Author: tirana

Një shqiptar rrezikon deri në 20 vite burg pasi u rikthye ilegalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bëhet fjalë për 52-vjeçarin Alban Lukaj, i cili në vitin 2009 u dënua për trafikim dhe komplot për trafikimin e MDMA. Në vitin 2010, ai u dënua për plagosje të rëndë me armë zjarri. Për shkak të dënimit të tij për një vepër të rëndë penale, Lukaj mori një ndalim të përhershëm nga Shtetet e Bashkuara. Më 10 shkurt 2020, pas lirimit nga burgu shtetëror, Lukaj u deportua në Shqipëri. Oficerët e zbatimit të ligjit me Operacionet e Zbatimit dhe Largimit të…

Read More

Lufta Izrael-Hamas është një “re e zezë” në horizont që kërcënon të errësojë një perspektivë tashmë të vështirë ekonomike globale, ka paralajmëruar kryetarja e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Kristalina Georgieva tha se ekonomia globale po dominohet nga një rritje e dobët, ndikuar edhe nga ngjarje të tilla. Duke folur në takimin vjetor të FMN-së dhe Bankës Botërore në Marok, ajo konfirmoi se “po monitorohet nga afër se si vijon situata”, veçanërisht sa i përket çmimit të naftës. Georgieva paralajmëroi më tej se normat e interesit do të duhet të mbeten të larta për më gjatë, sepse inflacioni mbetet i lartë në…

Read More

Luiz Ejlli i ka bërë një postim në llogarinë e tij në “Instagram”, ku shprehet se ndonëse ka kontaktuar shumë njerëz, nuk ka mundur të gjejë biletë për sfidën Shqipëri-Çeki. “Është shumë vonë”, ishte përgjigja që i kanë dhënë fituesit të “BBV”. Pak orë para fillimit të ndeshjes, këngëtari i ka uruar fitore Kombëtares Shqiptare.

Read More

Raportimet nga Gaza bëjnë me dije se gjatë ditës së sotme avionë izraelitë kanë lëshuar fletëpalosje në disa qytete, drejtuar civilëve. Në këto letra iu thuhet qytetarëve palestinezë që për shkak të veprimeve të Hamasit, Forcat Mbrojtëse të Izraelit janë duke ndërmarrë veprime. Për këtë arsye, qytetarëve iu kërkohet që të gjejnë vendstrehime ose të largohen për shkak të ofensivës që pritet të nisë. Në këto momente 300 mijë rezervistë izraelitë janë gati në kufi për të hyrë, teksa mbi 339 civilë kanë braktisur banesat.

Read More

Flutura Açka ka pranuar gabimet më të mëdha të Partisë Demokratike, ndërsa theksoi se të ardhmen e partisë e sheh të ndarë nga Sali Berisha. “14 maji krahasur me 2021 kemi shumë shqiptarë që nuk votuan. A ka një përgjegjësi politika për këtë pjesë të shqiptarëve që nuk do ta kthejë kokën te politika. Duhet një PD e re jo me gjuhë shatazhi, e shkëputur nga Berisha. Një Pd që jep llogari”, tha ajo në emisionin “Kontrast”.

Read More

Departamenti amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione ndaj dy kompanive, të cilat po shkelnin çmimin tavan të vendosur vitin e kaluar nga shtetet perëndimore ndaj naftës ruse. Anijet në pronësi të kompanive me seli në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqi thuhet se kanë shkelur çmimin tavan të vendosur në dhjetor nga shtetet që bëjnë pjesë në Grupin e Shtatë shteteve më të industrializuara (G7), Bashkimi Evropian dhe Australia. Koalicioni vendosi çmimin tavan prej 60 dollarësh për fuçi për naftën e papërpunuar ruse, me synim që të kufizojë të ardhurat e Moskës nga nafta, para që Rusia mund t’i shfrytëzojë…

Read More

Kreshnik Spahiu ka deklaruar se Palestina e konsideron Kosovën si një vend të prodhuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E sipas tij, kjo është arsyeja pse nuk e njeh si shtet të pavarur. “Ata nuk e njohin shtetin e Kosovës pasi të gjithë palestinezët kanë bindjen se Kosova është pjellë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas tyre është një shtet artificial i krijuar nga Amerika e duke qenë se Amerika ka mbështetur popullin e Kosovës, mjafton ky fakt që ata të jenë kundër Kosovës. Nga ana tjetër ata kanë një argument të papërshtatshëm dhe armiqësor ndaj nesh. Ata…

Read More

Shqipëria luan një nga ndeshjet më vendimtare të eliminatoreve për Euro 2024 me kuqezinjtë që presin në Arenën Kombëtare, Çekinë. Trajneri Sylvinho ka ndarë mendjen për formacionin titullar teksa Ismajlin e dëmtuar e zëvendëson Arlind Ajeti. Sakaq, një fanellë titullari i është besuar edhe Taulant Seferit i cili do të pozicionohet në krahun e majtë të sulmit. Ndërkohë, nuk ndryshon pjesa tjetër e skuadrës me Berishën në portë, Gjimshitin, Hysajn dhe Mitajn në mbrojtje, Asllani, Ramadani dhe Bajrami në mesfushë si dhe Cikalleshi e Asani në sulm.

Read More

Tifozët e Kombëtares kanë “pushtuar” sot rrugët e Tiranës dhe po presin fillimin e sfidës kundër Çekisë me këngë, flamuj kuqezi dhe flakadanë, duke shkaktuar një atmosferë festive në kryeqytet. Ndërkohë, ka dhe nga ata të cilët kanë bërë edhe parashikimin e ndeshjes. Sipas ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, djemtë kuqezinj do të shënojnë dy gola në portën e kundërshtarit dhe rezultati do të jetë 2 me 1.

Read More

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të ndjekë sonte ndeshjen Shqipëri – Çeki, në Arenën Kombëtare. Ai po udhëton drejt Tiranës bashkë me djalin e Adem Jasharit. “Bashkë me Lulzim Jasharin rrugës për Tiranë në përkrahje të Shqipërisë. Forca djema. Evropiani po na pret”, shkruan Kurti në një postim në rrjetin social “Facebook”. Shqipëria përballet sonte me Çekinë, në “Air Albania”, në një sfidë që mund ta afrojë edhe më shumë përfaqësuesen kuqezi me finalet e “Euro 2024”.

Read More

Rrugët e Tiranës janë të mbushura nga Tifozët Kuqezi për sfidën midis Shqipërisë dhe Republikës Çeke, e cila do të luhet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania”. Tifozët janë mbledhur disa orë përpara ndeshjes për t’u bërë gati që të nisin marshimin e tyre drejt stadiumit. Me ngjyrat kuqezi, flamuj dhe këngë, tifozët janë gati për të dhuruar spektakël në mbështetje të lojtarëve tanë. Përveç Tifozëve Kuqezi, një tjetër atmosferë të zjarrtë e kanë krijuar edhe tifogrupi nga Prishtina, “Plisat”.

Read More

Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s kanë shprehur shqetësim për rritjen e tensioneve në Kosovë dhe u kanë bërë ftesë Kosovës dhe Serbisë që të zgjidhin mospajtimet e tyre përmes dialogut dhe mjeteve politike. Ky mesazh u dha të enjten në selinë e NATO-s pas përfundimit të takimit të ministrave të Mbrojtjes të aleancës ushtarake perëndimore. Më 24 shtator policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur i serbëve, të cilët vranë rreshterin Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve, autoritetet thanë se u vranë edhe tre sulmues. Kosova e cilëson këtë sulm si terrorist dhe e fajëson Serbinë…

Read More