Deputeti i zgjedhur në Qarkun e Shkodrës nga lista e Partisë Socialiste, Frrok Gjini shprehu në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë shqetësimin që ka marrë nga qytetarët lidhur me problemet që ata kanë pasur me kompaninë e telefonisë celulare “One”. “A është mirë që Komisioni me autoritetin që ka të thërrasë ndonjë përfaqësues të kompanisë, sepse është bërë një problem shumë i madh apo ndonjë përfaqësues të AKEP-it. Sepse qytetarët po vuajnë shumë me faturat: po i vjedhin, nuk i ofrojnë shërbimet. Pra ka shumë shqetësime. Nëse e gjykoni të arsyeshme si komision, por kryesisht është “One” ai që është bërë…
Author: tirana
Tre të mitur kishin ngritur një skemë mashtrimi në rrjetet sociale, ku supozohej se ofronin takime për favore seksuale. Ata kishin hapur llogari në Instagram duke u hequr si vajza dhe kërkonin 100 euro për orë, ose 200 euro për të kaluar natën. Video e marrë nga policia: Ndërkohë, janë zbardhur edhe disa biseda që të miturit kanë realizuar me të disa përdorues të rrjeteve sociale. BISEDAT: “Mirëmbrëma! Sa e ke takimin për një orë! 100 A e ke shtëpinë tende apo në hotel? Kam shtëpinë time”, thuhet në një prej bisedave. “Sa do rrish dhe sa vonohesh? Deri nga ora…
Aktivisti i LGBT, Kristi Pinderi ka rrëfyer se ai dhe partneri janë në proces për t’u bërë prindër. “Po jemi në proces për t’u bërë prindër. Është e bukur, është një aventurë e re që nuk e di njeri finalen. Sepse pavarësisht teknologjisë që të jep një sens të lartë kontrolli, në fund nuk është teknologjia që vendos. Ata që besojnë tek perëndia, ata që besojnë në gjë tjetër e ka ajo në dorë në fund. Do të jetë me sugoraci dhe mezi po e presim”, tha Kristi teksa ishte i ftuar në “Natën me Aulonën”.
Dy adoleshentë të moshës 15 dhe 17 vjeç janë lënë në burg nga Gjykata e Korçës, pasi akuzohen se më 8 tetor dhunuan me sende të forta një bashkëmoshatar. Shkak është bërë një sherr që nisi në “TikTok”. Seanca u mbajt me dyer të mbyllura ndërsa zgjati rreth 1 orë e 30 min. Ndërkohë, është ende në kërkim një tjetër autor.
Shtyhet deri më datë 31.10.2023, afati i aplikimeve për t’u pranuar në Akademinë e Sigurisë, për shtetasit që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë, në shkencat juridike, shkencat ekonomike, kompjuterike ose në ato elektronike, dhe që kanë mesataren e notave mbi 8, në ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë, në këto degë. Sipas policisë, qëllimi i shtyrjes së afatit të aplikimeve, dhënia e mundësisë më shumë studentëve ekselentë, që të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit, duke qenë së kërkesat e adresuara në Policinë e Shtetit dhe në Ministrinë e Brendshme, kanë…
Situata brenda Partisë Demokratike ka qenë diskutimi në mbledhjen e radhës së deputetëve të opozitës, të udhëhequr nga Sali Berisha, i cili ka pas vetes shumicën e ligjvënësve demokratë. Gjatë diskutimeve Dashnor Sula ka propozuar krijimin e një force të re politike që të njihet nga institucionet, edhe nga KQZ edhe nga Parlamenti, pasi sipas tij PD de juro i takon Lulzim Bashës edhe pse është pakicë. Por për ish-kryeministrin Berisha, nuk është aspak problem krijimi i një partie apo logoje të re, por kjo do të thoshte nënshtrim ndaj Edi Ramës. Pjesë nga diskutimet: Dashnor Sula: Ne jemi mbledhur…
Roland Qafoku ka komentuar luftën mes Izraelit dhe Hamas, ku tha që ajo që ka bërë kjo e fundit është më e madhja pas Holokaustit në Luftën e Dytë Botërore. Ai tha se e shqetëson fakti se si disa shqiptarë në rrjetet sociale mbështesin Hamasin dhe kundërshtojnë se ka qenë akt terrorist. “Izraeli e njeh Kosovë, Palestina nuk e njeh Kosovën. Ajo që mua më shqetëson është se si në rrjetet sociale një pjesë e shqiptarëve mbështesin Hamasin ose kundërshtojnë kur thua se ky është një akt terrorist. Hamas dhe UÇK-ja janë dy gjëra që nuk mund të krahasohen. Është…
Problemet që kanë disa nga futbollistët kuqezi ka bërë që Silvinjo të mos e ketë ende të përvijuar formacionin që do të zbresë në fushë nga minuta e parë ndaj Çekisë. Kjo edhe për faktin se bëhet fjalë për dy mesfushorë dhe një sulmues të rëndësishëm. Trajneri brazilian i Kombëtares shqiptare mendohet t’i besojë formacionit që mori një pikë në Pragë, me vetëm një ndryshim për shkak dëmtimi dhe një dileme që është porta. Mes Berishës dhe Strakoshës, Silvinjo duhet të zgjedhë njërin, ku pak më i avantazhuar duket i pari, pasi ka luajtur rregullisht me Empolin. Ndërkohë vendin e…
Shkolla e mesme “28 Nëntori” në Burrel, është një tjetër shkollë e rindërtuar me kushte dinjitoze, që këtë vit ka hapur dyert për 200 nxënës dhe mësues Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga kjo shkollë e mesme. “Ky investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me Bashkinë e Burrelit, i shtohet listës së shkollave që po rindërtohen nga e para në të gjithë vendin”, theksoi Rama. Më shumë se 60 shkolla po rindërtohen dhe rehabilitohen në të gjithë vendin.
Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë të premten drejt Britanisë së Madhe për një vizitë zyrtare. Rama pritet të takohet me homologun e tij Rishi Sunak. Në fokus të vizitës pritet të jetë çështja e emigracionit të paligjshëm të shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe. Disa ditë më parë gjatë qëndrimit në Granada ku mori pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim të përbashkët me liderët kryesorë të Europës, mes të cilëve edhe kryeministrin britanik. Në fokus të bisedimit ka qenë lufta kundër grupeve që organizojnë kalimin e emigrantëve në Britaninë e Madhe.
Bombardimet izraelite në Gaza janë aq të rënda sa, qytetarët atje thonë se po përjetojnë “Nakba-n” e tyre, fjala arabe për katastrofë, e cila i referohet luftës së vitit 1948 kur u krijua shteti i Izraelit, duke çuar në shpronësim masiv të palestinezëve. Ushtria e Tel Avivit, lëshoi mbi gaza sulmet më të egra ajrore në konfliktin 75-vjeçar me palestinezët, duke sjellë vdekje, shkatërrim dhe kaos në enklavën e zhytur ne mjerim. “Sulmet janë të padrejta, ne nuk kemi parë diçka të ngjashme në asnjë vend tjetër më parë. As në Hiroshima dhe Nagasaki. Ata shënjestrojnë njerëzit, pemët e madje…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili prej dy ditësh po zhvillon një vizitë zyrtare në Kanada, u prit nga komuniteti shqiptar që jeton e punon prej vitesh në Toronto. Në një bashkëbisedim me ta, Veliaj vlerësoi faktin se sot diaspora shqiptare ka shembuj të pafundmë suksesi dhe i falenderoi ata për mikpritjen. Kryebashkiaku shtoi se komunitetin shqiptar që jeton jashtë vendit është gjithmonë burim frymëzimi. “Teksa dilja nga godina e Bashkisë së Tiranës për t’u nisur drejt Kanadasë, pashë pafund turistë dhe thashë me vete: ‘Sa rrugë e progres bëjmë ne shqiptarët kur punojmë, kur s’pengojmë njëri-tjetrin,…