Author: tirana

Gjatë fjalës së gjatë në seancën e posçame në Kuvend, kryeministri Edi Rama ka thumbuar edhe homologun Albin Kurti, teksa u shpreh se për mendtë e kokës, asociacioni është kthyer në litar për këmbët e Kosovës. “Ai asociacion duke mos u bërë është kthyer në litar, i cili për mendtë e kokës, do të vazhdojë të shtrëngojë këmbët e republikës së Kosovës, të mos e kuptosh këtë do të thotë të mos duash t’ia dish fare se si duhet hedhur hapi tjetër. Kosova rrezikon të humbasë mundësinë për të bërë progres në luftën diplomatike të Serbinë, Kjo po ndodh për…

Read More

Për deklaratën e tij pak ditë më parë lidhur me marrjen nën kontroll të veriut të Kosovës nga KFOR-i, kryeministri Edi Rama thotë se kërkesa e tij jo vetëm që nuk e kërcënon Kosovën, por siguron paqen dhe stabilitetin në veri derisa të gjendet një zgjidhje përmes dialogut dhe në fund të njohjes përfundimtare të shtetit të Kosovës. ”Sa herë aktakuza ndaj meje rikthehen akuzat si vëllau i Vuçiçit kthehen edhe ato për Evropën, duke e cilësuar si kuçkë e vjetër që na ka lënë në baltë gjithnjë, si ata enveristët. Këtyre thirrjesh u shtuan edhe piskamat për sovranitetin e…

Read More

Duke folur në seancën e posaçme në Kuvend, kryeministri Edi Rama ka zbuluar për herë të parë komunikimin me Bashkimin Europian për moslinjëzimin e Shqipërisë për herë të parë me deklaratën e BE-së në lidhje me Dialogun Kosovë-Serbi, të datës 19 shtator 2023. Rama thotë se kishin kërkuar një deklaratë të dytë për dënimin e organizatorëve të sulmit kriminal në veri, si edhe dënimin e zisë kombëtare, mirëpo kreu i qeverisë theksoi se BE u kishte shpjeguar se sipas procedurave nuk mund të dilnin me një deklaratë tjetër aq shpejt. Për këtë arsye Rama tha se vendosën që mos të…

Read More

Gjatë fjalës në seancën e posaçme, kryeministri Edi Rama tha se Kuvendi i Kosovës është në të drejtën dhe detyrën e tij të miratojë rezoluta të kësaj natyre për sa i përket ngjarjes tragjike të 24 shtatorit ku humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku, pas sulmit nga grupi terrorist serb. ”Cilat vende miratojnë rezoluta të tilla? Cili është qëllimi i një nisme të tillë? Përtej propagandës kinse patriotike për audiencën e brendshme kombëtare. Draft-rezoluta të tilla të vendit tonë shfaqen me shpejtësi të rrufeshme për propagandë kundër qeverisë. Në cilin planet duhet të kërkojmë për ta përshtatur këtë kategori mocionesh për…

Read More

Në Kuvendin e Shqipërisë po mbahet seanca e posaçme për situatën në Veriun e Kosovës. Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij ka dënuar sulmin nga terroristët serbë. Rama ka shfaqur hapur kritikat për draftin e rezolutës, duke thënë se kjo është një rezolutë që është shfaqur si propagandë e opozitës kundër qeverisë. Rama tha se ccilat parlamente të vendeve anëtarë te NATO, kush miraton rezoluta të tilla drejtuar botës. ”Ai agresion i nxori sërish thonjtë e krizës veriut të Kosovës dhe ja nguli mu në fund, dialogut dhe njohjes së Kosovës. Shfaqja e shëmtuar me armatime të trafikuara për…

Read More

Fatos Lubonja thotë se flamuri izraelit që u shfaq në mes të Tiranës, është një shëmti dhe servilizëm. Ai thotë se ne jemi një vend mysliman. “Pashë atë flamurin izraelit që ishte vënë në qendër të Tiranës, nën stilin e Edi Ramës, që më shumë ngjan si servilizëm se sa si solidaritet. Ne jemi një vend me shumicë myslimane, që kemi raporte edhe me Turqinë, që janë më të kujdesshëm ndaj kësaj çështjeje. Nëse ju kujtohet kur ishte çështja e zhvendosjes së Ambasadës në Jerusalem, Shqipëria nuk pranoi duke qëndruar në aleancë me Erdoganin në atë kohë. Patjetër që duhet…

Read More

Seanca e posaçme në Kuvend ka nisur, ku pritet miratimi i një projektrezolute që dënon sulmin e 24 shtatorit në Veri të Kosovës. Rithemelimi dhe Partia Socialiste kanë rënë dakord për një rezolutë të përbashkët që parashikon mbështetjen plotësisht të Rezolutës të Kuvendit të Republikës së Kosovës, hetimin ndërkombëtar të sulmit në veri dhe nxitjen për të vijuar dialogun me qëllim final njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë. Deputeti dhe nënkryetari i PD-së së vulës, Kreshnik Çollaku ka kritikuar rezolutën. Në fjalën e tij, ai tha se në rezolutë janë thjesht 3 fjali që nuk tregon mbështetjen…

Read More

4 persona janë proceduar penalisht pasi kishin krijuar një skemë mashtrimi sipas policisë për shitjen e biletave për ndeshjen Shqipëri-Çeki. Uniformat blu njoftuan, se të rinjtë të moshave nga 22 deri në 35 vjeç i shisnin biletat me çmime që shkonin deri në 400 Euro. Por si funksiononte skema? Ata i reklamonin në rrjetet sociale, njoftoi policia. “Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, pas informacioneve të siguruara për disa shtetas, të cilët reklamonin në rrjete sociale dhe shisnin me anë të mashtrimit, bileta për ndeshjen e…

Read More

Edhe 20 shqiptarë i kanë shpëtuar luftës në Izrael. Ministrja e Jashtme njofton se 20 shqiptarë kanë udhëtuar mëngjesin e sotëm nga Izraeli për në Greqi përmes një fluturimi të linjave ajrore greke, të koordinuar nga ministria shqiptare. 17 prej tyre pasi kanë mbërritur në Athinë janë nisur drejt Shqipërisë në rrugë tokësore dhe po transportohen për në qytetet ku ata jetojnë dhe banojnë, si: Tirana, Gjirokastra, Korça dhe Vlora. Ministria e Jashtme thotë se është në kontakt me shqiptarët që ndodhen në Izrael si dhe me ambasadat dhe ministritë e vendeve të tjera dhe po punojnë për të kthyer…

Read More

Sali Berisha konsensusin e arritur me mazhorancën për rezolutën e Kosovës, e ka cilësuar arritje të madhe kombëtare. Në një deklaratë për mediat, jashtë ambienteve të Parlamentit, Berisha përsëriti edhe një herë qëndrimin e tij për mosndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës. ”Për interesat e kombit shqiptar, që nga viti 2013 gjer më sot, ne kemi qenë në pozita të kundërta në qëndrimin ndaj Kosovës me PS-në dhe Edi Ramën dhe kjo është shumë e njohur. Marrëdhëniet e Shqipërisë me Kosovën, mendoj unë se duhet të ndërtohen së pari në parimin e mosndërhyrjes në mënyrë kategorike në punët e…

Read More