Ish-kryeministri Sali Berisha feston datëlindjen e tij të 79-të. Ai ka lindur në 15 tetor të vitit 1944 në Viçidol të Tropojës. Urimet për të kanë nisur që në orët e para të ditës së sotme, ndërsa nuk dihet se si ka zgjedhur ta festojë këtë ditë.
Author: tirana
E dielë, moti do jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim pasdite në veriperëndim. Temperaturat minimale do të luhaten 9-17 gradë, temperaturat maksimale parashikohen 20 -23°C në veri, 27 -28°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë me drejtim veri-perëndim me shpejtësi 6-15 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3-4 ballë në det të hapur.
Dashi Të dielën ndikimi i Venusit gjatë orëve të fundit ju ka shtyrë t’i shkoni punës dhe të shfrytëzoni mundësitë në fushën profesionale. Tani kushtojini vëmendje Hënës së Re e cila mund të nxjerrë në pah disa sëmundje apo komplikime personale. Demi Të dielën Marsi në Akrep mund t’i komplikojë gjërat gjatë kësaj fundjave përpiquni të qëndroni të qetë dhe t’i përkushtoheni relaksimit psiko-fizik. Pastroni mendjen dhe kafshoni gjuhën nëse është e nevojshme. Binjakët Të dielen Afërdita ju ngacmon prej disa ditësh. Mund të ndiheni pak të shqetësuar ose të hutuar në marrëdhëniet romantike, por mos u frikësoni. Marsi ju…
Italia e mbërthyer nga skandali i futbollistëve të kombëtares të cilët luanin baste ka lënë pas momentin e keq jashtë fushe, duke fituar lehtësisht 4-0 kundër Maltës për kualifikueset e Europianit. Golin e parë të ndeshjes të zhvilluar në Bari e realizoi Bonaventura, i cili vendosi rekordin e lojtarit më të vjetër që realizon për ‘axurrët’, në moshën 34-vjeçare e 53 ditë. Më tej shkëlqeu Berardi me ‘dopietë’, ndërsa rrugën e rrjetës e gjeti edhe Frattesi. Me këtë fitore Italia u rikthye në vendin e dytë me 10 pikë, po aq sa Ukraina e vendit të tretë. Edhe ukrainasit bënë…
Mali i Bardhë në Kurbin është një prej fshatrave ku dëshmohet bashkëjetesa dhe harmonia fetare, vlerë që e ka dalluar Shqipërinë ndër shekuj. Aty ndodhet një prej objekteve më të vjetra të kultit, Kisha e Shën Mëhillit e ndërtuar afro 7 shekuj me parë, që i ka afruar më tepër myslimanë dhe të krishterë. Rindërtimi i kishës disa vite më parë u bë me kontributin e myslimanëve që përbëjnë mbi 90% të banorëve të fshatit. Ata thonë se janë pranë njëri-tjetrit në ditë të mira e të vështira. I kanë lënë mënjanë dallimet e besimit e shprehen se janë të…
Disa shtëpi që banohen nga hebrenj në Gjermani janë shenjuar me Yllin e Davidit, një gjest që duket se vjen në vazhdën e rritjes së anti-semitizmit pas shpërthimit të konfliktit Izrael-Palestinë. Një anëtare e komunitetit të hebrenjve në Berlin, Anna Staroselski ka shpërndarë në rrjetet sociale fotografitë teksa thotë se nuk është ndjerë kurrë më parë kaq e trembur të ecë në rrugët e qytetit. Shënjimi i shtëpive të hebrenjve ringjall te ta një memorie të hidhur, ndërsa edhe gjatë holokaustit, banesat e hebrenjve në gjermani shënoheshin me bojë të kuqe. Në shumë qytete evropiane, përfshirë Londrën, Berlinin, Parisin por…
Garda e Republikës do të marrë në ruajtje dhe në mbrojtje jo vetëm kreun e SPAK, kreun e Gjykatës Antikorrupsion, por edhe çdo gjyqtar dhe prokuror të posaçëm që heton krimin e organizuar dhe korrupsionin. Në këtë përfundim ka dalë grupi që po shqyrton masat e sigurisë, pasi u zbulua plani për të vrarë prokuroren e posaçme Doloreza Musabelliu dhe prokuroren Merita Selimi. Në propozimet që pritet të ndryshojnë vendimin e Këshillit të Ministrave të 2019 për ruajtjen e njerëzve që hetojnë krimin e organizuar dhe të korruptuarit, përfshihet edhe ruajtja e tyre dy vjet mbasi mbyllin këtë mandat. Megjithatë…
E hëna do të jetë ditë pushimi për studentët e Ekonomikut në Tiranë, për shkak të masave të marra nga policia në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit. Fakulteti i Ekonomikut ka njoftuar sot studentët se për shkak të bllokimit të rrugëve në këtë zonë, e hëna do të bëhet pushim, por do të zëvendësohet një ditë tjetër. Një prej akseve që do të bllokohen, është edhe rruga e “Elbasanit”.
Këshilltari i sigurisë kombëtare i kryeministrit Benjamin Netanyahu tha të shtunën se armiqësitë me Hezbollahun libanez, ndërsa vazhdon lufta në Gaza, dukeshin të përmbajtura. Ai e paralajmëroi grupin që të mos ndërmarrë veprime që mund të çojnë në “shkatërrimin e Libanit”. Në një dalje televizive, zoti Tzachi Hanegbi tha se Izraeli po i përqendronte luftimet në enklavën palestineze, nga e cila persona të armatosur të Hamasit kryen një masakër të paprecedentë në qytetet jugore të Izraelit një javë më parë. Ai tha se Izraeli po përpiqet që të mos tërhiqet në një luftë me dy fronte. Duke folur pasi zoti…
Ushtria izraelite ka njoftuar se është e përgatitur për një ofensivë “të koordinuar” ajrore, tokësore dhe detare në Gaza. Forcat Izraelite të Mbrojtjes (IDF) kanë lajmëruar se po përgatiten që “të zbatojnë një gamë të gjerë planesh sulmuese operacionale”. Planet mund të përfshijnë “sulme të kombinuara dhe të koordinuara nga ajri, deti dhe toka”, thuhej në njoftim.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka njoftuar se është marrë aktvendim për fillimin e hetimeve për helmimin e 140 personave në Malishevë. Në njoftim thuhet se prokuroria ka paraqitur kërkesën për paraburgim ndaj të pandehurit K.Sh., në kohëzgjatje prej 30 ditësh. “Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri K.SH, ka kryer veprën penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë të shtunën se gjendja e të helmuarve një ditë më parë në Komunën e Malishevës është e qëndrueshme.
Aktori i humorit, Visjan Ukcenaj ka komentuar “batutën” që kolegu i tij Albano Bogdo bëri pak ditë më parë ndaj Beatrix dhe Alban Ramosajt. Ukcenaj tha se nuk e mbështet sigurisht dhe e konsideroi cinike abuzimin me fjalën e lirë. “Albano ka qenë kolegu im gjithë këto vite dhe më vjen keq që e ka bërë këtë gabim. E di që nuk e ka bërë nga keqdashësia. Ndoshta nga entuziazmi. E ka marrë ai hovi i punës së re. Unë nuk e mbështes absolutisht. Asnjëherë nuk duhet të jemi cinik dhe të abuzojmë me lirinë e fjalës. Nga ana ime…