Ish-ambasadorja e BE-në në Tiranë Romana Vlahutin la gjurmë në vendin tonë bashkë me ish ambasadorin Donald Lu, si dy forcat udhëheqëse dhe shtytëse të reformës në drejtësi. Zonja Vlahutim pas largimit nga Shqipëria punoi në Komisionin Europian ndërsa tani i është bashkuar Fondin Marshall Gjerman. Ajo është ndjekëse e vëmendshme e zhvillimeve në Shqipëri. Në një intervistë me gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, ish shefja e BE në Tiranë analizon zhvillimet në vendin tonë, si shihet Shqipëria në korridoret e Brukselit përtej progres raporteve. Jep një shpjegim të detajuar për kursin e ndryshuar të BE-s kur flitet për…
Author: tirana
Pas një sërë aktivitetesh të suksesshme, që shenjuan Javën Shqiptaro-Amerikane në Tiranë, dje pasdite në Pazarin e Ri u organizua eventi përmbyllës me pjesëmarrjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kreut të Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff. Kryebashkiaku Veliaj shprehu mirënjohjen për gjithçka që kanë bërë për Shqipërinë dhe Tiranën Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përfshirë edhe mbështetjen për tranformimin e Pazarit të Ri dhe Piramidës. “Ne shqiptarët dimë të jemi mirënjohës dhe sot nuk jemi mirënjohës vetëm për financat që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar në Tiranë përmes Fondit Shqiptaro-Amerikan.…
Gjykata e Tiranës caktoi masën “arrest në shtëpi” për Sokol Arapin dhe “detyrim paraqitje“ për Albano Osmanin. Ata u arrestuan pas ndeshjes Shqipëri-Çeki, nën akuzën se falsifikuan 60 bileta me vlerë 400 € për të hyrë në “Air Albania” për të parë ndeshjen. Kur tifozët shkuan për të hyrë në stadium, kuptuan se biletat ishin të dubluara dhe aksesi për të hyrë ishte i pamundur. Gjykata e cilësoi të paligjshëm ndalimin e Osmanit pasi ky i fundit është paraqitur vetë në polici. Osmani dhe Arapi i kanë shitur biletat me çmime deri në 400 euro, duke arritur një shifër prej…
Të rinjtë e Lezhës do të kenë mundësinë e një ambienti të ri, multi funksional në shërbim të tyre. Salla teknologjie, bibliotekë, sallë konferencash e kinema janë disa nga ambientet e reja në këtë qendër rinore e ideuar si një risi dhe e nevojshmëri për të rinjtë. Elson Frroku, Drejtor i Projekteve Strategjike dhe Evropës komentoi domosdoshmërinë e qendrës dhe fton të rinjtë “në shtëpinë e tyre të re”. Nga ana tjetër të rinjtë e qytetit shprehen se kjo qendër tashmë do të jetë shtëpia e tyre e dytë, dhe një mundësi për të qenë pranë jetës reale duke u…
Një ditë para Samitit të Procesit të Berlinit, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku bën thirrje që politika dhe debati i ditës të lihen mënjanë për t’u fokusuar tek qytetari. Ajo thotë se boll kohë është humbur me reklama apo projekte paralele, pasi tashmë është kohë që të marrim maksimumin e fondeve, maksimumin e projekteve dhe të vendosim në qendër ekonominë. “Sot, Shqipëria ka probleme që lidhen me emigracionin, me arsimin, me mundësitë ekonomike por edhe me largimin fatkeqësisht të të rinjve. Dhe duhet patjetër që procesi Berlinit dhe integrimit të shërbejë si një motivim për ato që të qëndrojnë…
Në Ditën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, ka dhuruar zërin e saj për pasurimin e bibliotekës në Institutin e Nxënësve që nuk Shikojnë. “Në Ditën Botërore të të Drejtave të Njerëzve që nuk shikojnë, unë kam marr një vendim, të dhuroj zërin një herë. Ne së bashku me Emilianon, ju ftojmë të gjithë të dhuroni zërin një herë, që më shumë se 12 mijë persona të cilët nuk shikojnë, të munden të dëgjojnë dhe të kenë një biblotekë të madhe ku të zgjerojnë të gjithë horizontin e tyre, sidomos për nxënësit që nuk…
Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për personat e dosjes “Shpirti” të gjykuar me procedurën e gjykimit të shkurtuar. Në total për 16 persona u firmosën 150 vite burg, por me gjykim të shkurtuar me 100 vite. Aleks Memaj – 15 vjet, me gjykim të shkurtuar 10 vjetSaimir Kurti – 13 vjet, me gjykim të shkurtuar 8 vjet e 8 muajErind Hysomemaj – 12 vjet, me gjykim të shkurtuar8 vjetKlajdi Ademi (Hysomemaj) – 12 vjet, me gjykim të shkurtuar 8 vjetToni Kushi – 12 vjet, me gjykim të shkurtuar 8 vjetMariglen Çaçi – 12, me gjykim të shkurtuar 8 vjetAleksandër…
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi një takim me gratë rurale dhe agropërpunuese, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas Rurale, për të diskutuar mbi sfidat dhe prioritetet e grave dhe vajzave në zonat rurale si dhe veprimet që duhet të ndërmerren për të përmirësuar mirëqenien e tyre, në veçanti rolin e grave në zinxhirët e vlerës në sektorin agro-ushqimor. Ato u bashkuan në Tiranë duke ekspozuar produktet e tyre. Gjatë bashkëbisedimit me to, Denaj tha se kjo ditë duhet të shërbejë si një thirrje për të bashkëpunuar në rritje të produktivitetit, e për të kthyer traditën…
Tirana po bën përgatitjet e fundit për të pritur Samitin e Procesit të Berlinit, një ngjarje e rëndësishme ku do të marrin pjesë liderët e vendeve të Ballkanit, të shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së. Bashkia e kryeqytetit ka nisur një fushatë intensifikimi për pastrimin e grafitëve dhe rregullimin e pikave hyrese të qytetit. Përveç sheshit “Nënë Tereza”, dhe pikave hyrese të qytetit, punëtorët po punojnë për të siguruar që gjithçka të jetë në perfeksion për këtë event të madh. Ky është një prej eventeve më të mëdhenj për Tiranën në 30 vite, për…
Sali Berisha feston sot 79-vjetorin e tij të lindjes. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale ai thotë se sot nis një tjetër vit në “vjeshtën e bukur të jetës së tij”, ndërsa i shpreh mirënjohje bashkëshortes së tij dhe fëmijëve për sakrificat që kanë bërë për të. “Sot 79 vjeç! Miq, nis kështu një vit tjetër në vjeshtën e bukur të jetës time. Lavdi Zotit, ndihem i motivuar dhe besimplotë në rrugën tonë, njëlloj si në fillimet e saj. Mirënjohje të pafundme, Lilit, fëmijëve, familjarëve të mi që kanë sakrifikuar aq shumë per mua, të gjithë miqve, bashkëpunëtorëve…
Ben Blushi Shqiptarët luajnë futboll prej gati 100 vitesh, por asnjëherë ata nuk kanë fituar kaq shpesh dhe kaq lehtësisht, si kohët e fundit. Lojtarë të mëdhenj, ndoshta edhe më të mëdhenj se këta që luajnë sot, Shqipëria ka pasur disa, por ekip të madh, nuk ka pasur asnjëherë. Futbolli i ditëve tona nuk është vetëm sport. Historia nuk njeh asnjë ekip të madh që ka fituar, kur vendi që përfaqëson është i izoluar, është i pushtuar apo vuan nga krizat. Nëse 11 lojtarët e Shqipërisë do kishin luajtur për Afganistanin që është një vend anormal, nuk do kishin fituar…
Në Poloni janë duke u mbajtur zgjedhjet parlamentare, të cilat do të jenë vendimtare për lidhjet e ardhshme të këtij shteti me Bashkimin Evropian dhe Ukrainën fqinje. Popullistët, që aktualisht janë në pushtet, janë në kërkim të një mandati të tretë. Sondazhet e opinionit publik tregojnë se partia nacionaliste Ligji dhe Drejtësia (PiS) do të marrë më së shumti vota, por do ta ketë të vështirë arritjen e një koalicioni qeverisës, çka potencialisht mund t’i rrisë shanset për opozitën e udhëhequr nga ish-shefi i BE-së, Donald Tusk. Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të…