Dashi – Partneri/ja juaj do jetë më me fat sot sepse ju do ja bëni ditën edhe më të bukur. Do e surprizoni atë në çdo moment dhe do ndiheni edhe vetë të gëzuar. Në planin financiar shmangni çdo lloj shpenzimi. Demi – Debatet në çift do fillojnë të pakësohen. Mundohuni ta ndryshoni paksa rutinën dhe të bëni diçka më ndryshe. Do të arrini të stabilizoni financat. Binjakët – Nuk do jetë një ditë e lehtë për çiftet, kështu që tregohuni të kujdesshëm kur të flisni me partnerin/en. Financat nuk do jenë problematike. Gaforrja – Bashkëpunim, mirëqenie dhe komunikim. Këto do jenë fjalët kyçe…
Author: tirana
Nga Dashnor Kaloçi Memorie.al publikon disa dokumente arkivore, të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSh-së), ku ndodhet edhe arkivi personal i ish-udhëheqësit të Shqipërisë komuniste, Enver Hoxha, i cili në ditarin e tij politik, që i përket një periudhe të gjatë kohe, duke filluar nga maji i vitit 1967, e deri në dhjetorin e 1983-it, ai ka mbajtur shënime për ngjarjet e Lindjes së Mesme, si; konflikti i gjatë Izrael-Palestinë, luftërat e vazhdueshme ndërmjet Izraelit dhe vendeve arabe, luftën gjashtë ditore në vitin 1967, ku Izraeli mposhti Egjiptin dhe koalicionin e vendeve…
Tani rajoni dëshiron të eksportojë modelin e tij gjetiu. Por ai përballet me rreziqe të mëdha, shkruan The Economist. Nëse mendonit se Lindja e Mesme ishte në stanjacion, mendohuni sërish. Ekonomitë e Gjirit Persik, në fakt janë ndër më të pasurat dhe më të gjallat në planet, falë çmimit të naftës së papërpunuar që u rrit në mbi 90 dollarë për fuçi këtë javë. Një sasi prej 3.5 trilionë dollarësh që vjen nga karburantet fosile, po shpenzohet për gjithçka, nga modelet e Inteligjencës Artificiale të prodhuara në vend dhe qytetet e reja në shkretëtirë, deri te mbushja e arkës së…
Për sa i përket ditës së sotme, deri në mesditë, vijon moti i kthjellët me kalime të pakta vranësirash në pjesën më të madhe të territorit por orët e pasdites sjellin vranësira më të shpeshta në të gjithë vendin ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten përgjatë shtrirjes Lindore por gradualisht gjatë mbrëmjes dhe në orët e vona të natës pritet grumbullim i vranësirave në të gjithë Shqipërinë. Temperaturat minimale do te luhaten 10-17 gradë , temperaturat maksimale parashikohen 20 -25°C në veri , 28 -29°C në zonën e ulet dhe zonat pranë bregdetit.
Instituti i ndërtimit ka dalë në përfundimin se nga ekspertiza e bërë në pallatin që u dogj në zonën e ish-parkut në Tiranë, zjarri ka shkaktuar dëmtime edhe në kolonat dhe jo vetëm ne fasadë. Në këtë mënyrë, sipas ekspertëve, pallati është i pabanuar dhe i rrezikshëm për jetën e banorëve dhe duhet t’i nënshtrohet restaurimit. “Struktura ë objektit në gjendjen ekzistuese, pas ekspozimit ndaj zjarrit, nuk i plotëson kushtet ë sigurisë dhe qëndrueshmërisë për ngarkesat maksimale statike apo dinamike të parashikuara. Demtimet janë lokale, por mund të influencojnë të gjithë ndërtesën në saje të fenomenit “domino”. Struktura duhet t’i…
Presidenti rus Vladimir Putin e përshkroi sot rrethimin e Rripit të Gazës nga ushtria izraelite si “të papranueshëm”. Presidenti rus Vladimir Putin e përshkroi sot rrethimin e ushtrisë izraelite të Rripit të Gazës si “të papranueshëm”, duke e krahasuar atë me rrethimin nazist të qytetit sovjetik të Leningradit gjatë Luftës së Dytë Botërore, percjell Reuters. Sipas Putinit, Izraeli po përgatitet të bëjë diçka “të ngjashme me rrethimin e Leningradit” në Gaza. “Kjo është e papranueshme. Më shumë se dy milionë njerëz jetojnë atje. Jo të gjithë e mbështesin Hamasin”, tha presidenti rus në një konferencë për shtyp në Bishkek, kryeqyteti i…
Një grup hakerash rus kanë sulmuar e bllokuar faqet online të Shërbimit Informativ Shtetëror. Një burim nga SHISH i tha gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, se kemi të bëjmë thjesht me një sulm që nuk lejon mundësi aksesi në faqen zyrtare web. I njëjti burim konfirmoi se sulmi është vetëm në këtë faqe e cila nuk është e lidhur me serverat apo arkivën e SHISH. Sulmi është ndërmarrë nga “IT Army of Russia”, ky APT pro-Rus me lidhje direkte me inteligjencën ruse. Në postimin e tyre ata thonë: “Mirëmbrëma, CyberArmy! Ne vazhdojmë punën tonë modeste për Shqipërinë. Ne po mundohemi…
Kasa qendrore elektrike e një pallati në lagjen “Granica” në Gjirokastër, është përfshirë nga flakët. Nga informacionet paraprake, dyshohet se ngarkesa në rrjet ka bërë që të përfshihen në flakë kabllot elektrikë të këtij pallati. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Aktualisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Kodet numerike të telefonit “Sky Ecc”, pritet të kthehen në gropën më të madhe juridike ndaj Laert Haxhiut dhe anëtarëve të grupit të tij të përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale. Së fundmi, i arrestuari Artan Tafani, që tashmë është kthyer në bashkëpunëtorin e prokurorisë, i ka dhënë prokurorit Kreshnik Ajazi 5 kode “Sky Ecc” që përdorte Laert Haxhiu dhe disa persona të tjerë, me të cilët kryenin vrasjet në Lushnjë dhe jo vetëm. Sipas dosjes hetimore kodet e “Sky Ecc” Tafani i ka pasur të shënuara në një letër dhe pikërisht këtë letër, ja ka dorëzuar grupit të…
Ballkani Perëndimor mori vendin si rruga më aktive e migracionit të parregullt në muajin shtator, vlerëson raporti më i fundit i organizatës policore europiane për ruajtjen e kufijve FRONTEX. Sipas raportit 18883 raste të kalimeve të emigranëtve të parregullt u evidentuan në këtë rrugëkalim, ndërkohë që rruga e Mesdheut Qëndror, shënoi një rënie me rreth 16600 raste gjatë muajit shtator. Ndërsa si nëntëmujor, nga janari deri në shtator, rruga e Ballkanit Perëndimor, shënoi 81800 raste të kalimeve të migrantëve me një rënie prej 23%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Migrantët që përshkuan rrugën e Ballkanit Perëndimor…
Një gazetar i prestigjiozes “Reuters” është vrarë gjatë detyrës në Libanin jugor. Lajmin e hidhur e bëri të ditur agjencia e lajmeve përmes një deklarate për mediat. “Ne jemi shumë të pikëlluar pasi mësuam se gazetari ynë, Issam Abdallah, është vrarë”, thotë “Reuters”. Më tej, në deklaratë thuhet se Issam po punonte si pjesë e një ekipi të “Reuters” që po transmetonte direkt atë që po ndodhte në Liban. “Issam po punonte si pjesë e një ekipi të Reuters në Libanin jugor, i cili po jepte një sinjal video të drejtpërdrejtë. Ne po kërkojmë më shumë informacion, duke punuar me…
Shtetet e Bashkuara thanë të premten se janë të shqetësuara për paralajmërimet se koalicioni i ri qeverisës në Mal të Zi mund të përfshijë forca politike anti-perëndimore. “Pjesëmarrja në qeveri e partive dhe udhëheqësve që refuzojnë të dënojnë agresionin rus, refuzojnë të përkrahin të drejtat e Ukrainës, refuzojnë të mbështesin sanksionet e BE-së kundër Rusisë, refuzojnë të mbrojnë të drejtat e pakicave dhe refuzojnë të respektojnë pavarësinë e vendeve fqinje si Kosova, pengon përpjekjet e Malit të Zi në realizimin e aspiratave evropiane”, tha ambasadorja amerikane në Mal të Zi, Judy Rising Reinke. Zonja Reinke tha se qëndrimi i SHBA-së…