Deputetja e PD Oriola Pampuri ka “zhveshur” kostumin e politikës dhe është shfaqur ndryshe me një rrëfim personal. E ftuar në emisionin “Living Room” në Vizion Plus, Pampuri ka treguar një histori prekëse, se si ajo është bashkuar pas shumë vitesh me kushërinjtë e saj vjenezë. Deputetja thotë se gjyshi i saj, pas largimit nga Kosova ishte ndarë me vëllain e tij dhe nuk kishin asnjë kontakt mes tyre, për shkak edhe të sistemit komunist. Sipas saj, vëllai i gjyshit mendohet të jetë vrarë nga ish sigurimsat në tentativën që ai kishte për të marrë jashtë vendit vëllain dhe motrën…
Author: tirana
Egjipti, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë arritur marrëveshje për t’i lejuar të huajt që janë në Gaza, të largohen përmes pikës kufitare Rafah drejt Egjiptit, ka thënë një zyrtar i lartë egjiptian. Ky zyrtar ka thënë të shtunën se Izraeli është pajtuar që t’i ndalë sulmet në zonat ku do të kalojnë të huajt, për t’u larguar prej Gazës së rrethuar. Ai ka thënë se Katari është përfshirë në negociata dhe që pjesëmarrësit kanë marrë edhe miratim prej grupeve militante palestineze, Hamas dhe Xhihadi Islamik. Një zyrtar i dytë në anën egjiptiane të pikëkalimit Rafah, ka thënë se kanë…
Jordania ka thënë të shtunën se çdo veprim i Izraelit që rezulton me zhvendosje të palestinezëve rrezikon ta çojë rajonin në “humnerën” e një konflikti më të gjerë. Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi, ka thënë se bllokimi i ndihmave humanitare në Gaza nga ana e Izraelit, dhe urdhri për t’u larguar nga shtëpitë, është shkelje “flagrante” e ligjit ndërkombëtar. Izraeli i ka dhënë urdhër të gjithë popullsisë së Rripit të Gazës në pjesën veriore që të largohet nga ajo zonë për në jug, para se të nisë një ofensivë eventuale tokësore për t’i luftuar militantët e Hamasit. Izraeli…
Në dokumentet e klasifikuara të organizatës sunite palestineze, të cilat ranë në posedim të rrjetit televiziv amerikan NBC përshkruhet fytyra e frikshme e Hamasit. Ndërsa planet e tij për të pushtuar Izraelin dhe mënyra e organizimit zbulohen gradualisht, dokumentet e reja përfshijnë harta ajrore të sulmeve ndaj shkollave dhe një qendre rinore në kibutz Kfar Saad. Direktiva-“urdhri” për terroristët e Hamasit nuk lë vend për keqinterpretim: “Vritni sa të mundni, merrni pengje dhe largohuni shpejt për në Gaza”. Hartat dhe dokumentet e gjetura nga autoritetet izraelite dhe media Hamasit zbulojnë një plan të koordinuar për të shfarosur dhe rrëmbyer fëmijët e vegjël…
Një grua italiane 53 vjeçare është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj, nga i cili po ndahej, në shtëpinë e tyre në Cerreto d’Esi të Ankonas. Mediat italiane raportojnë se pasi kreu vrasjen, autori i ka thënë së bijës së mitur, që ndodhej në banesë kur ndodhi ngjarja, që të njoftonte urgjencën. 55 vjeçari Franco Panariello u arrestua për vrasje me dashje të rëndë. Prej muajsh ai ishte ndarë nga gruaja Concetta Marruocco që punonte si infermiere.
Një 40-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi goditi me sende të forta vëllanë e tij pas një sherri për pronën. ‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin Z. D., 40 vjeç, banues në Gramsh, pasi gjatë një konflikti për motive pronësie, ka goditur me sende të forta vëllanë e tij’- thuhet në njoftimin e policisë.
Dy të rinj shqiptarë janë përfshirë në një sherr me thika mbrëmjen e djeshme në Figline, Itali. Pas sulmit policia italiane ka mbërritur në vendngjarje, ku ka arrestuar vetëm njërin prej tyre. 20-vjeçari është transportuar menjëherë në spitalin Ponte a Niwheri, i cili ende ndodhet nën mbikëqyrjen e mjekëve. Sipas raportimit të mediave italiane, 20-vjeçari nuk është në rrezik për jetën, por ka marrë disa plagë në gjymtyrët e tij dhe në njërën dorë, ku mjekët kanë vendosur që të bëjnë një ndërhyrje të mundshme kirurgjikale, raporton agjencia e lajmeve italiane FirenzeToday. Ndërsa 23-vjeçari tjetër me origjinë shqiptare, i cili…
Rreth 110 qytetarë kosovarë janë drejtuar spitalit rajonal të Malishevës për të kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se u helmuan nga ushqimi i konsumuar në një lokal. Ekipi i emergjencës në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë ka pohuar se numri i qytetarëve të helmuar vijon të rritet “Po vazhdon të rritet numri, deri tani 110 qytetarë janë paraqitur. Kanë të vjella, diarre dhe temperaturë”, konfirmuan për Telegrafin. Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi lajmëroi më herët se kanë nisur hetimet për rastin në fjalë dhe lokali është mbyllur përkohësisht. “Sonte rreth orës 17:30 AUV Zyra Regjionale…
Nga Preç Zogaj Vendi ynë ka krijuar tashmë një traditë të sondazheve politike gjatë fushatave elektorale. Por kanë munguar sondazhet që fotografojnë pëlqyeshmërinë e partive dhe drejtuesve të tyre nga java në javë, nga muaji në muaj. Kohët e fundit kjo praktikë e njohur në vendet e lira e matjes në kohë reale të rritjes, rënies apo qënndimit në vendnumëro të partive ka nisur të eksperimentohet edhe në Shqipëri. I tillë është sondazhi mujor që ka nisur të bëjë për televizonin “Report TV” i mirënjohuri Eduard Zaloshnja, i cili e ka fituar “patentën” e profesionistit duke iu afruar apo duke…
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, menjëherë pas njoftimit të marrë se dy shtetase, kishin marrë forcërisht në automjetin e tyre, një 46-vjeçare, si dhe e kishin kanosur atë për motive të dobëta, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autoreve të kësaj ngjarje, dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, u identifikuan dhe u vunë në pranga 2 autoret e dyshuara, shtetaset Anila Qose, 40 vjeçe, banuese në Kamëz, dhe Erinda Lekgegaj, 36 vjeçe, banuese në Tiranë. Nga veprimet hetimore dyshohet se…
Ky është një nga qëllimet e programit “Evropa tani 2”, e gjitha në përputhje me vendimin e Bashkimit Evropian nga viti 2015 për shfuqizimin e të gjitha fondeve shtetërore të pensioneve deri në vitin 2035. Analistët në vend paralajmërojnë se para se të aplikohet kjo nismë duhet të paraprihet nga analiza të sakta dhe ndryshime në ligj. Ata theksojnë se sistemi i pensioneve në BE, varësisht nga shteti, përcaktohet ndryshe. Për shembull në Gjermani ekziston një sistem pensioni me tre shtylla, që në thelb do të thotë se ka një fond të detyrueshëm të pensioneve shtetërore, si shtyllë të parë.…
Të hënën do të mbahet në Tiranë samiti i Procesit të Berlinit, ku do të marrin pjesë të gjithë liderët e vendeve të Ballkanit, të shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së. Ky lloj samiti i një rëndësie të veçantë mbahet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së. Kryeministria Shqiptare ka zbuluar edhe axhendën e këtij samiti. Në orën 11:00 do të jetë pritja e liderëve. Në orën 11:30 fjala hapëse. Në orën 12:00 nis sesioni i punës, integrimi i rajonit në tregun e përbashkët europian dhe përmirësimi i konvergjencës me BE. Në orën…