Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis do të jetë në Tiranë, në kuadër të Samitit të Berlinit që mbahet në Shqipëri për herë të parë. Greqia e mbështet perspektiven europiane të Ballkanit Perëndimor, por vendet kandidate duhet të respektojnë parimet dhe vlerat bazë europiane. Mediat greke raportojnë se Mitsotakis do të ngrejë çështjen e kryebashkiakut Fredi Beleri i cili ndodhet në qeli për blerje votash në zgjedhjet e 14 majit.
Author: tirana
Është shuar në moshën 86-vjeçare Martti Ahtisaari, fitues i çmimit Nobel për paqe. Martti Ahtisaari ishte President i Finlandës nga viti 1994 deri në vitin 2000. Ahtisaari fitoi Nobelin për Paqe në vitin 2008. Ai gjithashtu pati një karrierë të gjatë si ndërmjetës ndërkombëtar i paqes – për të zgjidhur konfliktet ndërkombëtare përfshirë Kosovën, Irakun, Namibinë dhe Indonezinë.
Sytë e Europës do të jenë në Tiranë, pasi sot do të mbahet për herë të parë Samiti i Procesit të Berlinit. Përfaqësuesit më të rëndësishëm të Bashkimit Europian, si dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të marrin pjesë në këtë samit, i cili për herë të parë zhvillohet jashtë kufijve të BE-së dhe organizimi i është besuar qeverisë shqiptare. Siç shihet edhe në pamjet e ”Tirana News”, kryeqyteti është blinduar.
Nga dyshimet për vrasjen e 3 policëve në Itali në 1998, shfrytëzimi i prostitucionit, arrestimi në Turqi për trafik heroinë e shpallja në kërkim në Shqipëri. Për vite me radhë drejtësia italiane e ka konsideruar “baron droge”. E ka shpallur në kërkim dhe e ka dënuar në mungesë me 20 vjet burg. Ka pritur gjithmonë ekstradimin e tij edhe pse nuk u krye kurrë. Ndërsa drejtësia shqiptare e quan thjeshtë “shpërndarës” ose “shitës”. Si hallka e fundit dhe më e rëndomte në zinxhirin trafikues të lëndëve narkotike. Ky është Gëzim Çela, nga fshati Fushë-Kuqe i Kurbinit. Prej më shumë se…
Disafatë ka pësuar partia e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, “Demokracia e re”, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që u zhvilluan ditën e dielë. Nga numërimi i 95% të kutive të votimit, partia e kreut të qeverisë ka humbur bashkitë e Athinës dhe Selanikut, dy më të mëdhatë e vendit. Për bashkinë e Athinës, fitues është shpallur Haris Dukas i mbështetur nga PASOK. Ai ka marrë rreth 55.9% të votave kundrejt 44.01% të kryebashkiakut aktual, Kostas Bakojanis i “Demokracisë së re. Në Selanik, fitues me 67% të votave u shpall, Stelios Angeloudis, që kandidoi si i pavarur, por i…
Izraeli ka mohuar së fundmi se ekziston një armëpushim në jug të Gazës për të lejuar shtetasit e huaj të largohen përtej kufirit egjiptian. Në Egjipt thanë se një marrëveshje e tillë po zbatohej. “Aktualisht nuk ka armëpushim dhe ndihmë humanitare në Gaza në këmbim të evakuimit të të huajve”, tha zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu. Kalimi kufitar Rafah pritej të hapej mëngjesin e sotëm. Kamel Khatib, përfaqësuesi i Ambasadës së Palestinës për kufirin Rafah, tha dje se shtetasit e huaj do të lejohen të kalojnë mëngjesin e sotëm dhe se ndihma humanitare do të lejohet.
Mëngjesin e kësaj të hëne, një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Përrenjas-Librazhd, ku një automjet është përmbysur në mes të rrugës. Drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e tij dhe për pasojë makina është përplasur me barrierat mbrojtëse dhe ka përfunduar e përmbysur në rrugë. Nuk ka të lënduar nga ky aksident, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve. Dyshohet paraprakisht se shkak është bërë lagështira në rrugë dhe shpejtësia tej normave.
Samiti i Procesit të Berlinit, që do të zhvillohet në Tiranë në 16 tetor, është i dhjeti në serinë e samiteve të tilla dhe i pari në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në një vend jo anëtar të BE. Samiti i Procesit të Berlinit i cili mbahet për herë të parë në rajon dhe konkretisht në Tiranë, do të bëjë bashkë të gjithë liderët e vendeve të Ballkanit, të shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së. Procesi i Berlinit për Ballkanin Perëndimor (BP) i nisur në gusht 2014, ka në themel të tij bashkëpunimin rajonal dhe…
Sot në Tiranë, do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit. Presidenti Bajram Begaj, shkruan se ky moment është një ngjarje e madhe historike për rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe rajonit. ”Mbajtja në Tiranë sot e Samitit të Procesit të Berlinit është një ngjarje e madhe historike për rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe rajonit. I uroj mirëseardhjen dhe punime të mbara delegacioneve pjesëmarrëse”,-shkruan Begaj.
Të dielën u mbajtën zgjedhjet në Poloni, dhe partia në pushtet në PiS kryeson. Megjithatë tri partitë e opozitës arrijnë mazhorancë qeverisëse. Pritet që të jetë i vështirë krijimi i koalicionit qeveritar. PiS është një parti politike populiste e krahut të djathtë dhe nacional-konservatore në Poloni. Në Poloni, partia “Ligj dhe drejtësi” (PiS) e kryeministrit Mateusz Morawiecki, sipas preliminareve, ka dalë nga zgjedhjet parlamentare partia më e fortë. Sipas sondazheve pas-elektorale të institutit të demoskopisë Ipsos, partia nacional-koservatore ka marrë rreth 36,8 përqind të votave. Kjo kuotë përkthehet në 200 mandate në parlametin me 460 deputetë. Tre partitë e opozitës…
Moti këtë të hënë, do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve të shkurta dhe vranësirave të dendura në të gjithë territorin e vendit. Orët vijuese të sjellin shtim të vranësirave në të gjithë territorin, duke sjellë dhe reshjet e para të shiut si fillim në zonat veriore dhe veriperëndimore, por gradualisht shirat do të përfshijnë të gjithë territorin ku herë pas here do të jenë rrebeshe shoqëruar me stuhi të forta ere. Gjatë natës reshjet të pësojnë intensifikim në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje gjatë orëve të mëngjesit, por mesdita do të sjellë…
Sot në Tiranë do të mbahet Samiti i Berlinit. Pjesë e këtij takimi është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai do të ketë takime bilaterale, përfshirë atë me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në fjalën e tij theksoi se në këtë samit nuk është synimi për diskutimin e luftës mes Izraelit dhe Hamasit si dhe për sulmin në veri të Kosovës, por do të ketë një hapësirë për të diskutuar çështjet e fqinjësinë në rajon. Me pjesëmarrjen e presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel dhe presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, komisionari…