Author: tirana

Në shtëpinë e këngëtarëve Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj sot festohet, pasi vajza e tyre, Adea, ka sot 1-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë dyshja kanë organizuar një festë, nga ku Eni ka ndarë disa fotografi të bukura të vajzës dhe një portret familjar. “Gëzuar ditëlindjen e parë Adea ime! Si sot një vit më pare ti erdhe në jetë dhe bashkë me ty rilinda dhe unë. Kuptova që njeriu paska fuqi të dojë dikë përtej çdo limiti. Kuptova që prioriteti im prej asaj dite e deri në fund të jetës do jesh vetëm ti. Uroj të jem…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Një 33-vjeçare i ka dhënë fund jetë tragjikisht, duke u hedhur nga kati i tretë i një pallati. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se e reja vuante nga probleme të shëndetit mendor. “Pasditen e sotme, në lagjen nr.18, Durrës, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tetë i një pallati, shtetasja A. B., 33 vjeçe, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor, si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftim.

Read More

Komisioni Evropian ka thënë të shtunën se do ta trefishoJë ndihmën humanitare për Gazën. Ky vendim është marrë pasi Bashkimi Evropian është përballur me kritika për përgjigjen ndaj situatës atje. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka folur me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres të shtunën, ka thënë Komisioni. “Komisioni do ta rrisë menjëherë ndihmën humanitare për Gazën për 50 milionë euro”, ka thënë von der Leyen përmes një deklarate. “Kjo do ta rrisë shumën e ndihmës në 75 milionë euro”. “Ne do ta vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë me OKB-së dhe agjencitë e saj…

Read More

Një diplomat rus është gjetur i vdekur në një dhomë hoteli në Turqi. Bëhet fjalë për kreun e Departamentit të Bashkëpunimit Pan-Europian të Ministrisë së Jashtme ruse, Nikolai Kobrinets. Diplomati arriti në Stamboll për një takim me ambasadorët e huaj, raporton kanali televiziv turk, NTV. Kolegët u përpoqën ta kontaktonin në telefon pasi zyrtari rus nuk erdhi në takimin e mëngjesit. Pas kësaj, stafi i hotelit shkoi në dhomën e Kobrinets dhe gjeti trupin e pajetë të Kobrinetsit.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka treguar se çfarë do të përfitojë Shqipëria nga samiti i Procesit të Berlinit, i cili do të zhvillohet për herë të parë në Shqipëri. Duke folur në podkastin “Inside Albania” në Euronews, Rama theksoi se kjo është një mundësi e mirë ku vendet e Ballkanit Perëndimor të kërkojnë më shumë financim nga Bashkimi Europian në rrugën e tyre drejt anëtarësimit. “Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen do të prezantojë planin e ri të rritjes ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor, si rezultat i përpjekjeve të gjata dhe diskutimeve thelbësore që kemi pasur me Brukselin për…

Read More

Samiti i Berlinit që nis të dielën në Tiranë, është i nënti në radhë prej vitit 2014, kur kancelaria Anxhela Merkel u bë iniciatorja e Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor, por është i pari Samit që bëhet jashtë territorit të Bashkimit Evropian. Procesi i Berlinit është një iniciativë e Kancelares Merkel, përmes të cilit synohet të ruhet ritmi i integrimit të vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian si dhe një mënyrë për ta mbajtur gjallë dialogun politik mes këtyre vendeve. Procesi nisi simbolikisht njëqind vjet pas Fillimit të Luftës së Parë Botërore, e cila po ashtu e pati zanafillën…

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u shpreh se lufta e Rusisë ndaj Ukrainës nuk ka prekur vetëm Ukrainën dhe Europën, por edhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke krijuar një kontekst të ri gjeo-politik. Në një forum të organizuar nga shoqëria civile, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, ministri përsëriti se Shqipëria dënon ashpër sulmin e dhunshëm të armatosur kundër Policisë së Kosovës. “Pushtimi rus ka theksuar rëndësinë gjeopolitike të Ballkanit Perëndimor edhe në mesin e skeptikëve, të cilët kanë kuptuar, shpresoj të jetë kështu, se prania dhe ndikimi rus në rajonin e Ballkanit Perëndimor mund të zbutet duke…

Read More

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka kritikuar ashpër qasjen e Serbisë ndaj Kosovës, teksa ka komentuar situatën e tensionuar në Veri. I pranishëm në konferencën e liderëve të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Shkup, ish-Kreu i Shtetit Shqiptar ka kërkuar që Ballkani Perëndimor të bëhet me i sigurt, teksa ka shprehur shqetësimin për sulmet terroriste në Banjskë, ku sipas tij, duket qartë që e përfshirë është Serbia. “Dihet që në fillim duhet të bëjmë Ballkanin Perëndimor më të sigurt dhe pastaj të flasim për integrim. Pasi gjithë jemi të shqetësuar për pasigurinë e krijuar në vazhdimësi. Këto situata të…

Read More

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, teksa fliste për sulmin në veri të Kosovës dhe faktorin shqiptar në rajon, vlerësoi se Shqipëria në vend që të japë këshilla publike për Kosovën, duhet të bëjë detyrat e saj. Në një intervistë në “Kjo Javë”, Bushati vuri theksin te nevoja për një komunikim të sinqertë mes Tiranës dhe Prishtinës. Sulmi në veri të Kosovës ka nxjerrë edhe ndasitë mes Ramës dhe Kurtit. Raportet mes tyre janë të ftohta, edhe në stadium ishin larg njeri-tjetrit… Duhet të shkojmë pak më thellë se sa te një foto e marrë nga stadiumi. Për fat të keq…

Read More

Aktivistja Evi Kokalari vlerëson se terreni politik shqiptar vuan nga mungesa e burrave. E ftuar në “Shqip” në “Dritare TV”, ajo veçoi ish-kryeministrin Sali Berisha si politikanin e vetëm për të cilin ka vlerësime. “Shumë gjëra më bëjnë përshtypje nga Shqipëria. Një ndër to, është mungesa e burrave. Për mua, në Shqipëri nuk ka burra. Ndaj unë e them se Berisha është burrë, për gjërat që thotë, për gjërat që bën, për kurajën që ka. Ne na duhen burra shteti dhe fatkeqësisht në Shqipëri nuk ka. Ose ndoshta nuk na mungojnë por nuk dalin në pah të merren me pisllëkun…

Read More

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në Malësinë e Madhe, ku pas një konflikti të çastit është plagosur një 17-vjeçar, emigrant afgan. Policia njofton se 4 afganë u konfliktuan me disa shtetas ende të paidentifikuar. Malësi e Madhe/Informacion paraprak Në afërsi të stacionit hekurudhor, në fshatin Fermë, Malësi e Madhe, në rrethana ende të paqarta, 4 shtetas nga vendet e treta janë konfliktuar me disa shtetas ende të paidentifikuar dhe për pasojë ka mbetur i plagosur me armë zjarri, shtetasi afgan A. Z., 17 vjeç.  Shërbimet e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes, po këqyrin zonën dhe po marrin…

Read More

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi e ka cilësuar si gjuhë urrejtje deklaratën e avokatit Spartak Ngjela bërë pak kohë më parë në emisionin “Më lër të flasë”, i cili tha se “femrat edhe kur përdhunohen, bëjnë sikur nuk duan”, një deklaratë e cila shkaktoi bujë. KMD i ka kërkuar Spartak Ngjelës që të bëjë një deklaratë publike, ku të distancohet nga përdorimi i gjuhës së urrejtjes dhe të evitojë në të ardhmen përdorimin e saj. KMD e cilëson “qëndrim jo profesional, jo informues, paragjykues, dhe nga ana tjetër krijon negativitet kundrejt grave e vajzave në përgjithësi, e në veçanti kundrejt asaj…

Read More