Author: tirana

Nga Julian Kasapi Eni Francis ishte vetëm 6 vjeç kur mbërriti në Shqipëri së bashku me familjen e saj. Sot ajo është nënë, gjyshe dhe një e moshuar e cila i shpëtoi Holokaustit nazist përgjatë luftës së dytë botërore. Takimi me mua edhe pse në kohë lufte ishte i veçantë sepse familja që i shpëtoi nga nazistët është familja ime. Hamdi dhe Zyrha Kasapi strehuan familjen Francis, babanë e Enit, nënën e saj, vëllanë dhe gjyshen në shtëpinë e tyre në rrugën “Riza Cerova” në Tiranë. Mirëpo, përgjatë luftës, jeta ka qenë e vështirë. Ajo kujton momentet e tmerrit kur…

Read More

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë si dhe Fakulteti i Ekonomisë të Universitetit të Tiranës njoftojnë studentët dhe stafin akademik se dita e hënë do të jetë pushim, për shkak të masave të marra nga policia në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit që mbahet në në Tiranë. Në njoftimin zyrtar, Fakulteti i Ekonomisë thekson se “me vendim të Dekanatit, për arsye të masave të marra për bllokimin e rrugëve në zonën ku ndodhet godina e Fakultetit të Ekonomisë edhe për këmbësorët, për shkak të zhvillimit të Samitit të Berlinit në Tiranë, njoftohen studentët dhe stafi se dita e…

Read More

Projekti i Parkut Ekologjik të Durrësit është në finalen e çmimit më prestigjioz botëror të arkitekturës. Komiteti përzgjedhës i çmimit “Mies van Der Rohe” ka vlerësuar transformimin e shkëlqyer të një gangrene urbane plehrash, në një flamur të inovacionit ekologjik dhe arkitekturor. Ekoparku i Durrësit, nga një venddepozitimi mbetjesh tashmë është shndërruar në një oaz të gjelbër rekreativ. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga transformimi që ka ndodhur në fushën e mbetjeve në Durrës. “Projekti i Ekoparkut të Durrësit, shembëlltyra e një rilindjeje spektakolare pas një pune kolosale transfomuese, i cili falë talentit të arkitektit spanjoll…

Read More

Bilal Erdogan, djali i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, mori pjesë në një marshim pro-palestinez në Stamboll. Ai mori pjesë në protestë bashku me ish-ministrin e brendshëm turk Suleiman Soylu dhe ish-kryetarin e parlamentit turk Mustafa Sentop. “Le të sqarojmë se në cilën anë jemi. Të paktën duhet të lëmë të dëgjohen ndjenjat tona”, tha djali i Recep Tayyip Erdogan. Më shumë se 1000 njerëz morën pjesë në protestë, duke mbajtur flamuj palestinezë dhe turq dhe duke brohoritur parulla kundër Izraelit dhe SHBA-së.

Read More

Klizjan Bajrami, 29-vjeç është vënë në pranga, pasi i vuri flakën tarracës së një lokali në Tiranë në këmbim të 20 mijë lekëve të reja që porositësi e tij e pagoi për të djegur lokalin. “Si rezultat i këtij operacioni u ndalua shtetasi K. B., 29 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi R. B., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë. Shtetasi K. B., më datë 12.10.2023, ka hedhur lëndë djegëse në tarracën e një lokali në rrugën “Gjin Bue Shpata”, dhe si pasojë janë djegur panelet diellore dhe disa pajisje të lokalit. Nga veprimet hetimore të kryera, ka…

Read More

9 ditë që prej nisej së sulmit të Hamas mbi Izrael, ushtria izraelite thotë se po përgatitet për “fazat e ardhshme të luftës” kundër Hamasit, me trupa të përgatitura për “sulme nga ajri, deti dhe toka” dhe “operacione të rëndësishme tokësore”. Shenjat që Izraeli mund të nisë një pushtim të Gazës janë rritur. Kriza humanitare në Gaza po thellohet, pasi banorët që evakuohen përballen me një udhëtim të rrezikshëm kur përpiqen të ikin nga dhuna. Njoftimi i ushtrisë izraelite Izraeli, i cili ka grumbulluar trupa dhe pajisje ushtarake në kufirin me Gazën, thotë se ofensiva e tij e shtuar do…

Read More

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të jetë e para ndër liderët evropianë, që do vijë në vend. Presidenti Bajram Begaj do të presë sot rreth orës 15:30 Presidenten e KE, Ursula von der Leyen. Begaj dhe Von der Leyen do të zhvillojnë takimin në ambientet e Presidencës.

Read More

Fushata kualifikuese e Europianit “Gjermani 2024” vazhdon, me shumë skuadra që luajnë sfidat e raundit të tetë. Në Grupin E zbresin në fushë rivalët e Shqipërisë. Republika Çeke do të presë në Plzen ishujt Faroe në orën 18:00, ndërsa Polonia do të kërkojë hakmarrjen ndaj Moldavisë në shtëpi në orën 20:45. Gjithsesi asnjë rezultat nuk do ta luajë Shqipërinë nga vendi i parë në grup. Zvicra e shqiptarëve luan përballë Bjellorusisë në orën 18:00, e vlefshme për Grupin I, teksa po në këtë grup luhet dhe sfida midis Rumanisë dhe Andorrës në orën 20:45. Sa i përket duelit të Kosovës…

Read More

Mëngjesin e së dielës, banorët e Gazës janë lajmëruar prej disa ditësh tashmë që të largohen nga qyteti dhe nga pjesa veriore e Rripit për t’iu shmangur sulmit të Izraelit. Atyre u është kërkuar që të zhvendosen në jug të Wadi Gaza. Të dielën, korridori i shpëtimit për ta do të jetë mes orës 10.00 dhe 13.00 sipas orës lokale. Gjatë kësaj fashe orare, Izraeli ka njoftuar se nuk do të godasë në itinerarin e paracaktuar në hartë për të arritur në jug të Wadi Gaza.

Read More

Komisioni Evropian do të trefishojë ndihmën humanitare për Gazën dhe civilët e saj pas krizës humanitare me të cilën ata po përballen pas ndërprerjes së furnizimit me ujë, energji e ushqime nga ana e Izraelit. Vendimi vjen pas kritikave të shumta që u drejtuan ndaj BE për shkak të reagimit të saj të ngadaltë në lidhje me situatën e krijuar në Rripin e Gazës. “Komisioni do ta rrisë menjëherë ndihmën humanitare për Gazën me 50 milionë euro. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë me OKB-së dhe agjencitë e saj për të siguruar që kjo ndihmë do të arrijë te…

Read More

Një aksident me pasoja tragjike ka ndodhur orët e para të së dielës në aksin rrugor Shkodër-Koplik. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:40. Një 77-vjeçar, banues në Omaraj ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet në aksin rrugor Shkodër-Koplik. Mjeti që shkaktoi aksidentin drejtohej nga një 24-vjeçar, banues në Gostivar, Maqedoni e Veriut. I riu u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër.

Read More

2 mijë efektivë do të blindojnë Tiranën për sigurinë e Samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet të hënën. Disa rrugë do të bllokohen duke nisur nga ora 20:00 e mbrëmjes së sotme. Perimetri i sigurisë nis nga Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’, Ura e Dajtit deri tek Sheshi Nënë Tereza ndërsa do të jenë 1604 efektivë dhe 400 punonjës të Gardës së Republikës të angazhuar për këtë event të rëndësishëm që do të zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së. Në samit deri më tani është konfirmuar pjesëmarrja e Kancelarit Gjerman, Olaf Scholz, presidenti Francës, Emmanuel…

Read More