvertuar në gol në minutën e 76-të.

Ky kualifikim mund të vijë që në 17 nëntor, në transfertën kundër Moldavisë, ku djemve të Sylvinhos i duhet vetëm një pikë, mjafton të mos humbasin përballë Moldavisë për të festuar kualifikimin për herë të dytë në Evropian.

Shqipëria mund të kualifikohet dhe duke marrë zero pikë në dy ndeshjet e mbetura. Mjafton që në sfidën me Moldavinë të humbasë me një gol diferencë dhe sfidat Poloni-Çeki, Çeki-Moldavi të dalin barazim. Në çdo rast, nëse Shqipëria del me pikë të barbara me të gjithë rivalët, do të kalonte më tej, pasi ka shifra më të mira në përballjet direkte.

Këto janë thjeshte projeksione, pasi askush në radhët e kuqezinjve nuk futet në fushë me laps e letër, por në dy sfidat e fundit kërkojnë 6 pikë të plota, për t’u kualifikuar si të parët në Grupin E dhe për të thyer rekordin e pikëve të grumbulluara në një kualifikuese. Për momentin ndodhemi në krye me 13 pikë në 6 ndeshje.

Albania kombëtarja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Matjanët kampionë të Shqipërisë në Radio-Amatorizëm, RS Burreli fiton kupën për të katërtin vit radhazi

22:57 / November 5, 2026

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026

U pezullua pas skandalit me certifikatat e COVID-it/ Zvicra ndryshon qëndrim për Granit Xhakën

21:18 / November 3, 2026

Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë në moshën 30-vjeçare sulmuesi i Tenerife-s pas përplasjes së rëndë në fushë

10:47 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.