Konferenca e Kryetarëve rrëzoi kërkesën e tretë të opozitës për ngritjen e një Komisioni Hetimor për parandalimin e konfliktit të interesit për abuzimet me fondet publike. Më herët mazhoranca refuzoi edhe dy kërkesa të opozitës për ngritjen e Komisioneve hetimore për rrjedhjen e të dhënave të qytetarëve nga sistemi TIMS si dhe një tjetër për koncensionin e sterilizimit. Seanca e nesërme plenare nuk do të ketë të pranishëm 8 deputetë pasi në javën që lamë pas bllokuan Foltoren e Kuvendit. Komisioni i Edukimit me propozim të mazhorancës, përjashtoi për 10 ditë 8 deputetë.
Author: tirana
Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, inspektoi punimet në aksin Qukës-Qafë Plloçë. Ajo u shpreh se kjo do të jetë një rrugë e kategorisë C1 dhe sipas afateve parashikohet të dorëzohet në muajin Mars të vitit 2025. “Për të gjitha këto ne do të shpallim afatet kontraktuale. Për segmentin e parë dhe segmentin e dytë Dhjetor 2024, ndërkohë për këtë segment ku po shkelim sot është Mars 2025. Sigurisht vlerësojmë shumë nga ana e ministrisë dhe qeverisë në rast se ARRSH dhe kompanitë që kanë kantieret do ia dalin t’i dorëzojnë më shpejt këto vepra”, tha ministrja.…
Presidenti ukrainas, i papritur në Bruksel për takimin ministror të NATO-s, i thotë Stoltenberg se prioriteti për vendin e tij është mbrojtja ajrore në funksion të dimrit. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili ka mbërritur papritur në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes së NATO-s, ka hedhur idenë për mbajtjen e zgjedhjeve, pavarësisht se vendi i tij është në luftë me Rusinë. Zelensky është shprehur i gatshëm të kandidojë sërish në zgjedhjet presidenciale të Ukrainës vetëm nëse ato zhvillohen gjatë luftës. “Nëse lufta vazhdon, po. Nëse lufta përfundon, jo“, tha presidenti ukrainas për kanalin rumun…
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit dhe 13 të tjerë po procedohen në gjendje të lirë, duke luajtur lojëra fati. Mësohet se të arrestuarit kanë fshehur të ardhurat e përfituara nga veprimtaria në lokalin e marrë me qira. Ndërkohë, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 140 000 lekë të rinj, 580 euro, 50 dollarë, 20 franga, një tavolinë dhe zara për lojëra fati, si edhe 2 celularë. Njoftimi i Policisë: Kontrolle në ambiente të ndryshme, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive. Finalizohet operacioni policor i koduar…
Këtë të mërkurë, në Konferencën e Kryetarëve dy deputetët e PD-së, Agron Gjekmarkaj dhe Jorida Tabaku kanë kundërshtuar vendimin e Kuvendit për pezullimin e 8 deputetëve për 10 ditë si masë disiplinore. “Është turp që keni përjashtuar opozitën nga seanca. Ky është vendim arbitrar dhe i turpshëm. Më kujtohet një slogan juaji “Shqipëria që duam” dështuat ta bënit këtë. Tani po bëni “opozita që duam”. Akti ynë ishte simbolik”,-tha Gjekmarkaj. Kurse Jorida Tabaku qëndroi në të njëjtën linjë me Gjekamarkaj. Ajo u shpreh se nga reagimi i deputetëve të opozitës nuk u cenua njeri, por ishte një lloj forme demokratike…
Joshko Çervenkovski ka qenë montues i minës që i mori jetën biznesmenit Vajdin Lame e Artan Arsit në vitin 2005, dhe rikthehet sërish në SPAK për t’u marrë në pyetje. Një ditë më parë ai u paraqit në seancën ndaj Emijano Shullazit, Viktor Imerit etj, teksa ndalimi i tij u bë në Rinas të hënën. Ai kërkohej nga Prokuroria Posaçme si dhe nga avokatët e të pandehurve të pyetej në cilësinë e dëshmitarit, madje i ishin dërguar edhe letërporosi, por ai nuk ishte paraqitur. Të martën ai nuk u lejua të dëshmonte pasi avokatët e të pandehurit pretenduan se e…
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, thotë se se përgjigja me raketa ndaj Hamasit ka devijuar në një masakër mbi civilët. Në një takim të grupit parlamentar të partisë AK, Erdogan kritikoi bombardimin pa mëshirë të Gazës, duke thënë se lufta duhet të ketë një moral ”Ne besojmë se lufta ka edhe një moral. Ne kundërshtojmë vrasjen e civilëve në territorin izraelit. Ne kurrë nuk e pranojmë vrasjen e të pafajshmëve në Gaza. Një konflikt i kryer duke i ndërprerë ujin, rrymën elektrike, hyrjet dhe daljet e një qyteti, shembjen e infrastrukturës së tij, prishjen e të gjitha objekteve të adhurimit,…
Gjykata e Apelit vendosi lirimin nga qelia të ish-ushtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj duke mos lejuar ekstradimin e tij. Ish-ushtari i UÇK-së zbulon edhe skandalin me Prokurorinë e Tiranës, e cila në kundështim me ligjin i ka transferuar sendet personale në Hagë. “Prokuroria e Tiranës në kundërshtim me të gjitha ligjet e këtij vendi i ka transferuar të gjitha pajisjet e mia elektronike, kompjuterin dhe telefonin tim personal, Gjykatës Penale të Hagës pa u bërë ekstradimi dhe pa u vendosur nga Gjykata ekstradimi im. Pra edhe pse nuk jam ekstraduar telefoni im është në Hage. Diçka absurde që ndodh në…
“Provoni tavën e kosit dhe byrekun kur të shkoni në Shqipëri”. Kjo është thirrja që Federata Çeke i ka bërë tifozëve të saj në prag të ndeshjes me kuqezinjtë në Tiranë. Në një postim të dedikuar tërësisht kombëtares shqiptare, Federata vlerëson pjatat tradicionale shqiptare dhe i fton tifozët çekë që t’i provojnë ato. “Kuzhina shqiptare është interesante dhe e larmishme”. Në këtë mënyrë hapet artikulli prej dy faqesh vetëm për Shqipërinë dhe gatimet tradicionale të saj. Përveç kësaj, Federata Çeke i ka dhënë dhe disa këshilla tifozëve se si mos të ecin nëpër qytet me fanella apo shalle të kombëtares…
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se avioni i parë me armatim amerikan mbërriti në bazën ajrore Nevatim në Izraelin jugor të martën vonë në mbrëmje. ”Bashkëpunimi mes ushtrive tona është një pjesë kyçe e sigurimit të sigurisë dhe stabilitetit rajonal në kohë lufte”, tha IDF në X, i njohur më parë si Tëitter. Presidenti i SHBA Joe Biden telefonoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të shtunën, menjëherë të sulmit të Hamasit, për të theksuar mbështetjen e vazhdueshme të vendit të tij për Izraelin.
Edhe pse në arrati, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj lexon çdo lajm që shkruhet për të. Ai ka reaguar nga arratia për privatizimin e ish-furrës së bukës, ku e quan tragji-komedi, dhe ironizon me fjalët ”gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Tiranë”. Prokuroria e Posaçme ka ngritur së fundmi dyshimet se Ahmetaj privatizoi në shkelje të ligjit një fabrikë buke te “5 Maji” duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 7 miliardë lekësh. Postimi i plotë Akti II i tragji-komedisë së politiko-drejtësisë : Dosja “Buka” sh.a. …“Gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Tiranë”! Për cilindo ka interes dhe kuriozitet qytetar të kuptojë…
Ushtria e Tel Avivit, lëshoi mbi gaza sulmet më të egra ajrore në konfliktin 75-vjeçar me palestinezët, duke sjellë vdekje, shkatërrim dhe kaos në enklavën e zhytur në mjerim. Qindra sulme ajrore gjatë natës vranë dhjetëra persona, shumica e të cilëve civilë. Lagie të tëra janë rrafshuar, dhe spitalet nuk kanë më vende e as medikamente për të trajtuar të plagosurit. Njerëzit janë pa energji, furnizime me ujë dhe ushqim, ndërsa OKB po përpiqet të sistemojë mbi 260 mijë njerëz që sipas organizatës janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre. Gazetarja 22-vjecare, Plestia Alqad, e cila ka treguar përmes xhirimeve në…