Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet malazeze, i dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Sipas mediave fqinje, ai është arrestuar në pikën kufitare të Sukobinit, teksa dyshohet se do të kryente vrasjen e një anëtari të klaneve të Kotorrit. Ende nuk është bërë i ditur identiteti i tij, ndërsa është arrestuar edhe bashkëpunëtori i tij nga Armenia, 35 vjeç, ndërsa një tjetër, po nga Armenia, është shpallur në kërkim. Referuar mediave malazeze, mësohet se policia e Budvës mbrëmjen e djeshme ka vënë re një automjet “VW Polo” me targa të Barit në rrugën “Slovenska pla?a”, të…
Author: tirana
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka reaguar ndaj Lulzim Bashës, i cili ka thënë se ‘PD duhet pastruar nga çdo nuancë apo tundim intolerant.’ Gjekmarkaj ironizon kreun e PD duke thënë se nuk mund të merret seriozisht, pasi hoqi 50 mijë demokratë nga lista si dhe përjashtoi 11 deputetë. “Ky qenkësh trazuar nga tundimet intolerante dhe kur u zgjua nga gjumi vendosi tu shpalle lufte atyre?! Allah kij mëshirë, Krisht mbrona”, thuhet në reagimin e Gjekmarkajt. Reagimi i plotë i Agron Gjekmarkajt “PD duhet pastruar nga çdo nuancë apo tundim intolerant dhe autokratik” Lulzim Basha e paskësh thënë këtë?!…
Më shumë se 700 personazhe të njohur nga bota e filmit dhe televizionit, duke përfshirë Gal Gadot, Jerry Seinfeld, Jamie Lee Curtis, Chris Pine etj., kanë vendosur emrin e tyre në një letër që tregon mbështetjen e tyre për Izraelin. Letra u publikua nga organizata jofitimprurëse e industrisë së argëtimit “Creative Community For Peace”. Në të thuhet: “Ky është terrorizëm. Gjithçka që po ndodh është e keqe. Nuk ka asnjë justifikim apo racionalizim për veprimet e Hamasit. Këto janë akte barbare të terrorizmit që duhet të thirren nga të gjithë. Ata janë një organizatë terroriste, udhëheqësit e së cilës bëjnë…
Tubimet në mbështetje të Gazës janë organizuar sot në të gjithë Libanin nga Hezbollahu – forca ushtarake më e fuqishme e vendit, pasi Hamasi bëri thirrje për solidaritet në të gjithë botën arabe. Në kampin e refugjatëve palestinezë të Burj al-Shemali, në Libanin jugor, njerëzit po përgatiten për një tjetër manifestim këtë të premte. Kampi drejtohet nga fraksione të ndryshme palestineze, duke përfshirë Xhihadin Islamik. Korrespondentët e BBC takuan nënën e një prej militantëve të Hamasit, i cili kaloi në Izrael të hënën dhe u vra nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit. Azab Mousa, 45 vjeçe, tha se ishte “krenare” për…
Konkretisht 51.1% e autoveturave që qarkullojnë në vend janë me moshë 11-20 vite, pra mjete të prodhuara nga viti 2002-2011. Kategoria e dytë ose 40,9% e totalit të makinave që qarkullojnë në vend, janë prodhuar përpara vitit 2002, pasi jetëgjatësia e tyre është mbi 20-vjeçare. Në Shqipëri janë të regjistruara 639.379 autovetura gjithsej ku mbi 262 mijë janë me vit prodhimi përpara vitit 2002, kurse mbi 326 mijë mjete janë të prodhuara në harkun kohor 2002-2011. Për të frenuar futjen e makinave të vjetra dhe të përdorura në vend DPSHTRR, ka vendosur që prej 1 janarit të këtij viti të…
Numri i fëmijëve të vrarë dhe të plagosur në Gaza po rritet çdo ditë, deklaron e alarmuat UNICEF. “Qindra fëmijë janë vrarë dhe plagosur. Vrasja e fëmijëve duhet të ndalet…Pamjet dhe historitë janë të qarta, fëmijë me djegie të tmerrshme, plagë dhe gjymtyrë të humbura. Spitalet janë tejmbushur dhe ka vështirësi në trajtimin e tyre”, thuhet më tej në deklaratë”, tha në një deklaratë zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder. Elder iu bashkua thirrjeve nga komuniteti ndërkombëtar duke thënë: “Fëmijët izraelitë që mbahen peng në Gaza duhet të ribashkohen në mënyrë të sigurtë dhe menjëherë me familjet dhe të dashurit e…
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përgëzuar 2300 punonjësi e policisë që u angazhuan mbrëmjen e djeshme për mbarëvajtjen e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Çekisë. Balla shprehu mirënjohje dhe për qytetarët që mirëkuptuan masat e rrepta të policisë, si dhe falenderoi lojtarët e Kombëtares për fitoren e mbrëmshme. “Meritojnë një përgëzim të madh 2300 punonjësit e policisë nga të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit, të përfshira në mbarëvajtjen e aktiviteteve dhe festimeve, përpara, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit mes Shqipërisë dhe Republikës Çeke. Shumë mirënjohje qytetarëve që i mirëkuptuan masat e rrepta në këtë nivel të…
Nga BBC Izraeli ka akuzuar prej kohësh Hamasin për përdorimin e civilëve si mburojë për operacionet e tij ushtarake. Ata thonë se kjo i vë në rrezik civilët palestinezë pasi Hamasi grumbullon municionet dhe vendos objektet kryesore ushtarake në mes të qendrave të populluara. Gjatë operacionit të fundit të madh të Izraelit në Gaza, në vitin 2021, Forcat Mbrojtëse të Izraelit publikuan video që tregonin se raketat e Hamasit hidheshin nga zonat civile. Izraeli gjithashtu tregon për një rrjet tunelesh të Hamasit, të cilin e quan “metro”, të cilat thuhet se shtrihen nën zona të ndërtuara. Ai tha se shkatërroi…
Hysni Gucati është i lirë. Gjykata Speciale ka aprovuar kërkesën e kryetarit të OVL-UÇK-së, për lirim të parakohshëm nga burgu në Hagë. Lajmin e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku. Ai ka thënë per mediat e Kosovës, se për këtë vendim është informuar nga avokatët mbrojtës. Pas lirimit nga akuza, Gucati do të lerë Hollandën për të shkuar në Kosovë, javën e ardhshme. Hysni Gucati ka kaluar shumicën e vuajtjes së dënimit, me Nasim Haradinaj, dhe avokatet kishin dorëzuar kërkesat për lirim të parakohshëm për të dy të dënuarit, por vetëm Gucati ka mundur të fitojë lirinë. Dhomat e Specializuara i shpallën fajtorë Gucatin dhe Haradinajn për pengim të…
Tre vatra zjarri janë aktivizuar ditën e sotme në Marinzë të Fierit. Në vendngjarje kanë shkuar shërbime zjarrfikëse nga Roskoveci dhe nga Fieri, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe largimin e rrezikut pranë banesave. Nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit. Aktualisht situata është nën kontroll ndërkohë që shërbimet zjarrfikëse po punojnë në terren për shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit të cilat të favorizuara nga era mund të riaktivizohen.
Socialistët duket se e kanë zhvendos më 4 nëntor mbajtjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm të partisë, i parashikuar të zhvillohej rreth javës së 3-të të muajit tetor. Mbajtja e Kongresit është shtyrë në agjendën e aktiviteteve, duke i dhënë mundësi strukturava dhe të deleguarve, të vijojnë takimet në bazë me analizat gjithëpërfshirëse. Asambleja Socialiste e 4 shtatorit solli ndryshime të sekretariateve të partisë, ku Sekretar Organizativ u caktua Ardian Çela; Sekretare e Programit Milva Ekonomi; Sekretariati i Burimeve Njerëzore Eduart Ndreca; Sekretariati i Gruas, Evis Kushi, Sekretariati Digjital dhe Rinisë, Etjen Xhafa; Sekretare e Mardhënieve me Jashtë Romina Kuko, ndërsa…
Thirrja e ushtrisë izraelite që palestinezët në veri të Gazës të evakuohen në jug, “në asnjë mënyrë nuk është e pranueshme”, tha Ministria e Jashtme e Turqisë. Çdo evakuim me forcë i civilëve “është shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar”, u tha në njoftimin e kësaj ministrie. Turqia i bëri thirrje Izraelit që “menjëherë të tërheqë” vendimin dhe t’i japë fund “veprimeve brutale ndaj popullatës civile” në Gazë. Ndërkaq, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, gjatë një konference për media më 13 tetor, tha se Izraeli duhet të lejojë që ndihma humanitare të shkojë në Rripin e Gazës përmes pikëkalimit Rafah…