Author: tirana

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e kësaj të enjte të qeverisë ka folur për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Kurti u shpreh se më 24 shtator Beogradi zyrtar e militar dështoi. “Institucionet tona të sigurisë dhe inteligjencës së fundmi kanë hetuar rrezikun në rritje të inskenimeve të sulmeve të dhunshme nga grupe të strukturave kriminale të Serbisë në Kosovë. Qëllimi i tyre kryesor është fajësimi i Policisë së Kosovës dhe paraqitja e saj si forcë shtypëse mbi serbët e Kosovës”, tha Kurti. Po ashtu kryeministri theksoi se për të arritur këtë ata nuk kanë…

Read More

562 nxënës të shkollës “Kolë Jakova” në Tiranë tashmë do të kenë në dispozicion 2 terrene të reja sportive për të zhvilluar orët e Edukimit Fizik, por edhe për të organizuar aktivitete të ndryshme sportive. Rikonstruktimi i fushës sportive të lojërave me dorë dhe fushës së futbollit është mundësuar nga organizata World Vision Albania dhe Bashkia Tiranë, në kuadër të “Tirana Kryeqyteti Evropian i Sportit” dhe nismës #Sport4all të World Vision në Shqipëri. Sot u bë edhe inaugurimi i tyre në praninë e zëvendësministrit të Arsimit dhe Sportit, Z. Endrit Hoxha, zëvendëskryetarit të Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, drejtorit ekzekutiv…

Read More

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi është takuar në Bruksel me homologun ukrainas, Rustem Umerov. Ata kanë biseduan mbi situatën aktuale në Ukrainë dhe rëndësinë e mbështetjes nga Aleanca, si një element thelbësor në rezistencën ndaj luftës me Rusinë. Ministri Umerov shprehu mirënjohjen ndaj vendit tonë dhe falenderoi për mbështetjen e gjithanshme që Shqipëria i ka ofruar Ukrainës, që prej fillimit të luftës. Lufta në Ukrainë ishte fokus kryesor i takimit të ministrave të Mbrojtjes, të mbledhur në selinë e NATO-s, në Bruksel. Vijimi i mbështetjes së vendeve të Aleancës ndaj Ukrainës, në zbatim të vendimeve të Samitit të Vilnius u…

Read More

Policia e Vlorës ka arrestuar Skënder Llanaj, Danielo Llanaj (babë e bir) si dhe një bashkëpunëtor të tyre, Durim Murataj ndërsa ka vënë nën hetim për shpërdorim detyre kryeplakun e fshatit Bishan, Bujar Hoxha dhe 3 punonjës policie të Komisariatit të Policisë Vlorë. Ky është bilanci i operacionit anti-drogë ditën e djeshme. Blutë asgjësuan 4930 bimë narkotike të cilat ishin kultivuar në një parcelë me misër, pranë parcelës ishte edhe një magazinë e përshtatur për tharjen e bimëve narkotike. Nga ky operacion u sekuestruan 198 kg kanabis në proces tharjeje, 2 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjaku dhe një sasi…

Read More

Maratona e seancave gjyqësore nuk kanë fund. Këtë të enjte është seanca e radhës e gjyqit ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Pasi GJJKO edhe Gjykata e Durrësit shpallën moskompetencë për kërkesën e Fredi Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, kërkesa i ka kaluar Gjykatës së Lartë. Gjykata e Lartë do të vendosë se cila prej gjykatave do të shqyrtojë kërkesën e Fredi Belerit. E pranishme në seancën e sotme është edhe ambasadorja greke, Konstantina Kamitsi.

Read More

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka dhënë një deklaratë të fortë pas takimit të parë të qeverisë së jashtëzakonshme, ku bën pjesë dhe opozita e vendit. Teksa politika e vendit u unifikua pas sulmit nga Hamasi, Izraeli pritet të nisë së shpejti një operacion tokësor, me 170 mijë ushtarë që presin vetëm urdhrin final për të mësyrë Rripin e Gazës. Udhëheqësi kryesor i opozitës në vend, Yair Lapid, nuk i është bashkuar aleancës, por Netanyahu dhe Gantz në një deklaratë të përbashkët thanë se një vend do t’i rezervohej atij në kabinetin e luftës. “Gjatë periudhës së luftës, nuk do të…

Read More

Sot do të mbahet sfida Shqipëri-Çeki në ”Air Albania”. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka paralajmëruar të gjithë sportdashësit se do duhet të mos përsëritet asnjë rast të dhunës. Balla tha se do të ketë masa drastike për të gjithë ata që cenojnë qetësinë dhe procesin e ndeshjes. “Janë disa problematika që duhet t’i ndajmë me publikun, duke nisur nga kontrolli i biletave që do të bëhet pa hyrë në stadium, kur bëhet kontrolli fizik edhe kontrolli me pajisje e cila verifikon vlefshmërinë e biletës. Policia ka marrë masat për të luftuar falsifikimin e biletave dhe kushdo që do tentojë…

Read More

Projektligji “Për taksën mbi pasurinë e paluajtshme” i prezantuar në muajin gusht nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë pritet të rrisë detyrimin e taksës së ndërtesës tek apartamentet 18 deri 50% dhe te dyqanet deri 25%, sipas shembujve të MFE për llogaritjen e taksës së re. Drafti është ende në fazë konsultimesh. Për grupet e interesit dhe pushtetin vendor, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka shpërndarë dokumentin “Reforma e taksës së pasurisë 2024-2028” ku paraqiten shembujt për llogaritjen e taksës për secilën kategori, duke përfshirë, ndërtesat e banimit, për qëllime biznesi, si dhe për traullin, tokën bujqësore dhe pyjore. Drafti…

Read More

Zyrtarët në Gaza thonë se enklava përballet me katastrofë humanitare me mbylljen e termocentralit të vetëm të territorit për shkak të mungesës së karburantit. Spitalit kryesor në qytetin e Gazës i kanë mbetur vetëm katër ditë karburant për gjeneratorët e tij, thonë grupet e ndihmës. Rrethimi i Izraelit do të thotë se ushqimi dhe uji i pastër po mbarojnë. Pa energji për pompat, ujërat e zeza të papërpunuara po grumbullohen në disa rrugë. Egjipti fqinj po bën thirrje për një armëpushim humanitar gjashtë-orësh për të marrë ndihma.

Read More

180.000 palestinezë në Rripin e Gazës janë të strehuar në strehimoret e Kombeve të Bashkuara, përderisa avionët luftarakë izraelitë po vazhdojnë bombardimet në këtë territor të vogël ku jetojnë 2.3 milionë persona, pasi militantët e Hamasit nisën një sulm të paprecedent ndaj Izraelit më 7 tetor. Izraeli akuzon Hamasin se po rrezikon popullatën civile në Gaza duke vendosur armë dhe raketahedhës në zonat e populluara dendësisht. I akuzon militantët se po përdorin civilët si mburoja njerëzore. Mbi 1.000 persona janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur në Gaza, pas sulmeve hakmarrëse izraelite për shkak të sulmeve ndaj Izraelit të…

Read More

Si pasojë e bombardimeve izraelite, numri i të vdekurve në Rripin e Gazës është rritur në të paktën 1,200 të vdekur dhe rreth 5,600 të plagosur. Ministria e Shëndetësisë palestineze thotë se 600 mijë njerëz nuk kanë qasje në ujë dhe se disa spitale po mbështeten në ujin nga puset. 51 persona humbën jetën dhe 281 të tjerë u plagosën në sulmet ajrore të kryera mbrëmjen e djeshme. Sulmet goditën Gazën, Jabaliya, Sabra, Al Zaytoun, Al Nafaq, Tal Al Hawa dhe Khan Younis. Punonjësit e urgjencës në Gaza kanë nxjerrë trupat e 18 personave nga rrënojat e dy shtëpive të…

Read More

Sot do të seanca e posaçme në Kuvend për rezolutën mbi Kosovën, e dakordësuar mes PS-së dhe PD-së. Qëndrimi i të gjithë deputetëve në seancën e sotme do të jetë për miratimin e një rezolute të përbashkët, që përbën një sukses për klasën politike në Shqipëri, që bëhen të gjithë bashkë për çështjen kombëtare, duke mos e përdorur atë për debatet e ditës. Në atë Rezolutë bëhet përgjegjëse Serbia për sulmin më 24 shtator dhe kërkohet hetim ndërkombëtar ndaj Serbisë. Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi propozoi më 29 Shtator unifikimin e qëndrimit me Kuvendin e Kosovës, vetëm…

Read More