Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Lojëra fati në fshehtësi, arrestohet dy persona në Elbasan

14:05 / October 11, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lojera fati 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit dhe 13 të tjerë po procedohen në gjendje të lirë, duke luajtur lojëra fati.

Mësohet se të arrestuarit kanë fshehur të ardhurat e përfituara nga veprimtaria në lokalin e marrë me qira.

Ndërkohë, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 140 000 lekë të rinj, 580 euro, 50 dollarë, 20 franga, një tavolinë dhe zara për lojëra fati, si edhe 2 celularë.

Njoftimi i Policisë:

Kontrolle në ambiente të ndryshme, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Dice”, evidentohet dhe goditet një rast i përshtatjes së lokalit, për lojëra fati.

Vihen në pranga 2 autorët e dyshuar të këtij rasti, të cilët fshihnin të ardhurat e përfituara nga veprimtaria në lokalin e marrë me qira.

Procedohen në gjendje të lirë 13 shtetas që u kapën në ambientet e lokalit, duke luajtur lojëra fati.

Sekuestrohen një tavolinë dhe zara për lojëra fati, shuma parash të valutave të ndryshme të përfituara nga kjo veprimtari dhe 2 celularë.

Në vijim të kontrolleve në terren, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive së paligjshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të organizimit të lojërave të fatit, në një lokal, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Dice”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1.  63 vjeç, banues në Elbasan dhe 61 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundershtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Këta shtetas kishin përshtatur lokalin e marrë me qira nga 63-vjeçari, për organizimin e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit. Nga verifikimet ka rezultuar se këta shtetas fshihnin të ardhurat e përfituara nga ky subjekt.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 13 shtetasit, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, pasi u kapën në ambientet e lokalit, duke luajtur lojëra fati.

Shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale 140 000 lekë të rinj, 580 euro, 50 dollarë, 20 franga, një tavolinë dhe zara për lojëra fati, si edhe 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Plagosja e dy të rinjëve, policia në kërkim të autorëve të dyshuar. Vëllezërit janë me precedentë

18:07 / July 17, 2025

Sarandë, plagosen 2 persona. Policia jep detaje nga sherri

16:12 / July 17, 2025

Grabitën të njëjtën tabakino dy herë, e pëson grupi i të rinjve, mes tyre dy të mitur

13:42 / July 17, 2025

Goditi me grusht dikë, shpallet në kërkim 33-vjeçari në Tiranë

13:10 / July 17, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.