Ballist Morina mbahet mend nga të gjithë për ngritjen e dronit në Beograd në vitin 2014, gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë. Morina së fundmi ka qenë në stadiumin “Air Albania”, ku sulmuesi kuqezi, Jasir Asani i dha bluzën pas atij suksesi 3-0 ndaj Çekisë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Morina tregon se ka vizituar familjen e heroit të kombit, Afrim Bunjaku, duke u dhënë atyre fanellën. Postimi: Vizitë familjes së heroit t’kombit,Afrim Bunjaku.Faleminderit Jasir Asani për kët orvajtje t’përbashkët, je kampion n’fushë t’blertë dhe jashtë saj.Kombëtarja shqiptare e futbollit djersitë fanellen e saj për gjithë kombin.Rroftë shpirti i…
Author: tirana
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, në konferencën e përbashkët me Edi Ramën, dha disa mesazhe të rëndësishme për vendin tonë dhe rrugën drejt BE. Ajo tha ndër të tjera se Shqipëria po ecën me sukses drejt BE, por shtoi se po ashtu është nevoja edhe për disa reforma. “Shqipëria po ecën me suksese drejt BE-së. Kjo për arsye se në duam që ju të bëheni pjesë e jona që ta bashkojmë BE-në. Kjo do e bëjë Evropën më të madhe, më të fortë në një botë që po ndryshon shumë. Shqipëria ka ecur shumë dhe procesi screening.…
Gjashtë persona humbën jetën nga sulmet ruse në Ukrainë gjatë 24 orëve të fundit, njoftuan autoritetet lokale. Dy persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në zonën e Khersonit, njoftoi në mediat sociale guvernatori Oleksandr Prokudin. Po ashtu nga bombardimet e forcave ruse një pjesë e qytetit të Khersoni mbeti pa ujë të pijshëm. Dy persona të tjerë humbën jetën në zonën e Donetsk-ut dhe një çift po ashtu u vra pasi një sulm ajror rus shkatërroi shtëpinë e tyre në rajonin e Kharkivit. Ndërkohë, ministria ruse e mbrojtjes njoftoi të dielën se Ukraina kishte lëshuar 27 dronë…
Në konferencën e përbashkët për mediat Presidentja e Këshillit të Europës dhe Edi Rama deklaruan se në Samitin e Procesit të Berlinit që do ta mbahet nesër, nuk do të ketë një qëndrim për çështjen e Kosovës dhe Serbisë, ndërsa Von der Leyen shtoi se këto dy shtete duhet të ulen në tryezën e dialogut ndërmjetësuar nga BE. Rama shtoi se tipikisht ky proces nuk është vendi për zgjidhjen e çështjeve bilaterale, dhe se nuk pret që të ketë zhvillime sa i takon konfliktit mes dy vende. Ai tha se problemet duhet të zgjidhen nën ombrellën e BE. Pjesë nga…
Presidenti Macron do të shtyjë të hënën mbërritjen e tij në Tiranë, për pjesëmarrje në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë. Mediat franceze bëjnë me dije se shkak është bërë situata pas një sulmi terrorist në Arras (Veri), ku mbeti i vrarë një mësues dhe u plagosën dy të tjerë. Presidenti francez pritej fillimisht në Shqipëri të hënën në mëngjes për të marrë pjesë në samitin e 9-të të procesit të Berlinit, i cili mbledh së bashku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe disa vendeve evropiane për të promovuar dialogun politik, bashkëpunimin dhe pajtimin në rajon, si dhe afrimit me…
Sulmi i pashembullt i Hamasit, më i rëndi ndonjëherë për shtetin e Izraelit, ka ndryshuar rrënjësisht jetën e banorëve të vendit. Rreziku i vazhdueshëm nga goditjet dhe gjendja e luftës e shpallur si kundërpërgjigje, ndikon tek çdo qytetar që kanë humbur çdo ndjesi sigurie. Zëri i Amerikës bisedoi për situatën e krijuar në një intervistë të të drejtpërdrejtë me qytetaren nga Tel Avivi, shqiptaro-izraeliten Feliçita Jakoel, e cila është edhe kryetare e shoqatës së miqësisë Izrael-Shqipëri. Zonja Jakoel tha se në 30 vjet që jeton në Izrael, që kur u largua nga Shqipëria, kjo është situata më e rëndë në…
Ditën e nesërme do të mbahet në Tiranë Samiti i Procesit të Berlinit. Për mbarëvajtjen e këtij Samiti janë angazhuar më shumë se 2 mijë efektivë policie. Disa rrugë do të bllokohen duke nisur nga ora 20:00 e mbrëmjes së sotme. Një ditë më parë policia publikoi hartën e bllokimeve që nis që nga Rinasi e deri në brendësi të qytetit. Perimetri i sigurisë nis nga Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’, Ura e Dajtit deri tek Sheshi Nënë Tereza ndërsa do të jenë 1604 efektivë dhe 400 punonjës të Gardës së Republikës të angazhuar për këtë event të rëndësishëm që do…
Policia ka arrestuar një 28-vjeçar në Tiranë, i cili kishte vjedhur në një banesë, shuma parash dhe sende me vlerë. Në kuadër të operacionit, policia sekuestroi 7500 euro, 1138 paund, dhe sende me vlerë (aksesorë floriri), që iu gjetën 28-vjeçarit Emiljan Ali (Gjoni) gjatë kontrollit fizik. Policia gjithashtu ka nisur hetim ndaj një 49-vjeçari, pornar i një dyqani për përvetësim parash që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, pasi autori i vjedhjes me një pjesë të parave kishte blerë celular te biznesi i tij. Punohet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjeve të cilat dyshohet se janë kryer nga 28-vjeçari i arrestuar. Njoftimi…
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, ka folur në konferencën e realizuar me rastin e hapjes së një dege të re në Tiranë të Kolegjit prestigjoz Europian të Bryzhit. Ndër të tjera, ajo e konsideroi këtë ide të mrekullueshme, duke theksuar se duhet të përqendrohemi te studentët. Sakaq, Von der Leyen zbuloi se do të jenë 31 studentë në kolegj dhe do të jepen 15 bursa. “E mbaj mend shumë mirë i dashur Edi kur ishit ju ai që lançuat vjet idenë e mrekullueshme për të pasur një degë të Europës këtu në Tiranë, në kryeqytetin tuaj të…
Marrëdhënia në çift mes Mauro Ikardit dhe Vanda Narës është shoqëruar me ulje-ngritjet, por ata vijnë të jenë bashkë dhe madje kanë edhe plane afatgjatë për të ardhmen. Ka qenë bashkëshortja njëkohësisht edhe menaxherja e sulmuesit Argjentinas, Vanda Nara, që në një intervistë për revistën “oggi”, ka treguar se çfarë do të bëjnë si familje pasi Mauro Ikardi të largohet nga futbolli I luajtur. . “Kur Mauro të largohet nga futbolli, ne do të kthehemi si familje të jetojmë në Itali, mes Milanos dhe shtëpisë sonë në Ticino”. Vanda Nara ka dhënë gjithashtu edhe një përgjigje në lidhje me akuzat se…
Kryeministri Edi Rama doli në një konferencë për mediat së bashku me Presidentin e Komisioni Europian, Ursula Von Der Leyen, për të folur në lidhje me çeljen e një faqeje të re për arsimin në vendin tonë, siç është hapja e degës së re në Tiranë të Kolegjit prestigjioz Europian të Bryzhit. Rama tha se është inkurajuese të shohësh BE të kaloj kaq shpejt nga fjalët në vepra. Sipas tij Bashkimi Evropian më shumë se sa ekonomia apo tregtia është i rëndësishëm për dijen. Kryeministri shprehet po ashtu se BE është udhëzuesi më i mirë për një shtet që vjen…
Kryeministri në detyrë i qeverisë spanjolle, Pedro Sanchez, do të jetë në Tiranë këtë të hënë për të marrë pjesë në një samit të liderëve për Ballkanin Perëndimor. Sipas “El Pais” kryeministri do të flasë me partnerë të tjerë evropianë edhe për konflikti mes Izraelit dhe Hamasit. Sanchez, siç raportohet nga burime ekzekutive, është ftuar të marrë pjesë në këtë takim për disa arsye. Si për faktin se Spanja mban presidencën gjashtëmujore të Këshillit të BE-së, ashtu edhe për rëndësinë që i është dhënë samitit të fundit të liderëve evropianë të mbajtur në Granada, ku konsiderohet se ka pasur një…