Izraeli ka njoftuar sot se do të përdor të gjithë arsenalin e tij ushtarak, që përfshin mijëra tanke, avionë luftarakë dhe 173,000 trupa për të zhdukur Hamasin, një javë pasi terroristët sulmuan pa mëshirë vendin duke vrarë më shumë se 1300 civilë. Që pas të shtunës forcat izraelite kanë përdorur forcën e tyre ajrore prej 600 avionësh dhe artilerinë me 300 raketahedhës për të goditur pamëshirshëm Rripin e Gazës, duke shkatërruar mijëra objektiva që i përkisnin Hamasit dhe duke vrarë 1,530 palestinezë. Por, urdhri për evakuimin e 1.1 milionë palestinezëve nga veriu në jugun e Gazës brenda 24 orëve, tregon…
Author: tirana
Ministri i Europës dhe i Punëve të Jashtme, Igli Hasani ka kërkuar përfshirjen e rolit të Parlamentit në procesin e Berlinit. Teksa vlerësoi ekspertizën e Kuvendit, ministri tha se ndonëse është kërkuar ky bashkëpunim për 9 vite, “parlamentet e të gjashtë vendeve të rajonit nuk kanë qenë pjesë e Procesit të Berlinit.” Bashkëpunimi mes tyre, sipas Hasanit është mjaft i rëndësishëm, pasi “lidhet drejtpërdrejt me procesin e integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor.” Nga ana tjetër Hasani përmendi dhe lehtësimet që Shqipëria përfiton nga disa vendime që priten të merren lidhur me uljen e tarifave romaning dhe korridoret e gjelbërta.…
Izraeli i kërkon më shumë se një milion palestinezëve, që të lëvizin në jug të Gazës. Një aksion ushtarak nga toka ku pritet të angazhohen mbi 170.000 ushtarë, pritet të nisë në orët në vijim për të finalizuar ofensivën që do të çonte në shfarosjen e Hamasit. OKB në një deklaratë të lëshuar së fundmi i “tërheq veshin” Izraelit, duke thënë se është “e pamundur” që 1.1 milionë palestinezë të zhvendosen në jug të Gazës në 24 orët e ardhshme. “Zyrtarët e OKB-së në Gaza u informuan nga oficerët e tyre ndërlidhës në ushtrinë izraelite se e gjithë popullsia e…
Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Sipas një auditi të bërë në agjencinë e drejtuar nga Adrian Koni, KLSH ka nxjerr në pah disa problematika në këtë institucion që administron pasuritë e bllokuara, të krijuara nga veprimtari kriminale. Sipas KLSH-së, Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara nga krimi i organizuar, apo korrupsioni menaxhonte në fund të dhjetorit të vitit të kaluar prona me vlerë gati 140 milionë euro.Por, mosinventarizim sipas kërkesave të ligjit, shkelje të rënda në procedurat për shitjen e tyre, abuzime me kontratat e punonjësve dhe punësime të dyshuara nepotike e korruptive kanë…
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 29-vjeçar, pasi ishte shpallur në kërkim për transportin e emigrantëve të paligjshëm. 29-vjeçari F.U, është pjesë e 2 grupeve kriminale që u goditën një ditë më parë, që transportonin emigrantë kundrejt parave në vendet e Bashkimit Europian. Me arrestimin e tij, ka shkuar në 10 numri i të arrestuarve në kuadër të operacionit ‘Faza’, ndërsa 4 të tjerë janë arrestuar më parë. Hetimet kanë nisur 6 muaj më parë ku gjatë kësaj periudhe janë goditur 4 raste të veprimtarisë kriminale dhe kanë vënë në pranga 4 persona të tjerë, duke transportuar emigrantë,…
28-vjeçari Jasir Asani nuk di të shënojë gola normal, por vetëm “perla”. Edhe në ndeshjen ndaj Republikës së Çekisë, sulmuesi ishte protagonist me një super gol në minutën e nëntë duke i hapur rrugë fitores 3-0 të kuqezinjve. I menjëhershëm edhe reagimi nga ana e faqes zyrtare e UEFA Euro 2024 që e klasifikoi golin e Asanit si një kandidat potencial për golin më të bukur të raundit. Në një postim në rrjetet sociale, ”UEFA Euro 2024”, theksoi se Asani nuk di të shënojë gola normale, por vetëm gola të jashtëzakonshëm. 28-vjeçari nga Shkupi ka realizuar tre gola në gjashtë…
Pas fitores me 3 gola mbrëmë në ”Air Albania” ndaj Çekisë, djemtë e Sylvinhos ngjiten me 13 pikë në krye të grupit dhe janë me një këmbë në fazën finale të “Gjermani 2024”. Kombëtarja ka edhe dy takime, ndërsa në 17 nëntor udhëtojnë për në Moldavi dhe në 20 nëntor presin Ishujt Faroe në Shqipëri. Me të gjitha kombinimet, një pikë do na dërgonte edhe matematikisht në fazën finale Euro 2024. Me Poloninë dhe Çekinë që kanë ndeshje direkt, skuadra jonë do kalonte më tej edhe nëse do kishte pikë të barabarta me dy skuadrat e sipërpërmendura, kjo për shkak…
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku e pranishme këtë të premte në konferencën parlamentare mbi “Rolin e Parlamentit në Procesin e Berlinit”, tha se roli i Parlamentit në procesin e anëtatrësimit në BE është thelbësor. Ajo tha edhe se për të ndërtuar Europën në Ballkanin Perëndimor do të na duhet të sakrifikojmë pak nga egoja jonë që nuk kërkon bashkëpunimin. ”Nuk është e pamundur që Kosova dhe Serbia sot të rinis një dialog me qëllim zgjidhjen e problmeve dhe jo krijimin e alibisë për t’u larguar nga tavolina. Ky është një detyrim që ia kemi brezave aspardhës për një rajon në…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur sot se në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” kanë ardhur në jetë trinjakët të cilët gëzojnë shëndet të plotë. Në një postim në rrjetet sociale, Koçiu u ka uruar mirë se ardhjen të porsalindurve, Kajla, Kain dhe Krid. Ajo shprehet se secili prej tyre përfiton bonusin e bebes në masën 120 mijë lekë. “Mirënjohje mjekëve dhe infermierëve të këtij Materniteti për shërbimin e përkushtuar dhe profesionalizmin në kujdesin ndaj JETËS”, shprehet Koçiu. Ministrja nënvizon se rreth 200 mijë familje që janë gëzuar me ardhjen në jetë të fëmijëve të tyre kanë…
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla thotë se kryesimi nga Shqipëria i Procesit të Berlinit përgjatë vitit 2023 po rikonfirmon kontributin e vendit tonë si faktor stabiliteti dhe evropianizimi në rajon. Në konferencën parlamentare “Roli i parlamentit në Procesin e Berlinit”, Nikolla u shpreh se “Samiti i 16 tetorit është një ngjarje prestigjioze dhe domethënëse për Shqipërinë, por edhe për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”. Sipas saj, bashkëpunimi dhe integrimi rajonal është parakusht i kurorëzimit me sukses të rrugëtimit tonë evropian. “Procesi i Berlinit vitin që vjen mbush një dekadë të suksesshme. Gjatë kësaj dekade dhe këtij procesi, në Ballkanin…
Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, në fjalën e saj nga Konferenca e “Rolit të Parlamentit në Procesin e Berlinit”, tha se Shqipëria ka humbur shumë kohë në procesin e Integrimit. Sakaq ajo ndau lajmin e mirë për reduktimin e tarifave roaming. “Kemi humbur shumë kohë në procesin e integrimit. Po ashtu duhet të theksoj se duhet të jemi më shumë në kontakt me parlamentet e tjera. Jam e kënaqur që shoh se më në fund Parlamentet janë duke diskutuar mes tyre në këtë iniciativë të rëndësishme që është Procesi i Berlinit. Marrëveshja që u ratifikua…
Justin Bieber u përball me reagime të forta për ndarjen dhe më vonë fshirjen e një postimi në Instagram të titulluar “Lutuni për Izraelin” që shfaqte një foto të shkatërrimit të Gazës. Postimi, i shpërndarë pas sulmit terrorist vdekjeprurës të Hamasit ndaj civilëve izraelitë, u hoq nga postimet e tij në Instagram dhe u zëvendësua me të njëjtin mesazh pa foto. Njerëzit në rrjetet sociale e kritikuan atë për pasaktësinë, duke i akuzuar të famshmit në përgjithësi se nuk janë në kontakt dhe të painformuar. Disa vunë në dyshim zgjedhjen e tij për të mbajtur qëndrimin pasi ai kishte thënë…