Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, GJKKO ka konfiskuar pasuritë e Erjet Strefi dhe personave të lidhur me të. 1. Pasuri e paluajtshme vilë 2 katëshe në Dhërmi, në kompleksin turistik “Ionian Olea”, me sipërfaqe totale ndërtimi 151,8 m² dhe sipërfaqe totale trualli 217,16 m², në pronësi eventuale të shtetases E.S; 2. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 56.20 m², në Selitë, Tiranë, në pronësi të shtetasit Erjet Strefi; 3. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 74.40 m², në Selitë, Tiranë, në pronësi të shtetasit Erjet Strefi; 4. Pasuri e paluajtshme e llojit tokë arë, me sipërfaqe…
Author: tirana
Nga Alex Wickham, Scott Johnson, Demetrios Pogkas dhe Sam Dagher, Bloomberg Sulmi i Hamasit dhe përgjigja e Izraelit erdhën me një kosto të rëndë. Por ato mund të shkaktojnë gjithashtu një ngadalësim të ekonomisë globale nëse lufta çon në rritjen e çmimeve të naftës. Lufta në Lindjen e Mesme mund të shkaktojë kaos në të gjithë botën pasi rajoni është shtëpia e vendeve prodhuese të naftës, si dhe një pikë kritike e transitit. Shembulli më i keq i asaj që mund të ndodhë ishte lufta arabo-izraelite e vitit 1973, e cila çoi në një embargo të naftës dhe ekonomitë industriale të…
Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, princi Faisal bin Farhan Al-Saud zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij shqiptar, Igli Hasanin, raportojnë mediat e huaja. Në bisedën e tyre kryefjalë ishte lufta në Izrael ku diskutuan mbi zhvillimet në Gaza dhe më gjerë dhe përpjekjet ndërkombëtare për këtë çështje, për të siguruar jetën e civilëve dhe respektimin e ligjit humanitar ndërkombëtar. Faisal bin Farhan Al-Saud ka nxitur Shqipërinë, në saj të rolit të saj si një anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit, të punojë për të siguruar që Këshilli të përmbushë përgjegjësinë e tij për ruajtjen e paqes…
Pas triumfit 3-0 ndaj Çekisë, Shqipëria do të presë Bullgarinë të martën në një miqësore në stadiumin ‘Air Albania’. Lista e Kombëtares ka pësuar ndryshime për këtë takim, teksa pas largimit të Keidi Bares dhe Mirlind Dakut, trajneri Silvinjo ka vendosur të thërrasë për herë të parë në Kombëtaren A Marvin Çunin. Sulmuesi shqiptar, i cili aktivizohet me skuadrën e Frosinones në kampionatin Italian do të bashkohet me kuqezinjtë ditën e sotme, ndërsa nesër do të zhvillojë edhe seancën e parë stërvitore në radhët e Kombëtares shqiptare. Marvin Çuni ka qenë më parë pjesë e Kombëtares U-19, teksa numëron gjashtë…
Lëvizja e një fëmije në një shtrat edhe pse të madh është një sfidë e madhe, si për fëmijën ashtu edhe për prindërit, kur fëmija flen me prindërit në një shtrat të përbashkët. Psikologët theksojnë se kur bëhet fjalë për marrjen e vendimit për t’u zhvendosur në dhomën ose shtratin e tyre, zakonisht ndodh kur njëra nga palët, qoftë prindi ose fëmija, e dëshiron atë. Nuk ka një periudhë specifike apo moshë specifike të fëmijës për këtë. Çdo fëmijë është unik dhe nuk ka rregulla të përgjithshme për dhe kalimin në dhomën e tyre për gjumë vetëm. Kjo është arsyeja…
Për fat të keq më duhet t’ju jap një lajm jo të mirë dhe t’ju them se Broja nuk do të luajë nesër. Ai ka një dëmtim, një problem… (hesht për disa sekonda)… (psherëtin)… Nuk e ndien që mund të luajë nesër. Ka pasur një bisedë mes doktorit tonë Sensina dhe mjekëve të Çelsit dhe mund t’ju them se lojtari nuk do të luajë. Nuk është stërvitur me ne as dje”, tha ndër të tjera Silvinjo një ditë para ndeshjes kundër Çekisë. Mirëpo, për shkak të historisë që ka pasur Broja me Kombëtaren shqiptare, përplasjeve të vazhdueshme me ish-trajnerin Reja,…
Pak ditë më parë, një video e opinionistit të njohur Arjan Konomi u bë virale në rrjet, pasi ai shfaqej me flokë të thinjur dhe komplet ndryshe në pamje fizike, duke i shqetësuar fansat për shëndetin e tij. Megjithatë, ishte vetë Konomi ai i cili bëri me dije se ishte mirë me shëndet teksa ndodhej në një udhëtim shumë larg Shqipërisë. Fansat u shqetësuan, por duket se miqtë e mikeshat e tij jo. Prandaj, opinionisti nuk i ka lënë pa përmendur. Në dyqanin e tij ka shkuar Luizi, i cili mesa duket e ka ‘vizituar’ opinionistin dhe ka kaluar qoftë…
Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amirabdollahian, në një takim gjatë mbrëmjes së djeshme me presidentin sirian Bashar Assad, tha se Perëndimi po shtrembëronte të vërtetën për situatën në Gaza, duke justifikuar mizoritë e tyre. “Vendet perëndimore përpiqen të shtrembërojnë realitetin e Gazës për të justifikuar mizoritë e sionistëve dhe për të legjitimuar këto krime”, tha Amirabdollahian. Ai shtoi se SHBA po ofron mbështetje ushtarake kundër palestinezëve. Po ashtu tha se vrasja brutale e njerëzve në Gaza ishte një krim lufte. “Ata u bëjnë thirrje të gjitha palëve në konflikt të tregojnë përmbajtje, me përjashtim të regjimit sionist. Shtetet e…
Në doganën e Morinës në Kukës, policia ka arrestuar një 50-vjeçar me iniciale I.B. me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë, shtetasi i kërkuar ndërkombëtarisht. Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 50-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Berlin, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Përvetësimi i sendeve të vjedhura”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, në formën e grupit kriminal, sipas parashikimeve të legjislacionit penal të Gjermanisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e 50-vjeçarit.
Qëndrimi ulur është zakoni i cili duhet të hiqet për të pasur jetë më të gjatë.Një studim që është bërë në vitin 2018 i publikuar në “Journal of the American Medical Association”, ka treguar se shumë njerëz shpenzojnë kohën më të madhe të ditës duke qëndruar ulur. Sipas studimit, ata që qëndrojnë ulur kanë jetë relativisht më të shkurtër se sa ata që kanë aktivitete ditore të çfarëdollojshme. “Koha e qëndrimit ulur” çdo ditë përfshin çdo aktivitet të kryer në pozicion ulur ose të shtrirë që kërkon pak shpenzime energjie, si puna në laptop, shikimi i televizorit, luajtja e video-lojërave,…
Qeveria italiane miratoi ligjin e ashtuquajtur “Dekreti i flukseve”, i cili parashikon importimin e 452 mijë punonjësve nga jashtë për tre vitet e ardhshme. Sipas dekretit, Italia do të pranojë në mënyrë të ligjshme për arsye pune sezonale, josezonale dhe vetëpunësim kuotën e 136 mijë emigrantëve për vitin 2023, 151 mijë për vitin 2024 dhe 165 mijë për vitin 2025. Punësimi jo sezonalPranohen në Itali, brenda kuotave të përgjithshme, për punë josezonale në sektorët e transportit rrugor të mallrave për palët e treta, ndërtimit, turizmit-hotele, mekanikës, telekomunikacionit, ushqimit, ndërtimit të anijeve, transportit të pasagjerëve me autobus, peshkimit, parukierë, elektricistë e…
Franca ka marrë një tjetër fitore në kualifikueset e Euro 2024 ndaj “Tulipanëve” të Holandës me shifrat 1-2. Francezët shënuan nga një gol për pjesë, ku Mbappe mendoi për 90 minutat e sfidës. Pranë përfundimit të ndeshjes, Hartman shënoi golin e ngushtimit të rezultatit, por në fund mbeti thjesht për statistikë. Kështu, me tre pikët e marra, Franca blindon vendin e parë në grup me 18 pikë, ndërsa tashmë Holanda rrezikon pasi renditet në vendin e tretë me 9 pikë. Vendin e dytë në këtë grup e ka marrë Greqia me fitoren ndaj Irlandës. Belgjika ka marrë gjithashtu një fitore…