Loredana Zefi ka treguar se si është njohur me futbollistin e Borussia Dortmund-it, Karim Adeyemi. Reperja u shpreh se ndodhej në Dusseldorf, ndërsa Karim i kishte shkruar në rrjetet sociale. Në atë kohë ajo theksoi se ishte shumë e uritur dhe se në hotelin ku po qëndronte nuk kishte ushqim për të porositur. Kjo bëri që t’i shkruante Adeyem-it, i cili në ato momente ndodhej në Dortmund. Pas kësaj, ata lanë një takim dhe shkuan së bashku në një vend për të blerë ushqim. “Sapo u ngopa kuptova se kam afër një djalë që është argëtues dhe me të cilin…
Author: tirana
Dhjetra militantë dyshohet se janë infiltruar në një qytet në veri të Izraelit pasi janë lëshuar me parashuta nga Libani. Të paktën 15 deltaplane që mbajnë 1 apo 2 militantë secila raportohet se kanë fluturuar përmes kufirit me Libanin duke u ulur në zonën pranë Avivim, në veri të Haifa-s, Izrael. “Kemi raportime për 15 parashuta që kanë kaluar përmes Libanit”, është deklarata e bërë pak çaste më parë nga Forcat Izraelite të Mbrojtjes, pa dhënë më tepër detaje. Po në të njëjtën kohë, raportohet për një sulm me raketa nga territori i Libanit të drejtim të veriut të Izraelit.…
Modelja shqiptare Emina Cunmulaj shprehet se do të shkëputet nga rrjetet sociale për një kohë të pacaktuar, për një arsye shumë prekëse, atë të luftës midis Palestinës dhe Izraelit. Ajo e bëri të ditur këtë përmes një postimi në InstaStory, ku njoftoi ndjekësit e saj se po largohet nga rrjetet sociale, pasi i nevojitet një shkëputje. “Kam nevojë për një shkëputje nga rrjetet sociale. Mjaft më. Njerëzit po vdesin dhe shumë njerëz të pafajshëm. Të lutem Zot, ndihmoje njerëzimin”, shkroi Emina.
Opozita dhe mazhoranca kanë rënë dakord për një projekt-rezolutë të përbashkët për Kosovën. Drafti i plotë është zbardhur pak orë përpara se Kuvendi të mbajë një seancë të posacme për Kosovën. Drafti Në përputhje me angazhimet Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë dhe politikën e mbrojtjes së interesave strategjike kombëtare të përbashkëta midis Shqipërisë dhe Kosovës; Në përkrahje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës dhe institucioneve të saj kushtetuese, si dhe të përpjekjeve për mbrojtjen e vlerave demokratike, sigurisë dhe paqes në Kosovë dhe në rajon; Thellësisht të shqetësuar për situatën e krijuar në Republikën e Kosovës pas sulmit të…
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi më 11 tetor për formimin e një “qeverie emergjente” me liderin e partisë opozitare, Benny Gantz. Ekzekutivi do të udhëheqë me shtetin gjatë periudhës së luftës me militantët palestinezë të Hamasit. “Pas takimit të mbajtur sot, të dy janë pajtuar për formimin e një Qeverie emergjente dhe të një kabineti të luftës”, u tha në deklaratën e përbashkët të lëshuar nga Netanyahu dhe Gantz, i cili në të kaluarën ka qenë ministër i Mbrojtjes dhe shef i ushtrisë. “Qeveria e luftës” përbëhet nga Netanyahu, Gantz dhe nga ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant. Sipas njoftimit,…
Një debat me tone të larta ka patur ditën e sotme në ‘Breaking’, me Fiori Dardhën. Teksa në studio ka qenë Flamur Noka, ky i fundit ka patur një përplasje me gazetaren, e cila e pyeste vazhdimisht Nokën pse PD nuk është duke i mbrojtur votat e qytetarëve dhe kur PD do e marr situatën në dorë. Flamur Noka: O zonjë i thërret trurit ti apo jo? Thërriti pra se logjika jote nuk ka asnjë lidhje me të vërtetën Fiori Dardha: A nuk do ishte më mirë të largoheni nga politike se ka plot forca të reja? Fiori Dardha: Unë jam qytetare Flamur…
Një ekip kërkimor nga Mass General Brigham, Instituti Wyss i Universitetit të Harvardit dhe Instituti i Kancerit Dana-Farber, në bashkëpunim me kolegë nga disa qendra kërkimore, bënë një zbulim jashtëzakonisht të rëndësishëm. Sipas rezultateve të hulumtimit të ri, të publikuar në Cancer Discovery, një test gjaku ultra i ndjeshëm është në gjendje të zbulojë një proteinë që gjendet vetëm në indet kancerogjene, duke qenë një biomarker i shumë llojeve të kancerit. Nëse efektiviteti i tij konfirmohet, pritet të revolucionarizojë diagnozën, por edhe menaxhimin e sëmundjes. Studiuesit mblodhën dhe testuan mostrat e gjakut nga pacientët me lloje të ndryshme të kancerit,…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhuruan policisë së Kosovës të mërkurën shtatë dronë, përdorimi i të cilëve synon rritjen e shkallës së sigurisë publike në vend. Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha gjatë një ceremonie se shpejtësia me të cilën mund të dërgohen dronët kudo që është e nevojshme, i bënë ato pajisje të dobishme për të shpëtuar jetë. Dronët iu dhuruan policisë së Kosovës rreth tri javë pas sulmit nga një grup serbësh të armatosur në fshatin Banjskë në veri, ku u vra një oficer policie. Tre sulmues u vranë po ashtu gjatë përleshjeve, që nxitën shqetësime…
Luiz Ejlli thoshte se gjithçka ndodhte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ishte në kuadër të lojës, por “lufta” e tij me Dea Mishel duket më shumë se kaq. Në muajin korrik, një video e këngëtarit teksa shante bashkë me turmën në koncert Dean u bë virale, ndërsa kjo e fundit sqaron se nuk do i flas ëmë kurrë pas atij veprimi. Në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”, Dea Mishel tha se pasi Luizi e ofendoi nga koncerti në Shkodër ajo nuk mund t’i flasë dikujt që ofendon. Bëhet fjalë për videon virale në rrjet, ku Luiz…
Për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Çeki, si dhe për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në qytetin e Tiranës, gjatë datës 12 tetor 2023, nga ora 15:00, deri në përfundim të ndeshjes, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, do të aplikohen kufizime të qarkullimit tëmjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit. Rrugët që do të jenë të bllokuara: -bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 20 m mbi urën e Dajtit;-rruga “Papa Gjon Pali II”;-rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së;-rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së”;-rruga “Themistokli Gërmenji”;-rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i liceut;-rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës…
Është emëruar sot në krye të Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, gjyqtari Pëllumb Zaimi. Zaimi u emërua sot në krye të Gjykatës së Beratit, pas transferimit në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, të ish/kryetares Matilda Llangozi. Pëllumb Zaimi ka ushtruar profesionin e gjyqtarit që prej muajit Korrik 1994. Karrierën e tij në sistemin e drejtësisë gjyqtari Pëllumb Zaimi e ka filluar në Gjykatën e Shkallës së Parë Skrapar, ku ka punuar si gjyqtar nga muaji Korrik 1994 deri në vitin 1998 dhe nga viti 1998 deri në vitin 2008 ka mbajtur postin e kryetarit të Gjykatës së Skraparit.…
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Eduart Lamajn, njëri nga ekzekutuesit e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në 30 maj 2020 në Gjorm të Kurbinit. Ndërkohë, u la në fuqi vendimi për Ilir Lika “Xhepaj” me 33 vite burg. Ilir Lika “Xhepaj” u arrestua në zonën e Yzberishtit në Tiranë, ndërsa Eduard Lamaj u ndalua teksa merrte mjekim në ambientet e një klinike private në zonën e “Qytet Studentit”. Prokuroria në pretencën e saj ka pretenduar se Lamaj dhe Lika kanë bashkëpunuar së bashku dhe me dy persona të tjerë, për vrasjen e…