Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë, ku dhe është takuar me Presidentin e vendit, Bajram Begajn. Pas takimit me Begajn, pritet që Von der Leyen dhe kryeministri Rama të zhvillojnë një konferencë për shtyp në Kryeministri, në orën 17:30. Kujtojmë se presidentja e Ursula von der Leyen është pritur sot në aeroportin e Rinasit nga ministrja Elisa Spiropali, dhe ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca. Për herë të parë, samiti i Procesit të Berlinit do të mbahet jashtë kufijve të Bashkimit Europian dhe për ta organizuar këtë samit me rëndësi…
Author: tirana
Aktorja e njohur, Olta Gixhari, ishte mbrëmë e ftuar në emisionin “Më lër të flas” në Top Channel. Vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj e kanë ngacmuar Oltën që të tregojë sa më shumë detaje në lidhje me rolin e saj kryesor në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”, Në film, aktorja luan së bashku me këngëtarin e dashur për publikun, Luiz Ejlli. E pyetur se si shkoi kjo eksperiencë me Luizin, duke qenë se në BB VIP kanë pasur mjaft konflikte, Olta tha: “Mua më shijoi në film ai. Ishte shumë organik. Ishte ai, ka luajtur veten. Dhe shumë mirë, sepse…
Në kuadër të operacionit policor të koaduar “Last deal vollga”, u arrestuan në flagrancë shtetasit Arben Muça, 48 vjeç, banues në Tiranë, Ervis Likmeta, 46 vjeç, banues në Durrës. Pas një pune hetimore disajavore ka rezultuar se shtetasi Ervis Likmeta i ka shitur shtetasit Arben Muça, sasinë e lëndës narkotike të ndarë në doza të gatshme për shitje. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 216 gramë kokainë, e ndarë në 416 doza gati për shitje, 540 euro, 27 400 lekë, një armë e ftohtë (thikë), një automjet dhe 4 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës…
Duke folur përpara Darkës Kombëtare të Fushatës për të Drejtat e Presidenti i SHBA Joe Biden dënoi antisemitizmin, islamofobinë, transfobinë dhe homofobinë. “Për shkak se historia na ka mësuar vazhdimisht antisemitizmin, islamofobinë, homofobinë, transfobinë, të gjitha ato janë të lidhura. Urrejtja ndaj një grupi të mbetur pa përgjigje hap derën për më shumë urrejtje ndaj më shumë grupeve, më shpesh, me lehtësi.” Biden iu referua sulmit të javës së kaluar nga Hamasi në territorin izraelit si një manifestim urrejtjeje që mori jetën e të paktën 1300 njerëzve, përfshirë 27 amerikanë. Presidenti u ankua gjithashtu për vdekjet palestineze, duke thënë se…
Aktorja britaniko-amerikane, Angela Lansbury, na rrëfen mesazhet që jeta i ka mësuar në 96 vitet e saj të jetës. “Jeta më ka mësuar se familja vjen e para dhe, pavarësisht punës, mundohem të mos i humbas momentet më të rëndësishme. Më pëlqen të kaloj kohë në shtëpi, me fëmijët dhe nipërit; të jem prezente në vendimet e tyre, apo në ndryshimet që pësojnë me moshën. Janë ato ndryshime të vogla, por që kur kthehesh pas në mendime, kupton se sa shumë ka kaluar koha. Këtë e vë re tek nipërit e mi, të cilët më duket sikur rriten dita ditës.…
Turneu i shumëpritur i Madonna-s ka nisur, me ndalesën e parë në Londër. Gjatë koncertit të saj në Londër, Madonna mbretëresha e muzikës pop ka nderuar në një mënyrë të veçante dhe i ka bere homazhe mbretit të popit Michael Jackson. Ekranet pas saj u ndezën, duke treguar hijen e Jackson. Me lëvizjet e tij tipike dhe Madonna-n duke kërcyer së bashku me një remix të këngëve të famshme ‘Billie Jean’ dhe ‘Like a Virgin’. Më pas ata përqafohen ndërsa në ekran lexon “Unë kurrë nuk do të mund të them lamtumirë“.Madonna nuk e fshehu emocionin e saj gjatë koncertit,…
Udhëtimet në distanca të gjata padyshim që kanë hijeshinë e tyre, ju mund të njiheni me kultura të reja, zbuloni fenomene natyrore dhe të përjetoni përvoja ndryshe nga jeta e përditshme. Megjithatë, kjo kërkon një fazë intensive planifikimi dhe përgatitjeje, dhe ju duhet gjithashtu një buxhet i mjaftueshëm për pushime. Birgit Dreyer, një eksperte e udhëtimeve në “Ergo Reiseversicherung” ka ndarë sugjerimet e saj për disa nga destinacionet më të shpejta për t’u arritur dhe që mundësojnë një udhëtim më të përballueshëm. Revista gjermane “Elle” e ka renditur Shqipërinë mes tetë alternativave më të shkëlqyera për pushime të përballueshme. Shqipëria…
Zhvillohet ditën e nesërme, në Tiranë, Samiti i Liderëve të Procesit të Berlinit, një tjetër event i madh ndërkombëtar për Shqipërinë, i cili do të zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së. Në kuadër të këtij samiti, ku kanë konfirmuar pjesëmarrjen Presidenti i Francës dhe Kancelari i Gjermanisë, Presidentja e Komisionit Europian, si edhe një sërë kryeministrash të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, e para që ka mbërritur në kryeqytetin shqiptar është Presidentja e Keshillit të Europës, Ursula von der Leyen. Lajmin e bën të ditur ministrja Elisa Spiropali përmes një postimi në rrjetet sociale. Statusi i plotë:…
Secila shenjë e shfaq xhelozinë e dashurisë në mënyra të ndryshme, por dallojmë ata që nuk mund ta menaxhojnë lehtësisht këtë ndjenjë. Xhelozia mund të krijojë shumë probleme në një marrëdhënie dhe veçanërisht nëse është e çmendur. Personi xheloz e merr të mirëqenë ngjarjen negative dhe përgatitet për më të keqen. Por kush janë më xhelozitë e zodiakut kur janë në një lidhje? Dashi Dashi është një shenjë besnike në një lidhje dhe duhet të dijë që partneri i tij është i njëjtë. Vëmendja është e rëndësishme për ta, kjo është arsyeja pse ata do të bëhen lehtësisht xhelozë dhe mund të zhvillojnë ndjenja obsesive…
Poliklinika e Specialiteteve “Bahri Kopliku” në Shkodër po vijon me procesin e rikonstruksionit tërësor, në kuadër të programit të rehabilitimit të infrastrukturës së kujdesit shëndetësor. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu inspektoi nga afër punimet e këtij investimi në këto ambiente që do të mundësojnë standardet më të mira dhe krijimin e kushteve optimale si për stafin mjekësor, ashtu dhe për rreth 50 mijë qytetarë. Ky investim i qeverisë do të bëjë që pasi godina të rehabilitohet plotësisht, të kalojë një transformim të poliklinikës dhe riorganizim të 13 kabineteve mjekësore të specialiteteve të ndryshme, sëmundjeve të brendshme, si…
Presidenti rus Vladimir Putin, ka thënë të dielën se sugjerimet që Shtetet e Bashkuara duhet të përgatiten për një luftë kundër Rusisë dhe Kinës, nuk kanë kuptim, dhe e ka paralajmëruar Perëndimin se çdo luftë kundër Rusisë do të jetë në tjetër nivel, në krahasim me konfliktin në Ukrainë. Një panel dypartiak, i emëruar nga Kongresi amerikan, ka thënë të enjten se Uashingtoni duhet të përgatitet për simulim të luftërave me Moskën dhe Pekinin, duke i zgjeruar forcat, duke i forcuar aleancat dhe duke e avancuar programin e modernizuar të armëve bërthamore. Putin i cili do ta vizitojë Kinën në…
Lushnja është ndalesa e turistëve që duan të njihen me historinë dhe kulturën e këtij qyteti. Një grup turistësh italianë kanë parë nga afër shtëpinë ku u mblodh Kongresi i Lushnjes, monumentet e periudhës së komunizmit, por edhe kishat ortodokse të Myzeqesë. “Eksperienca në Shqipëri është shumë e bukur. Po kalojmë bukur. Gjërat janë më mirë ngase e kemi menduar. Do të kthehemi sërish dhe do t’ju sugjeroj edhe miqve të mi të vijnë”. “Ka shumë ngjashmëri me Italinë. Ndihem si në shtëpinë time këtu në Shqipëri. Kisha degjuar se është një vend në vështirësi, por tani që erdha më…