Author: tirana

86 miliardë neurone dhe 100 miliardë qeliza të tjera të 3000 llojeve të ndryshme, këto janë numrat e pabesueshëm të atlasit më të plotë të qelizave të trurit të njeriut dhe primatëve të krijuar si pjesë e Iniciativës së Trurit, projekti i madh i koordinuar nga Instituti Amerikan i Shëndetit NIH, që përfshin dhjetëra qendra kërkimore nga e gjithë bota për të përmirësuar të kuptuarit e trurit dhe zhvillimin e terapive të reja kundër shumë sëmundjeve që e prekin atë. Të dhënat u prezantuan në 21 studime të publikuara në revistat Science, Science Advances dhe Science Translational Medicine. Iniciativa e…

Read More

Këtë të premte, Asambleja e Përgjithshme e Prokurorëve zgjodhi një nga 3 anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Mësohet se anëtari i parë i zgjedhur, është Moisi Duda, i cili mori 122 vota ndaj rivales, Aferdita Ndoi me 106 vota. Kurse 6 vota ishin të pavlefshme. Mandati u ka përfunduar Bujar Sheshit nga Apeli, Esmeralda Keshi, Shkalla e Parë, Eloida Goxhi, shkalla e parë.

Read More

Këtë herë, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç ka dëgjuar këshillin nga Presidenti serb, dhe ka shprehur gatishmërinë për të mbajtur zgjedhjet në Veri të Kosovës. Në konferencën për media, Rakiç tha se topi tani është në fushën e Prishtinës. Ai tha se vendimet politike janë marrë gjithmonë në koordinim me Serbinë dhe se këtë herë do të marrin parasysh këshillën e dhënë më herët nga Presidenti Aleksandër Vuçiç. “Prandaj këtë herë do ta dëgjojmë këshillën e presidentit Vuçiç dhe sot po dërgojmë mesazhin se jemi të gatshëm të marrim pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës, duke inkurajuar kështu…

Read More

Pesë punonjës policie janë pezulluar nga Policia e Shkodrës pasi kanë shpërdoruar detyrën. Në vitin 2021, efektivët e policisë pas kontrollit të territorit të fshatrave Curak dhe Shkozë, në Pukë, kanë deklaruar se nuk kanë konstatuar bimë narkotike të kultivuara, ndërkohë që disa ditë më pas, në këto zona janë gjetur të kultivuara 4000 bimë kanabis. Pezullimi i policëve është përshëndetur edhe nga ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili thotë se procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit do të vazhdojë. “Vijon intensivisht goditja e grupeve kriminale, por edhe procesi i vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit. Vetëm në 48…

Read More

Shqipëria ka regjistruar këtë sezon turistik një numër të lartë vizitorësh të huaj. Megjithëse jemi në muajin tetor, ky është ndër muajt me volumet më të larta të turizmit përmes kroçierave dhe jahteve. Kryeministri Edi Rama thotë se 4 anije janë ndalur gjatë ditëve të fundit në Portin e Durrësit, ndërkohë që edhe 4 të tjera janë planifikuar të vijnë deri në fund të tetorit me rreth 2.600 turistë të huaj. ”Edhe pse në mes tetori vijon turizmi i kroçierave në Shqipëri. 4 anije janë ndalur gjatë ditëve të fundit në Portin e Durrësit, ndërkohë që edhe 4 të tjera…

Read More

Mallra kontrabandë janë sekuestruar sot në pikën kufitare të Muriqanit. Sekuestrimi i mallrave në fjalë, cigare, kafe, detergjente, që dyshohet se janë kontrabandë, janë gjetur në një furgon, ndërkohë pas hekurave ra drejtuesi i tij. NJOFTIMI I POLICISËNë vijim të punës intensive të kryer në hyrje/dalje të vendit, me objektiv parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, në hyrje të vendit, kanë ndaluar për kontrolle në vijë të dytë, furgonin me drejtues shtetasin G. C. Në këtë automjet është gjetur një shumëllojshmëri produktesh (cigare, kafe, detergjentë) pa deklaratë origjine ose faturë tatimore, produkte të…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike së vulës, Lulzim Basha, vizitoi këtë të premte Memorialin e të përndjekurve politikë në Lushnjë. Ai tha se emri i PD duhet pastruar, duke braktisur çdo nuancë, çdo trend apo tundim intolerant, autokratik dhe delirant, që ka dëmtuar dhe dëmton ashtin dhe vlerat e saj. “Te memoriali i të përndjekurve politikë në Lushnjë, për të nderuar e kujtuar viktimat e regjimit më çnjerëzor në Europë. Detyrimet tona, materiale e morale, ndaj të përndjekurve dhe pasardhësve të tyre, janë shtysë për të reflektuar mbi rolin tonë si Parti Demokratike. Për përgjegjësinë që kemi mbi supe për të…

Read More

Në konferencën e së premtes me gazetarët, ish-kryeministri Sali Berisha u ndal edhe te ndeshja e kombëtares me Çekinë, ku Shqipëria fitoi me rezultatin 3:0. Berisha komentoi edhe prezencën e kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se rrinte si në gjemba, duke e konsideruar si përçarësin e kombit. ”Aq sa ishte lartësimi dhe krenaria që krijoi ekipi me lojën e tij fantastike, po aq ishte domethënia e ndëshkimit që i bën përçarësit të kombit i cili nxinte sterr. Rrinte si në gjemba, si tiran pa duartrokitur njëherë ekipin sepse shihte ato, përçarësi i kombit. Se ç’ndodhi pastaj mes tij…

Read More

Edhe këtë të premte në konferencën e përjavshme me gazetarët, Sali Berisha hodhi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, ku tha se i bëri atentat parlamentarizmit dje. Po ashtu shtoi se opozita do shqyrtojë situatën dhe do dalë me konkluzionet e saj. “Tani njerëzisht do u kërkoja që komentet e tjera për këtë ndeshje, t’ia lëmë specialistëve. Ne të vazhdojmë tani me problemet tona të mëdha, të cilat janë atentati që Edi Rama i bëri parlamentarizmit, pikërisht në ditën e ekzekutimit të opozitës shqiptare në vitet ‘46. Pikërisht atë ditë zgjodhi të votojë në mënyrë totalitare, të votojë në…

Read More

Gjykata e Lartë do vihet në lëvizje për të zgjidhur konfliktin ligjor të drejtimit të Partisë Demokratike. Fjala është për rekursin e bërë në 24 maj nga Rithemelimi, i cili kërkon të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, ku vula i mbeti Sali Berishës. “Kjo çështje për shkak të objektit që ka “Rekurs(Prishje Rigjykim)” hyn tek çështjet për të cilat gjykata investohet me procedurë të përshpejtuar. Për këtë arsye, por edhe për shkak të natyrës sensitive që ajo mbart, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë ju bën me dije se ajo do të shqyrtohet shumë shpejt, në Dhomë…

Read More

Partia Lirisë akuzon kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, se nuk e ka mbajtur premtimin e vitit 2017, për ujë të pijshëm 24 orë. Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, i cili mban edhe pozicionin e kryetarit të grupit të Këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Bashkinë e Tiranës, akuzon Veliajn se pavarësisht rritjes së çmimit të ujit me 40% në kryeqytet, sërish ka mungesë të furnizimit me ujë. “Erion Veliaj rriti me 40 % çmimin e ujit në vitin 2017, por Tirana vijon të përballet përditë në zona të ndryshme me mungesën e ujit të pijshëm. Megjithë…

Read More

Shoferi që fluturoi te diga e Liqenit në muajin gusht, u arrestua mbrëmë dhe para hetuesve, ka dëshmuar se nuk mundi të kontrollojë dot makinën që përfundoi në shëtitore, pasi kishte pirë tullumbace me oksid azoti. Emiljano Nina, kushëriri i Ervis Martinaj, ishte në kërkim edhe për dhunimin e të dashurës, ku gjykata e kishte dënuar në mungesë me 8 muaj burg.

Read More