Author: tirana

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 23-vjeçar, pasi vodhi mbi 8 mijë euro dhe sende me vlerë në banesën e një 26-vjeçari në Unazën e Re. Sipas policisë gjatë kontrollit në banesën e 23-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan shumën e parave dhe sendet me vlerë, që ky shtetas ka vjedhur në banesën e 26-vjeçarit. Njoftimi i Policisë Vodhi në një banesë, një shumë parash dhe sende me vlerë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari. Sekuestrohen shuma 8160 euro dhe sendet me vlerë (aksesorë floriri), që u gjetën në banesën e 23-vjeçarit. Shërbimet e Komisariatit të…

Read More

Sali Berisha ka reaguar me tone të ashpra pas fjalimit që kryeministri Edi Rama mbajti sot në seancën e posaçme në Kuvend për Kosovën. Ai tha se fjalimi i Ramës ishte shkruar në zyrën e Vuçiçit, ndërsa shtoi se qëllimi ishte që të sulmonte Albin Kurtin. “Sot zonja kryetare nderove në mënyrë hipokrite deputetë të PD. Ke përjashtuar 8 deputetë në çdo shkelje të ligjit dhe normave, me arbitraritetin e padronit tënd si skllave e tij. Sot jam këtu për të denoncuar përsëri atë që populli i Kosovës e quan vëllai i Vuçiçit. Analistë pro perëndimor e quan Pashiqi, apo…

Read More

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka përshëndetur kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në fillim të takimit të tyre në Ministrinë e Mbrojtjes në Jerusalem. ”Ne jemi këtu me ju, dhe nuk do t’ju lëmë vetëm”,-tha Blinken. Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, menjëherë pasi u përshëndetën, Blinken dëgjohet duke i thënë vazhdimisht Netanyahut: “Më vjen keq, ngushëllime për viktimat”. Kryeministri i Izraelit e falënderon dhe i shtrëngon vazhdimisht dorën të ftuarit të tij amerikan. Para se të nisej drejt izraelit, Blinken u tha gazetarëve se do të punojë me aleatët rajonalë të SHBA-së për të siguruar lirimin e më shumë se 100…

Read More

Erik Lloshi është një prej emrave të afirmuar të muzikës i cili veç suksesit të tij, nuk harron të jetë në ndihmë edhe të të rinjve të talentuar. I ftuar në “Aldo Morning Show”, Eriku shprehet se nevojitet që të rinjve t’iu jepet një shtysë, njësoj siç ka ndodhur me të apo artistë të tjerë dikur. Ndërsa kthehet pas në kohë, këngëtari tregon cilët kanë qenë njerëzit që kanë qenë pranë tij në fillimet e karrierës e madje, edhe e kanë “pagëzuar” me emrin skenik. Aldo: Kush ka qenë ai personi që “pam”, shtytja, një shtyje do, pastaj ecën vetë?…

Read More

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar sërish nga arratia në lidhje me hetimet e SPAK-ut. Ai shtron disa pyetje, se përse lajmet qarkullojnë nëpër media e jo në rrugë ligjore. Po ashtu Ahmetaj thekson edhe se Ministria e Ekonomisë nuk bënte privatizime në kohën që drejtohej nga ai dhe se shitja e aksioneve shtetërore është bërë me ankand të hapur. Postimi i plotë Në vazhdën e reagimeve të mia, si një përpjekje për të kuptuar të vërtetën dhe bërë transparencë me fakte, disa pyetje dhe sqarime të tjera vijnë natyrshëm për median, publikun dhe patjetër e mbi të gjithë, për SPAK:

Read More

Në vijim të vizitës së tij në Kanada, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u takua edhe me kryeministrin e Ontarios, Doug Ford, me të cilin bisedoi për suksesin e komunitetit shqiptar atje. “Falenderoj kryeministrin për mikpritjen e komunitetit tonë këtu, një komunitet i cili sot është mbi 50 mijë banorë, të cilët e kanë nisur nga zero dhe janë rritur këtu, janë shkolluar këtu, kanë krijuar familjet e tyre dhe janë kthyer në histori suksesi. Sot ky komunitet është një urë e jashtëzakonshme për të bërë biznes, për të punuar në institucionet akademike, është një kompliment për punën…

Read More

I përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar për fjalimin e kryeministrit Edi Rama për Kosovën. Ai thotë se Rama nuk tha asnjë fjalë kundër Kosovës, por tregoi vetëm mllefin që ka ndaj opozitës dhe Kosovës. ”Edi Rama edhe sot zgjodhi të mos fshehë që ka një axhendë personale ndaj Kosovës, që nuk përputhet me interesin kombëtar dhe me interesin e Kosovës e qytetarëve të saj”,-shkruan Bardhi. Postimi i plotë E paimagjinueshme! Seanca e sotme ishte për të dënuar sulmin terrorist të Serbisë ndaj Kosovës. Edi Rama në një…

Read More

Paas fjalimit prej 1:30 minuta, kryeministri Edi Rama në fund tha se se do të votohet rezoluta e propozuar nga PS-ja dhe jo ajo e Rithemelimit. Po ashtu Rama ironizoi opozitën duke u shprehur se rezolutën e tyre mund ta votojnë në 7 partitë e tyre, ndërsa edhe i ironizoi për bllokimin e foltoreve. “Më keni kërkuar gjatë dhe u keni rënë shumë daulleve. Të paktën mos më kërkoni, po më mori malli vij vetë, po s’më mori shkoni kapeni qeverinë kapni karrigen. Se e vetmja mënyrë për të marrë pushtetin është të merrni karriget kur PS është pushim. Ju…

Read More

Në fjalimin prej 1 orë e 30 minuta në seancën e posaçme në Kuvendin e Shqipërisë, kryeministri Edi Rama i cilësoi të neveritshme sulmet ndaj Ramush Haradinajt në rrjetet sociale, pas publikimit të një video ku ai shihet duke trokitur gotat me përfaqësuesit e Listës serbe. Rama u shpreh se vetëm në sajë të Haradinajt dhe komandantëve të tjerë të UÇK-së që kanë bërë luftën e vërtetë me Serbinë fashiste, ata që e etiketojnë sot tradhtar të kombit kanë këtë liri që po gëzojë duke shpifur në rrjetet sociale, e cila është siç tha edhe e tepërt. “Unë Albin Kurtin…

Read More

Ekipi kuqezi do të luajë këtë mbrëmje një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Republikës Çeke, që do të jetë vendimtare për kualifikimin për në Euro 2024. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka në një reagim në rrjetet sociale e ka cilësuar si një nga ditët më të rëndësishëm për Kombëtaren dhe shqiptarët. Ai ka shprehur besimin për një rezultat pozitiv, si 32 ditë më parë ndaj Polonisë. Reagimi i plotë Kjo e enjte e 12 tetorit është një nga ditët më të rëndësishme për Kombëtaren tonë dhe për të gjithë shqiptarët. Luhet ndeshja Shqipëri – Çeki, një nga takimet më emocionuese…

Read More

”Pse nuk është tokë e askujt kur aty lulëzojnë grupe kriminale?”,-tha kryeministri Edi Rama për intervistën në ”Financial Times”, ku tha se u nxor nga konteksti duke u shfrytëzuar me epsh, përfshirë edhe non gratat që e futën me dosjen e aktakuzës. ”Një lapsus i Financial Times, sikur e kishte shtyrë djalli, kishte harruar fjalën veri para fjalës Kosovë, që u korrigjua menjëherë bashkë me ndjesën e gazetarin. ”No-man’s land”-”tokë e askujt”, ashtu e cilësoj veriun e Kosovës, pasi nuk ka asnjë mundësi të parashikohet se çfarë mund të ndodhë nesër. U nxor nga konteksti nga sazexhinjtë në Prishtinë dhe…

Read More