Author: tirana

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pasditen e kësaj të shtune në Malësinë e Madhe. I plagosur ka mbetur një 17-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti të çastit. Vijon…

Read More

Kreshnik Spahiu, duke folur për luftën mes Izraelit dhe Palestinës, ai komentoi dhe reagimet e disa shqiptarëve që mbështesin Hamas-in, organizatë e konsideruar nga SHBA si terroriste. Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se Palestina nuk e njeh Kosovën, ndërsa shtoi se qëndrimi i Shqipërisë në këtë luftë është i parëndësishëm. “Duhet të kemi diçka shumë të qartë, palestinezët nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës, shtetin e Kosovës. Mbështetësit e Hamasit nuk kanë asnjë lloj konsiderate për mbështetjen e shtetit të Kosovës. Të gjithë grupimet palestineze shprehen se Kosova është pjellë e SHBA. Qëndrimi i Shqipërisë është i…

Read More

NATO-ja ka bërë të ditur se 130 trupa rumune kanë arritur në Kosovë, në kuadër të misionit të saj në Kosovë, KFOR. Ditë më parë, KFOR-i në Kosovë është përforcuar edhe me 200 ushtarë britanikë. Aleanca veri-atlantike ka thënë më 29 shtator se do ta rrisë prezencën e saj në Kosovë, përmes KFOR-it, pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës. Atëherë nuk e ka specifikuar numrin e saktë të trupave që do të dërgojë në Kosovë. Vendimi i NATO-s vjen pas përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës më 24 shtator. Atë ditë, Polica e Kosovës është sulmuar në…

Read More

Video që tregojnë dëshmi nga masakra që Hamas ka kryer në familje izraelite po qarkullojnë në masë në rrjete të ndryshme sociale. Një postim i fundit tregon pamje brenda një shtëpie në Kfar Aza, ku ngado të hedhësh sytë sheh njolla gjaku, mure e dyer të shpuara me plumba dhe sende të thyera. “Banori” i vetëm që ka ngelur në këtë shtëpi e që refuzon të largohet prej aty, është qeni i familjes, i cili qëndron palëvizur mbi shtratin ku flinin fëmijët. This is the home of an entire family in Kfar Aza slaughtered by Hamas terrorists. The family dog…

Read More

Partnerja e Al Pacinos, producentja 29-vjeçare Noor Alfallah është parë në një drekë me Princin Alexander von Fürstenberg në E. Baldi të enjten pasdite. Lajmi është publikuar nga media ndërkombëtare, shkruan DailyMail. Noor dhe socialisti amerikan 53-vjeçar dukeshin në shoqëri të njëri-tjetrit jashtë restorantit të preferuar vetëm disa orë pasi shijoi një shëtitje me babanë e fëmijës së saj.

Read More

Policia e Kosovës ka deklaruar se ka gjetur armë, mjete shpërthyese dhe pajisje të tjera ushtarake gjatë bastisjeve të kryera të shtunën në veri të vendit. Përmes një komunikimi për mediat, Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale publikuan rezultatet pas kontrollit në 7 zona të ndryshme duke nisur nga Manastiri i Banjskës, Mitrovica e Veriut dhe Zveçani. Kontrollet u zhvilluan në bashkëpunim edhe me EULEX-in e KFOR-in. Lista e armëve dhe pajisjeve tjera të sekuestruara:

Read More

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy të rinj, 16 dhe 17 vjeç, pasi akuzohen se u shisnin lëndë narkotike bashkëmoshatarëve të tyre në dy shkolla ku ata vetë ishin nxënës. Janë sekuestruar 486 gramë kanabis, dhjetëra doza kokaine dhe kanabisi, si dhe një armë e ftohtë thikë. Njoftimi i policisë: Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli” dhe zbatimi i masave të përcaktuara për Paketën e Sigurisë në shkolla. Si rezultat i bashkëpunimit me oficerët e sigurisë në shkolla, goditen 2 raste të tentativës për t’iu shitur lëndë narkotike, nxënësve. Vihen në pranga 2 shtetas që tentuan t’iu shisnin lëndë narkotike…

Read More

Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amirabdollahian, i ka bërë thirrje Izraelit që t’i ndalë sulmet në Gaza, duke paralajmëruar se lufta mund të zgjerohet edhe në pjesë tjera të Lindjes së Mesme, nëse Hezbollahu përfshihet në betejë. Sipas tij, diçka e tillë do të përbënte “tërmet të madh” për Izraelin. Amirabdollahian u ka thënë gazetarëve në Bejrut se grupi i Libanit Hezbollah, i ka shqyrtuar të gjithë skenarët e luftës, andaj Izraeli duhet t’i ndalë sulmet në Gaza sa më shpejt që është e mundur. Izraeli e konsideron Hezbollahun si kërcënimin më serioz, duke marrë parasysh se grupi i…

Read More

Lulzim Basha, në takimin me qytetarë të njësisë 6 në Tiranë, ka përsëritur edhe njëherë nevojën për vetting në politikë që Shqipëria të çlirohet nga korrupsioni dhe politikanët e korruptuar.  “Sot Shqipëria ka nevojë për pastrimin e politikës, ndarjes me krimin dhe largimit nga sistemi të politikanëve të korruptuar. Kjo është plotësisht e mundur përmes vetting-ut në politikë”, theksoi kreu i PD. Statusi i plotë: Kënaqësi të bisedoja me banorë të Njësisë Administrative Nr.6 në Tiranë, të degjoja shqetësimet e tyre dhe të diskutonim për alternativën që kanë sot nevojë shqiptarët për ti dhënë fund kësaj situate. Sot shqetësimi i qeverisë…

Read More

Këngëtari Arian Agushi, i njohur si Gold AG, përmes një postimi ka bërë të ditur se mbrëmë është ndaluar në Athinë nga policia greke. Arsyeja e ndalesës kanë qenë këngët e tij me përmbajtje nacionaliste. Postimi i plotë: Lajmërim për shqiptarët në Greqi Mbrëm rreth orës 1:00 pas mesnate arrita në Athinë.Në kontrollën e pasaportave u ndalova nga policia greke dhe më mbajtën të mbyllur deri në mëngjesin e sotëm.Arsyeja e vetme ishin këngët e mia dhe ma bënë ndalesë hyrjen në atë vend.Ju kërkoj falje krejt atyre dashamirëve që do të ishin sonte e nesër prezent në koncertet e…

Read More

Tronditet sërish futbolli Italian, personazhi i botës së showbizit Italian, Fabrizio Corona ka denoncuar emrat e disa futbollistëve të kombëtares italiane si të përfshirë në vënie bastesh. Deri më tani zyrtarisht kanë filluar hetimet për tre lojtarë, Nikolo Fagioli i Juventusit, Alesandro Tonalit, ish-lojtari i Milanit sot pjesë e Tottenham dhe Nikoli Zaniolo ish-lojtar i Romës dhe sot Gallatasarit. Dyshimet për ta lidhen me vënie bastesgh në platforma të ndryshme ilegale por që për momentin nuk flitet për prëfshirje të tyre në ndeshjet e klubeve të tyre apo ish-klubeve të tyre. Ditën e shtunë Korona ka zbuluar edhe një emër…

Read More

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet që të mbërrijë në Tiranë të dielën e 15 tetorit. Von der Leyen do të takohet me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe kryeministrin, Edi Rama, për të diskutuar mbi procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Pas takimit, von der Leyen dhe kryeministri Rama do të mbajnë një konferencë për shtyp pas takimit të tyre, në orën 17:30. Të hënën, presidentja von der Leyen do t’i bashkohet Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Verhelyi, për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit. Samiti do të mbledhë së bashku…

Read More