Author: tirana

Parlamenti i Shqipërisë do të diskutojë këtë të enjte (nesër) rreth rezolutës së Kosovës dhe pritet që dita të jetë e ngarkuar me debate. Demokratët kanë kërkuar prezencën e kryeministrit Edi Rama, por mbetet për t’u parë nëse kreu i qeverisë do të jetë prezent. Thuhet se Rama do të fluturojë të enjten drejt Britanisë së Madhe. Pritet që kryeministri të ketë një takim me homologun e tij britanik, Rishi Sunak me të cilin do të diskutohet ndër të tjera për emigrantët shqiptarë në Britani. Nesër në Parlament pritet të diskutohet 5 orë për rezolutën e Kosovës, por të pritshme…

Read More

Prej 30 vitesh, palestinezi Abdalla Jaber jeton dhe punon në Shqipëri. Ai momentalisht ndodhet në Gaza me bashkëshorten dhe fëmijën, pasi shkuan atje për pushime dhe tashmë ndodhen në mes të luftës. Abdalla sjell dëshmi të dorës së parë sesi është duke e përjetuar këtë luftë e cila është duke prodhuar viktima nga Gaza dhe në Izrael. Fillimisht ai i përgjigjet pyetjes se si kanë qenë për të këto pesë ditë në luftë. ”Shtëpia ime është në një zonë që tashmë është goditur, 14-15 shtëpi ishin të dëmtuara, njëra prej tyre edhe shtëpia ime, kjo është gjendja në Gaza. Po…

Read More

Jo vetëm Kosova, por edhe partitë opozitare në Serbi i kanë bërë thirrje Bashkimit Europian me anë të një letre dërguar Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme, Josep Borrel, që të mos ta konsiderojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç si bashkëbisedues ekskluziv, por si personin me përgjegjësi personale dhe politike për pasojat që mund të ketë Serbia pas sulmit në veri të Kosovës. ”Vuçiç është pjesë e problemit, dhe jo zgjidhje për degradimin aktual të gjithë situatës si në Serbi ashtu edhe më gjerë. Një qeveri demokratike në Serbi është një parakusht për të kërkuar zgjidhje afatgjata për problemet komplekse, si…

Read More

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Iranit Ayatollah Ali Khamenei dha një mesazh në hebraisht në platformën X, drejtuar Izraelit ndërsa kombi po përballet me një sulm gjithëpërfshirës të nisur nga Hamasi gjatë fundjavës. Llogaria zyrtare X e Shtetit të Izraelit iu përgjigj me shpejtësi Udhëheqësit Suprem të Iranit, duke thënë: “Është e lehtë të jesh i guximshëm kur fshihesh pas tastierës. Ju dhe miqtë tuaj të Hamasit do të pendoheni shumë shpejt për veprimet tuaja barbare”.

Read More

Papa Françesku bën thirrje për lirimin e të gjithë pengjeve të marra nga militantët e Hamasit dhe tha se Izraeli ka të drejtë të mbrohet. Duke folur me një zë të zymtë, në fund të audiencës së tij të përgjithshme javore për mijëra njerëz në Sheshin e Shën Pjetrit, ai shprehu gjithashtu shqetësim të madh për rrethimin që Izraeli ka vendosur në Gaza. “Unë vazhdoj të ndjek, me dhimbje dhe shqetësim, atë që po ndodh në Izrael dhe Palestinë. Kaq shumë njerëz të vrarë dhe të tjerë të plagosur. Unë lutem për ato familje që panë një festë të kthehet…

Read More

Këtë të mërkurë, protesta e studentëve të mjekësisë është zhvendosur përballë Ministrisë së Arsimit. Teksa e kanë bërë të qartë se vetëm anulimi i ligjit do t’i kthente në auditorë, studentët kanë nisur të gjuajnë me vezë drejt godinës së ministrisë së Arsimit. Revolta e studentëve duket se është shtuar edhe pas bërjes publike të tarifës prej 240 mijë lekësh që do u duhet të paguajnë në vit. Po ashtu ata kanë djegur edhe një manekin i veshur me uniformën e mjekut. Përballa godinës së ministrisë ku po mbahet protesta janë ndezur flakadanë, ndërsa të pranishme janë forca të shumta…

Read More

Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për 8 tifozët, të cilët u ndaluan tre ditë më parë. Ata u vunë në pranga pas sherrit mes tifozëve të Tiranës dhe Vllaznisë. Ngjarja ndodhi në Reps. Tifozët po ktheheshin nga ndeshja që u luajt mes dy skuadrave në Kukës, ku Tirana fitoi 1 me 0. Nga përleshja mbetën pesë persona të lënduar, të cilët morën mjekim në spitalin e Lezhës pas frakturave të shkaktuara. Në lidhje me ngjarjen u njoftua se u proceduan në gjendje të lirë edhe 20 tifozë të tjerë, nga të dyja ekipet.

Read More

Grupi i armatosur Hezbollah mori përgjegjësinë për një sulm me raketa nga Libani në drejtim të Izraelit, mëngjesin e kësaj të mërkure. Izraeli u godit më 7 tetor nga një sulm i papritur prej Hamasit, u përgjigj me zjarr artilerie në Libanin jugor, duke nisur një front të ri lufte. Kur u formua Hezbollahu? I themeluar në vitin 1982 nga Garda Revolucionare e Iranit dhe i klasifikuar nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore si organizatë terroriste, Hezbollahu është grupi më i fuqishëm në Liban, për shkak të një milicie të armatosur rëndë, që luftoi disa luftëra me…

Read More

Shenjat e zodiakut zbulojnë shumë për sjelljen dhe karakterin e njerëzve, rrugën e tyre të karrierës dhe natyrën e tyre. Sipas yjeve dhe planetëve në bazë të tyre përcaktohet thelbi i çdo personi dhe ka shumë gjëra që mund të kuptojmë për karakterin e tyre. A keni menduar ndonjëherë se cilët janë yjet tuaj të preferuar të Hollivudit? Ne kemi përgatitur një listë të detajuar të gjithçkaje që duhet të dini. Lexoni më poshtë me detaje se cilat janë shenjat e horoskopit të të famshmëve të preferuar të Hollivudit: DASHI Dashi janë shenja me prirje lidershipi që përgjithësisht kur përfshihen në diçka, me siguri do të shkëlqejnë në fushën e tyre. Shembuj…

Read More

Janë në vatrën e luftës për të informuar botën. Disa gazetarë po sakrifikojnë jetën e tyre ndërsa mbulojnë dhe raportojnë luftën e përgjakshme midis Izraelit dhe Hamasit. Shtatë gazetarë janë vrarë në Rripin e Gazës që kur Hamasi filloi sulmin e tij të shtunën, sipas grupeve të lirisë së shtypit dhe raporteve të medias. Ky numër mund të rritet edhe më tej në ditët në vijim pasi Izraeli kryen sulme hakmarrëse kundër Hamasit, ndërkohë që grupi terrorist vazhdon të kryejë ofensivën e tij kundër shtetit hebre. Gjakderdhja nënvizon rrezikun shumë real që gazetarët marrin përsipër ndërsa raportojnë nga zonat e…

Read More

Gjykata e Lezhës ka lënë në masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”, tifozët e arrestuar pas incidentit në Mirdite mes tifozerive të Tiranës dhe Vllaznisë. Tetë tifozët u përballën në gjykatë për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkaterrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim. Incidenti mes tifozerive ndodhi pak ditë më parë, ku ata u përplasën në “Rrugën e Kombit”. Disa nga anëtarët e tifo-grupit, që mbështet “bardheblutë” e Tiranës, “Tiron Fanatics” i kanë bërë pritë tifozëve të Vllaznisë, në pikën e karburantit, “NBT Oil”, në Reps të Mirditës dhe me të dalë nga…

Read More

Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s po diskutojnë rreth situatës së tensionuar në veri të Kosovës, shpërthimin e luftës Izrael-Hamas, vijimin e ndihmës së mëtejshme ushtarake për Ukrainën si dhe ofensivën e Azerbajxhanit në Nagorno-Karabakh. Situata e tensionuar në veri të Kosovës, shpërthimi i luftës Izrael-Hamas, vijimi i ndihmën së mëtejshme ushtarake për Ukrainën dhe ofensiva e Azerbajxhanit në Nagorno-Karabakh janë temat kryesore të takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel. Presidenti ukrainas merr pjesë si i ftuar special në mbledhjen me ministrat e Mbrojtjes të NATO-s. Ai shprehu solidaritetin me izraelitët për sulmin nga ana e Hamasit. “Tragjeditë…

Read More