Author: tirana

Ish-shefi i Hamasit ka bërë thirrje që të premten të zhvillohen protesta në të gjithë botën myslimane në mbështetje të palestinezëve dhe që popujt e vendeve fqinje t’i bashkohen luftës kundër Izraelit. “Duhet të dalim në sheshet dhe rrugët e botës arabe dhe islame të premten”, ka thënë Khaled Meshaal, i cili aktualisht drejton zyrën e diasporës të Hamasit. Meshaal, i cili është i vendosur në Katar, tha se qeveritë dhe popujt e Jordanisë, Sirisë, Libanit dhe Egjiptit kanë një detyrë më të madhe për të mbështetur palestinezët. “Fiset e Jordanisë, bijtë e Jordanisë, vëllezërit dhe motrat e Jordanisë… Ky…

Read More

Tryezat kanë shkrirë akujt mes demokratëve të Sali Berishës dhe të Gazmend Bardhit por deputeti Agron Gjekmarkaj, thotë se pritet shumë më shumë se kaq. “Demokratet duan bashkim dhe me shume se kaq dhe ajo me shume se bashkim eshte nje parti demokratike e re, jo sic ka qene perpara, nje parti e moderinazuar, qe ka nje gare te vertete”, tha Gjekmarkaj. Më shumë rëndësi, të paktën në këtë moment, Gjermarkaj i jep opozitës, si një e tërë dhe çfarë ajo duhet të prodhojë për zgjedhjet jo shumë të largëta të 2025. “Të paktën të kemi një opozitë të fortë,…

Read More

Në prag të ndeshjes Shqipëri-Çeki, ish-futbollisti Salvador Kaçaj, u ankua për mosshpërndarjen e biletave nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit për ish-lojtarët e Kombëtares. “Si lojtar i Kombëtares nuk na japin bileta se ne jemi të persekutuar. Po nuk jep Federata Shqiptare e Futbollit për asnjë lojtar, ndërkohë që në klubin tim në Athinë e kam emrin në stolin tim të përjetshëm të shkruar, si shkova, si s’shkova. Jo vetëm unë, nuk e kemi asnjë. Asnjë biletë dhe asnjë qasje”, tha Kaçaj.

Read More

Me 14 vjet mbarova shkollën fillore. Notat i kisha të mira. U zgjodha kryetare e klasës, prandaj duhej të mbaja fjalimin lamtumirës. Ardhmëria më bëhej e ndritshme dhe e qartë. Isha e sigurt se do të vazhdoja High School dhe se pastaj do të bëhesha mësuese. Kjo ishte dëshira ime e flaktë. Mendoja, por edhe sot mendoj, se thirrja e mësuesit është më fisnikja dhe më e plota. Mësuesi i mirë ua hap fëmijëve gjithë botën. Ai i mëson ata të përdorin mendjen e tyre, ai i armatos, në mënyra të ndryshme, për jetë. Babai donte të më shkollonte, nëna…

Read More

Ai tha se të gjithë sportdashësit e tifozët duhet ta mbështesin ekipin, dhe të mos bëhen shkas për dënime të fushës në Tiranë. Ky shqetësim vjen pas ndeshjes së kaluar, ku u hodhën mjete piroteknike në fushë, të cilat nëse përsëriten, rrezikojnë që të dënohet fusha nga drejtuesit e UEFA-s. Ministri Balla tha me këtë rast se “duhet ta mbështesim ekipin kombëtar, dhe meqë ti je ndër tifozët më të zjarrtë e më prezentë, besoj që duhet t’u bëjmë një thirrje tifozëve që të sillen realisht si “lojtar i 12”. Nuk duhet të bëjnë asnjë dëm, qoftë hedhje të flakadanëve…

Read More

Është zbardhur misteri i humbjes së gjurmëve nga Servet Bokcia disa ditë më parë. Policia njoftoi sot se është gjetur trupi i pajetë i 20-vjeçarit te diga e liqenit të Paskuqanit. Blutë thonë se ka dyshime se ai është vetëmbytur. “Më datë 12.10.2023, te diga e liqenit të Paskuqanit, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, dyshohet i vetëmbytur, shtetasi S. B., 20 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 5, pas kallëzimit të bërë nga familjarët, për largimin e tij nga banesa”, njofton policia.

Read More

Gazetari i njohur Ferdinand Dervishi ka bërë një deklaratë tronditëse për trafikantin ndërkombëtar të drogës, Gëzim Çela. Ai ka treguar në emisionin “Top Story” se Gëzim Çela është personi që ka urdhëruar vrasjen e bankierit Artan Santos në mes të Tiranës. Sipas gazetarit, shkak është bërë kapja e një ngarkese të madhe me kokainë për të cilën trafikanti nga Fushë Kruja i kërkuar tashmë dhe nga SPAK, kishte lënë 2 milionë dollarë garanci në bankën e Santos. “U kap droga në Mal të Zi, ky (Gëzim Çela) u kthente kolumbianëve 2 milionë eurot e garancisë, që e paguante ky. Në…

Read More

Atmosfera në stadiumin “Air Albania” pritet të ndizet sot me performancën e këngëtares së famshme Shkurte Fejza. Ajo është e ftuara speciale për të kënduar “Mora fjalë” e shndërruar tashmë në një himn për tifozët shqiptarë që pritet edhe sot në ndeshjen me Çekinë të mbushin shkallët e stadiumit. Kënga ikonike i dedikohet luftëtarit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari. Surprizë e veçantë do të jetë edhe dhurimi i plisave/qelesheve për të gjithë tifozët që do të jenë të pranishëm në stadium. Ky është teksti i këngës “Mora fjalë”: Mora fjalë, mora fjalë e mora vargunMora qarkun me i thur’ kangëMe…

Read More

Një punëtor ka humbur jetën gjatë ditës së djeshme në Tiranë teksa kryente punime në njërin prej komplekseve të shumta që po ndërtohen në zonën e Lundrës. Policia bën me dije se bëhet fjalë për një 42-vjeçar, i cili ka rënë nga lartësia dhe ka humbur jetën në spital pasi u dëgua atje me urgjencë. Policia ka arrestuar drejtuesit teknik të punimeve në këtë kompleks. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. B., 66 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik në një firmë, pasi ditën e djeshme, në Lundër, dyshohet se…

Read More

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazi në një interviste për A2CNN përpara ndeshjes vendimtare me Çekinë për kualifikueset e Euro2024, ka komentuar ecurinë e kuqezinjve në kompeticion, punën e kryer deri më tani nga tekniku Silvinjo dhe pikat e forta dhe të dobëta të grupit të lojtarëve të grumbulluar. Tekniku që çoj për herë të parë Shqipërinë në një kompeticion madhor siç ishte Europiani i 2016-ës në Francë ka kërkuar nga djemtë kuqezi që të shmangin euforinë dhe të përqendrohen në fushën e blertë, pasi Shqipëria sipas tij ka kualitetin e nevojshëm për të mposhtur Republikën Çeke.…

Read More

Policia ka shtuar kontrollet në pikën kufitare të Morinës ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, në kuadër të planit të masave të Policisë, për garantimin e rendit, sigurisë dhe qetësise publike, para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit Shqipëri – Çeki. Policia ka ndaluar 12 tifozë, që lëviznin në mënyrë të organizuar me 2 automjete, pasi tentuan të futnin në vendin tonë, lëndë piroteknike dhe mjete prerëse, me qëllim përdorimin gjatë ndeshjes Shqipëri – Çeki Në makinat e tyre u gjetën 43 kapsolla, 12 tymuese, 9 flakadanë dhe 2 thika Policia ushtroi kontrolle të imtësishme në automjetin…

Read More