Author: tirana

Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 32-vjeçar pasi ka thyer masën arrest në shtëpi. I riu i cili jetonte në fshatin Brezhdan, është kapur nga policia jashtë banesës së tij duke thyer masën e caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Dibër nën akuzë për vjedhje. ”Një 32-vjeçar është vënën në pranga në Dibër pasi ka thyer masën arrest në shtëpi. I riu i cili jetonte në fshatin Brezhdan, është kapur nga policia jashtë banesës së tij duke thyer masën e caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Dibër nën akuzë për vjedhje”,-informon Policia.

Read More

Nga Elisa Spiropali/ -Fjala për Rezolutën e Kosovës Pak ditë më parë, një mendje e mbrapshtë, një psikikë e sëmurë dhe një shpirt i deformuar – llahtarisën dhe neveritën gjthë botën shqiptare. Dikush kishte kryqëzuar në një gardh me tela, një shqiponjë. Në agoninë e tij, shpendi që i përkiste qiellit, por i kishin thyer këmbët, shihte atë kulm të egërsisë njerëzore dhe priste të ikte sërish në qiell. Simboli krenar i kombit tonë ishte lënë të thahej në diell, në pritje që t’i shuhej jeta në trupin e lagur nga gjaku, me shpresë për ta treguar nesër si tërheqje…

Read More

Kombëtarja kuqezi, shënoi një fitore të jashtëzakonshme mbrëmë ndaj Çekisë në ”Air Albania”. Por jo gjithçka shkoi mirë, pasi Nedim Bajrami doli nga fusha i dëmtuar. Fantazisti nga Tetova kapi keq kaviljen gjatë një aksioni dhe menjëherë u zëvendësua nga trajneri Silvinjo për të mos rrezikuar më shumë. Nuk bëhet fjalë për diçka serioze. Bajrami është kontrolluar nga stafi mjekësor i Kombëtares edhe pas ndeshjes dhe nuk bëhet fjalë për një dëmtim serioz.

Read More

Parlamenti Evropian më 13 tetor 2008, ndryshoi procedurën e përdorimit të Himnit të Bashkimit Evropian dhe vendosi për t’u luajtur vetëm në hapjen e Parlamentit pas zgjedhjeve dhe në seancat formale. Melodia Ode to Joy (nga Simfonia No. 9 e Bethovenit) u adoptua si Himni i Europës nga Këshilli i Evropës në vitin 1972 dhe pastaj nga Komuniteti Evropian, që nga viti 1983, nga Bashkimi Evropia në vitin 1995, kjo Melodi u bë Himni kombëtar i Rodezisë. Në vitin 2008, Ode to Joy u përdor nga Kosova si Himn Kombëtar derisa u miratua himni i Kosovës. Ode to Joy u…

Read More

Nëse jeni një grup miqsh, organizatë apo biznes dhe dëshironi të promovoni një çështje, Maratona e Tiranës ofron një mundësi të shkëlqyer. Afati për regjistrim është deri sot në darkë. Kjo maratonë, e cila po mbahet për të shtatin vit radhazi, ka bërë një traditë në përdorim për të sensibilizuar për çështje të ndryshme që kanë një impakt të madh në shoqëri. Nga ndihma për tërmetin dhe reagimi ndaj pandemisë deri te sfidat mjedisore, kjo maratonë ka qenë një platformë e rëndësishme për organizatat që dëshirojnë të ndikojnë në shoqëri. Shumë organizata kanë marrë pjesë në këtë maratonë dhe kanë…

Read More

Edhe pse seanca e së enjtës në Kuvendin e Shqipërisë ishte një seancë e posaçme për Kosovën, PS-ja shfrytëzoi rastin për të futur për votim rendin e ditës të seancës plenare të datës 5 tetor. Mes tyre ishin edhe kërkesat për ngritjen e dy komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita për koncesionet në shëndetësi dhe rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS të cilat u rrëzuan nga socialistët. Ajo që tensionoi edhe më shumë situatën në sallën e Kuvendit ishte leximi nga Lindita Nikolla të njoftimeve të Lulzim Bashës për përjashtimin e Gazmend Bardhit si deputet të Partisë Demokratike, akt…

Read More

Nisur nga situata në Veriun e Kosovës, dy senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Welch sot do të takohen me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Sipas njoftimit të Presidencës, Vjosa Osmani do t’i presë dy senatorët nga ora 9:15. Kurse në ora 10:00, Shaheen dhe Welch do të takohen me kryeministrin Albin Kurti. “Senatori Peter Welch dhe unë jemi në Ballkanin Perëndimor për të siguruar aleatët tanë se SHBA-ja është e angazhuar në mënyrë aktive dhe mbështet aspiratat demokratike të kombeve të tyre. Pres me padurim që të kem biseda thelbësore me drejtues dhe zyrtarë lokalë…

Read More

Hande Erçel ka tërhequr vëmendjen e të gjithë botës. Aktorja e njohur turke është përzgjedhur edhe si gruaja më e bukur nga gratë myslimane në të gjithë botën. Erçel të cilën vitet e fundit e kemi parë përgjithësisht në seriale e komedi romantike, këtë herë ka nisur një rol në një produksion intrigues me subjektin e tij. Edhe pse aktrimi i Hande si prokurore Leyla është diskutuar mjaftueshëm, mbi të gjitha, ajo u bën përshtypje shumë njerëzve me bukurinë e saj. Siç e dini, serialet turke kanë një treg shumë të madh jashtë kufijve. Aktorët kryesorë kanë miliona ndjekës të…

Read More

Këtë të premte, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. Temperaturat minimale do të luhaten 10-17 gradë, temperaturat maksimale parashikohen 21 -25°C në veri, 29 -31°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë me drejtim veri-perëndim me shpejtësi 7 m/sek dhe dallgëzim te forcës 2-3 ballë në det të hapur.

Read More

Mbrëmë ishte në tribunën e stadiumit ”Air Albania” dhe mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama e ka nisur me fitoren magjike të kombëtares kundër Çekisë. Rama ka ndarë edhe një foto të renditjes së Shqipërisë në grupin E ku kryesojmë. ”MIRËMËNGJES me këtë pamje që s’e kemi parë kurrë dhe me një falënderim të madh për ata të cilët e krijuan, djemtë e mrekullueshëm të kësaj Kombëtareje, trajnerin e tyre të jashtëzakonshëm dhe ndihmësit e tij fantastikë, e padiskutim supertifozët kuqezinj që janë lojtari 12 i skuadrës sonë, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama. Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi…

Read More

Dashi Të premten në këto orë tetori nuk do të mungojnë betejat në lidhjet e kahmotshme por në të njëjtën kohë do të ketë një rritje befasuese të transportit pasionant. Për sa i përket punës, pozicioni i Venusit i ka lehtësuar kontratat. Demi Të premten Afërdita ka sjellë një frymë dashurie dhe romantike në jetën tuaj. Fatkeqësisht, tani Marsi në Akrep mund t’i komplikojë gjërat. Përpiquni të qëndroni të qetë dhe t’i përkushtoheni relaksimit. Binjakët Të premten gjatë orëve në vijim mund të ndiheni pak të shqetësuar ose konfuz në marrëdhëniet e dashurisë, por mos u frikësoni. Tani Marsi ju…

Read More

Kapiteni i Kombëtares tonë të futbollit, Berat Gjimshiti tregoi emocionet e tij pas fitores me një rezultat të thellë 3-0 ndaj Çekisë. Në krah të tij ishte edhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka i cili u shpreh se Shqipëria i ka një borxh Gjimshitit duke iu referuar faktit që ai nuk arriti të shkonte dot në Euro 2016. Gjimshiti u shpreh se përkundrazi ai i ka borxh Shqipërisë. Ndeshjen e mbrëmjes së sotme Gjimshiti e quajti jo edhe aq të thjeshtë, ku u shpreh se tashmë jemi në rrugën e duhur. Armando Duka: Sot pata fat që të…

Read More