Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rrëfimi i një të mbijetuari nga sulmi i Hamasit: Dera e shtëpisë ishte hapur dhe shkova në gjunjë për ta mbyllur…

20:34 / October 11, 20233 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
IMG 5302
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ndërkohë që autoritetet në Izrael po përballen me pasojat e sulmit të së shtunës nga militantët e Hamasit ndaj komuniteteve izraelite në jug të vendit, një i mbijetuar i këtij sulmi ndau me Zërin e Amerikës përjetimin e familjes së tij ndërkohë, që po strehoheshin nga raketat dhe të shtënat e militantëve që kishin depërtuar në Izrael nga Rripi i Gazës.

Shay Golani ishte duke fjetur, kur të shtunën në agim, u zgjua nga alarmi i aplikacionit telefonik që paralajmëron banorët e Izraelit për sulmet me reketa. Ai jeton në jug të Izraelit, në kufi me Gazën, një territor i kontrolluar nga grupi i Hamasit. Vendbanimet izraelite janë të rrethuara me gardhe sigurie dhe sirenat që paralajmërojnë rrezikun nga raketat, nuk janë të pazakonshme. Por, për banorët e Zikimit, një vendbanim buzë detit, strehimi në dhomën bunker – dëshmi e konfliktit të gjatë ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve – kësaj radhe nuk do të mjaftonte.

Sulmi i grupit militant Hamas filloi të shtunën herët me lëshimin e rreth 2000 raketave dhe depërtimin e fortifikimit që ndan Gazën me Izraelin. Mijëra militantë të armatosur, u sulën drejt vendbanimeve izraelite, duke vrarë dhe rrëmbyer familje të tëra, të moshuar e fëmijë dhe të rinj që po festonin në një festival të muzikës aty pranë. Pesë ditë pas sulmit të Hamasit, autoritetet izraelite njoftojnë për 1200 civilë izraelitë të vrarë, përfshirë edhe raportet fillestare nga Izraeli që flisnin për 40 foshnje të gjetura në vendbanimin Kfar Aza. Ndërkohë, Izraeli ka deklaruar gjendje lufte dhe ka filluar sulme të pandërprera ajrore ndaj Gazës, një vendbanim palestinez, me një dendësi të madhe popullsie, ku tani raportohet për 1055 të vdekur, përfshirë familje e fëmijë.

Ditën e sulmit, me të dëgjuar alarmin, Shay Golani, u strehua së bashku me dy binjaket 3 vjeçare dhe bashkëshorten, në dhomën bunker të shtëpisë.

“Një bombë e madhe ra pranë shtëpisë, duke e dredhur të tërën. Pas 10-15 minutash, dëgjova zëra që po vinin nga jashtë dhomës së blinduar. Aty nuk kemi dritare për të parë se çfarë po ndodhte jashtë. Dritarja është e mbyllur me hekur dhe askush nuk mund ta hapë nga jashtë. Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur aty. Pas pak, provova të dalë për të parë se ç’po ndodhte. E pashë që dera e shtëpisë ishte hapur dhe shkova në gjunj për ta mbyllur, sepse nuk doja që të më shihnin nga jashtë. E mbylla dhe u ktheva në dhomën e blinduar. E mbajta dorezën e derës për 20 minuta që askush të mos të mund ta hapte,” thotë ai.

Zoti Golani thotë se ai dhe familja e tij ishin me fat.

“Në vendbanimin tonë, kemi një njësit special të përbërë nga vetë banorët, qytetarë të zakonshëm, shtetas izraelitë të pajisur me armë. Ata na kanë mbajtur të gjallë. Militantët provuan të gjuajnë me raketa RPG brenda vendbanimit tonë dhe të depërtojnë brenda me makinë. Por, me shumë fat, patrulla arriti t’i zbrapsë. Ne nuk na është lejuar të dalim nga dhoma e blinduar deri në orën 8 të mbrëmjes, rreth 14 orë pasi filloi sulmi. Atëherë i morëm të gjitha gjërat që arritëm t’i mbledhim dhe u larguam nga shtëpia,” thotë ai.

Ai thotë se që nga kur është larguar, ka kuptuar dëmet që janë shkaktuar nga sulmi i Hamasit në vendbanimin e tij. Por, ai thotë, se në krahasim me komunitetet e tjera përgjatë Rripit të Gazës, ku kishin depërtuar militantët e armatosur, banorët e Zikimit kanë arritur të shpëtojnë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Qeveria miraton procedura të reja për deklarimin e vendbanimit në e-Albania!

22:03 / July 10, 2025

Eksperti: Vizitat e amerikanëve në SPAK pasohen me arrestime të mëdha

21:24 / July 10, 2025

Rama “shkund” bashkitë! Vangjeli: Drejtorët, specie që helmonin administratën

21:01 / July 10, 2025

Pas dorëheqjeve të drejtorëve, Bashkia e Vlorës shpall vakancat

20:26 / July 10, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.