Këtë të enjte, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të luhaten 7-16 gradë, temperaturat maksimale parashikohen 23 -27°C në veri, 29 -31°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë me drejtim veri-perëndim me shpejtësi 7 m/sek dhe dallgëzim të forcës 2-3 ballë në det të hapur.
Author: tirana
Dashi Të enjten do keni tendencë të ndërhyni në punët e njerëzve të tjerë. Por kini kujdes që të mos jeni të bezdisshëm. Përndryshe, mund të debatoni me njerëzit e afërt dhe të prishni marrëdhënie të rëndësishme. Nuk mungojnë angazhimet, përpiquni të bëni vetëm gjërat thelbësore. Demi Të enjten ka ardhur koha që ju të pastroni jetën tuaj të dashurisë. Nëse një histori nuk ju kënaq më, është koha për të ndërprerë lidhjet. Përqendrohuni në marrëdhënie të reja dhe më të shëndetshme, duke favorizuar ata njerëz që mund t’ju japin vërtet diçka. Binjakët Të enjten do jetë një ditë me…
Sara Hoxha, e cila ka marrë pjesë në filmin ‘Në kuadër të Dashurisë’, tërhoqi vëmendjen e komentuesve teksa kaloi në tapetin e kuq. Ajo që ka rënë në sy dhe është komentuar përveç faktit që nuk ishte me Ledrin, ka qenë fakti se Sara është dukur pa humor dhe e mërzitur. Përmes një videoje në “Instastory”, Sara ka treguar se ka bërë një ndërhyrje. “Më shkruajnë shumë veta pse dukem e mërzitur dhe së fundmi pashë një video në TikTok e cilia shpjegon pse unë dukem e mërzitur. Aty e ka shpjeguar vajza shumë mirë. Kam bërë botox sipër buzëve,…
Shqipëria dënon sulmin brutal të Hamasit ndaj Izraelit. Në punimet e Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Kryetarja e delegacionit shqiptar në këtë forumin, Blerina Gjylameti, njëherësh dhe kryetare e grupit të miqësisë Shqipëri-Izrael theksoi se sulmet e grupit terrorist të Hamas janë të papranueshme dhe duhet të dënohen në mënyrën më të fortë të mundshme. Përmes një postimi në rrjete sociale, Gjylameti thekson rëndësinë e dialogut dhe paqes së qëndrueshme në përputhje me parimet themelore të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.“Pamjet makabër të këtyre ditëve na kanë tronditur thellë e nxitur për të reaguar unanimisht në mbështetje të popullit izraelit.…
Ndërkohë që autoritetet në Izrael po përballen me pasojat e sulmit të së shtunës nga militantët e Hamasit ndaj komuniteteve izraelite në jug të vendit, një i mbijetuar i këtij sulmi ndau me Zërin e Amerikës përjetimin e familjes së tij ndërkohë, që po strehoheshin nga raketat dhe të shtënat e militantëve që kishin depërtuar në Izrael nga Rripi i Gazës. Shay Golani ishte duke fjetur, kur të shtunën në agim, u zgjua nga alarmi i aplikacionit telefonik që paralajmëron banorët e Izraelit për sulmet me reketa. Ai jeton në jug të Izraelit, në kufi me Gazën, një territor i…
Në një kohë kur konfliktet mes Izraelit dhe Hamasit janë në “të kuqe” , ka shqetësime në rast se një grup luftëtarësh nga Libani vendos të përfitojë nga situata dhe Izraeli do të detyrohet të luftojë në dy fronte. Tashmë, Hezbollahu ka pranuar se ka nisur sulmet kundër Izraelit dhe në orën e fundit, civilëve në veri të vendit u është thënë të mbrohen për shkak të hyrjes së “avionëve armik” nga Libani. Një këshilltar i lartë i kryeministrit Netanyahu, Mark Regev, i tha Sky News se ai ishte “i shqetësuar” nëse Hezbollahu do të “përshkallëzonte situatën”. “Ne nuk duam…
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani i shoqëruar nga anëtarë të ekipit të ILD-së zhvilloi një tryezë bashkëbisedimi me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile në Lushnje. Metani u ndal tek puna e ILD-së për të gjetur balancën e duhur mes interesit të publikut për administrimin e drejtësisë dhe pavarësisë së magjistratëve. “Inspektori i Lartë i Drejtësisë punon fort për të fituar edhe besimin e magjistratëve, përveçse të publikut përmes veprimtarisë së vet. Është shumë e rëndësishme që magjistratët të kuptojnë se procesi i ankimimit, hetimit apo edhe procedimit disiplinor i shërbejnë llogaridhënies por edhe vendosjes e garantimit të…
Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në spital kishte shkuar për të marrë mjekim, një 27-vjeçar, i dyshuar i dëmtuar me mjet prerës, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, 17-vjeçari ka dëmtuar me mjet prerës, shtetasin A. H., 27 vjeç,(fqinj), i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të Policisë u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Elbasan, i autorit të dyshuar të plagosjes, ndaj të cilit…
Nga Arben Rrozhani* Me një ceremoni madhështore të paralajmëruar prej disa javësh, me plane të gjera nga ajri dhe toka, me një tapet të kuq që mbulonte oborrin e Pallatit të Kongreseve, me dhjetra figura që kanë mbushur gossip-et, lajmet rozë dhe ato me pullë të kuqe, parmbrëmë ishte premiera e një filmi të prodhuar nga televizioni kombëtar “Top Channel”. Më shumë se një film, “Në kuadër të dashurisë” ishte pompuar si “bishti” i “kometës” që po vinte drejt Tokës, pjesëmarrjes në kast të personazheve që fituan apo ishin më të spikaturit të edicionit të vjetshëm të BBV-së, si Luiz…
Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim për tifozët, një ditë para ndeshjes Shqipëri – Çeki, ku rikujton rregullat që ata duhet të ndjekin, në rast se nuk duan të kenë probleme me ligjin. Njoftimi: Të nderuar tifozë dhe sportdashës që keni vendosur të ndiqni në stadium apo në mënyrë të organizuar, në lokale, ndeshjen e futbollit Shqipëri-Çeki, ju rikujtojmë se: •Jeni të detyruar të zbatoni me rigorozitet, ligjet e shtetit shqiptar, rregullat kombëtare, ato ndërkombëtare dhe udhëzimet e autoriteteve, për pjesëmarrjen në aktivitete sportive; •Ndalohet futja në stadiumin “Air Albania”, e flakadanëve, lëndëve piroteknike, sendeve të forta dhe…
Kombëtarja çeke ka mbërritur me synime të qarta në Tiranë për përballjen ndaj Shqipërisë. Në kampin e tyre, situata shfaqet e mirë, teksa kapiteni, Tomas Suçek shprehet se në vendin tonë Çekia ka ardhur për të marrë 3 pikët. “Sinqerisht, kemi ardhur për të fituar. Edhe në ndeshjen e parë dëshira ishte shumë e madhe për të fituar, pavarësisht se shqiptarët ishin më aktivë në një moment. Më besoni që të gjithë djemtë janë të angazhuar maksimalisht për të fituar një ndeshje tjetër. Sa u përket goditjeve nga larg, kemi portierë të aftë dhe mendoj se do ia dalim t’i…
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, u përball me një incident javën e shkuar gjatë performimit në “Dancing With The Stars”, pasi theu krahun. Pas këtij incidenti u përfol gjatë nëse do e vazhdonte garën apo jo. I ftuar në “Top Albania Radio”, ai ka zbuluar se si ka ndodhur i gjithë incidenti: “Më zuri shalqiri me thënë të drejtën. Në momentin që bie shalqiri aty bie edhe unë si thes me patate dhe nuk mbajtja dot peshën e trupit tim. Dëmtimi është goxha serioz, është një thyerje goxha e kockës pjesa e poshtme e parakrahut, fundi ngjitur me bërrylin.…