Author: tirana

Forcat e ushtrisë izraelite kanë hyrë tashmë në Gaza nga toka me trupa ushtarake dhe mjete të rënda për kryerjen e atyre që i quajnë “bastisje të kontrolluara”. Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarë të ushtrisë izraelite për televizionin amerikan “Fox News”. Ata thanë se qëllimi i këtyre ndërhyrjeve është eliminimi i terroristëve të Hamasit si dhe mbledhja e informacionit për pengjet që ndodhen në brendësi të Rripit të Gazës. Ky nuk mund të konsiderohet ende si një pushtim tërësor i Gazës, për çka ushtria izraelite duket se është duke u përgatitur, megjithatë është hera e parë që trupat izraelite hyjnë…

Read More

Moderatorja Aulona Musta ka ndarë disa momente romantike pushimet me partnerin e saj në Oslo, Norvegji, të cilit i është drejtuar edhe me një dedikim të ndjerë dhe të veçantë. “Faleminderit që më do, që më respekton si Aulona përtej Tomit, që je gjithmonë krah meje…edhe kur nuk mbyll sirtarët e dollapëve dhe dritat. Edhe kur humb çelsat e makinës apo shtëpisë. Edhe pse bëj shumë zhurmë sa herë që ti fle. Edhe pse nuk e dëgjoj asnjëherë telefonin kur ti ke nevojë për diçka. Edhe pse t’i prish rrobat sa herë i fus në lavatriçe…“, shkruan Musta. “Falenderuese për…

Read More

Ministrja Elisa Spiropali, njëherazi edhe drejtuesja politike e qarkut Shkodër ka qenë sot për inspektim pune në kryeqendrën e veriut. Spiropali ka inspektuar fillimisht punimet e disa segmenteve rrugore në Malësinë e Madhe, duke dhënë lajmin e mirë se rruga që lidh Koplikun me fshatrat përreth ka përfunduar duke i dhënë aksesueshmëri të madhe zonës, jo vetëm për banorët, por edhe për turistët e shumtë që vizitojnë këtë vend. Më tej, Spiropali ka vijuar takimet në qytetin e Shkodrës, ku nuk ka munguar një kafe me kryetarin e Bashkisë, Benet Beci. Ministrja ka zgjedhur të ndajë në rrjetet sociale një…

Read More

Kanë kaluar më shumë se dy vite që prej herës së fundit që Toka kaloi një eklips vjetor diellor. I fundit ndodhi më 10 qershor të vitit 2021.Eklipsi i radhës do të ndodhë më 14 tetor 2023, dhe do të jetë i dukshëm në Amerikën Veriore dhe atë Jugore. Për disa orë, disku i hënës do të jetë i dukshëm teksa kalon përballë diellit, duke bllokuar kështu një pjesë të dritës së saj. Në disa vende në Tokë, rreshtimi i diellit dhe hënës do të jetë aq perfekt, saqë e gjithë hëna, ashtu siç shihet nga Toka, do të kalojë…

Read More

Disa shtetas shqiptarë që vijojnë të jenë në Rripin e Gazës kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga aty. Për këtë ka reaguar Ministria e Jashtme, e cila njofton se është në kontakt të vazhdueshëm me ambasadat shqiptare në Egjipt, Izrael dhe organizatat ndërkombëtare për të lehtësuar daljen e shtetasve nga Rripi i Gazës. “Pas disa intervistave në media, MEPJ përmes ambasadës në Egjipt është vënë në kontakt me disa qytetarë (shtetas shqiptarë) të cilët kërkojnë të largohen nga Rripi i Gazës. Prej 48 orësh MEPJ është në kontakt orë pas ore me këta shtetas, të cilët vetëm dy ditë…

Read More

Trajneri i njohur Shpëtim Duro, mendon se tashmë Shqipëria duhet të fillojë të mendojë për EURO 2024, pasi fitorja ndaj Çekisë jo vetëm i ka siguruar pjesëmarrjen në atë turne, por edhe ka shtuar besimin që mund të jetë protagoniste atje. Në një intervistë për “Sport News” në “News 24”, ai ka theksuar se gjithçka është meritë e Silvinjos, i cili ka ndërtuar grupin e duhur, me shumë alternativa cilësore e lojës që të kënaq. “Tani është realitet, një moment pa fjalë për çdo shqiptar që të përshkruajë këtë gëzim, është realitet. Janë rezultate fantastike për vazhdimësi dhe fitorja e…

Read More

Mbrëmë në stadiumin ishte edhe çifti i famshëm, Arbana Osmani dhe Eduart Girshaj. Moderatorja ka ndarë disa foto e veshur kuq e zi, duke bërë tifo për skuadrën e zemrës. “Kuq e zi gjithë jetën”, shkruan Arbana në një foto në Instagram krah mikes së saj, Xhemi Shehu. Të shumta ishin komentet, por këtë herë njëri ia ka marrë vëmendjen Arbanës. “Kuq e zi, ama pushimet në Itali”, shkruan komentues. Moderatorja ia kthen me ironi: “Edhe dasmën mos harro”.

Read More

Kancelari gjerman do të marrë pjese në Samitin e Procesit te Berlinit dhe pritet të bëjë takime bilaterale edhe me përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë. Kancelari gjerman Olaf Scholz do të udhëtojë të hënën për një vizitë të shkurtër në Tiranë, bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, të premten, 13.10.23, në konferencën e shtypit të qeverisë gjermane, në Berlin. Scholz do të marrë pjesë Samitin e Procesit të Berlinit, i cili zhvillohet për herë të parë në një vend jashtë Bashkimit Europian. Procesi i Berlinit është një nismë e vitit 2015 për të mbështetur integrimin në BE…

Read More

Mediat italiane i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë jo vetëm fitores kuqezi, por dhe deklaratave të ish-drejtorit sportiv të Lazio-s, Igli Tare dhënë pas ndeshjes së luajtur në “Air Albania”. Pasi mposhti Çekinë 3-0,k kaloi në epërsi në “Grupin E” të vlefshëm për kualifikueset në Euro 2024. Një grup jo i lehtë për ekipin e drejtuar nga Sylvinho me Poloninë, Çekinë, Moldavinë dhe Ishujt Faraoe. Ish-drejtori sportiv i Lazios, duke folur pas ndeshjes, u shpreh: “Skuadra ishte perfekte, urime të gjithëve nga lart poshtë. Për herë të parë një trajner i kombëtares shqiptare do të ketë probleme në zgjedhje,…

Read More

OMONIA ka reaguar sërish e revoltuar për Censusin në Shqipëri. “Ndërkohë që si forum politik i Minoritetit Etnik Grek ndërmorëm denoncimin me dy komunikime të mëparshme të devijimeve serioze nga dispozitat e Ligjit për Regjistrimin e Përgjithshëm të Popullsisë dhe Banesave – Cens 2023, për fat të keq konstatojmë se situata përkeqësohet. Për më tepër, kërkesa që parashtruam në mënyrë insistuese për takim me drejtuesen e – INSTAT, ndeshi shmangie dhe refuzim me pretekst programin e ngarkuar. Paralelisht me sjelljen antiligjore të regjistruesve që metodikisht nuk u drejtojnë qytetarëve pyetjet e rubrikave sensitive, për origjinën etnike, gjuhën amtare dhe besimin…

Read More

Fitorja e mbrëmshme e kuqezinjve edhe ndaj Çekisë në të njëjtin stadium, si dhe suksesi 2-0 i Polonisë ndaj Ishujve Faroe, u ka dhënë mundësinë polakëve të kthehen në garë, duke mbajtur tanimë vendin e dytë në grup dhe duke qenë me fatin në dorën e tyre, Ata kanë ndeshje direkte me Moldavinë e Çekinë për të siguruar pjesëmarrjen në turneun e ardhshëm. Sipas vetë portierit të njohur polak, kjo është praktikisht një mrekulli. “Ky është padyshim një fillim i ri. Është mirë që fituam, por nuk ishte një provë e veçantë për ne. Falë Zotit, dikush po na vëzhgon…

Read More

Pikat me ngjyrë të bardhë në të verdhë rreth syve janë në fakt depozita kolesteroli të njohura shkencërisht si ‘’xanthelasma’’ dhe mund të jenë një shenjë se diçka nuk po shkon mirë me shëndetin tuaj. Mjekët besojnë se këto depozita kolesteroli shfaqen kur prishet lidhja e brendshme mes qelizave dhe kapilarëve. Kur kjo ndodh, kolesteroli mund të përhapet në gjak dhe në zonën e lëkurës. 1.Lazeri Së pari, mund të kërkoni një trajtim me lazer. Trajtimi me lazer e largon atë shtresë pas shtrese derisa të zhduket. 2.Kirurgjia E vërteta është se trajtimi me lazer nuk funksionon për rastet e…

Read More