Dhjetra militantë dyshohet se janë infiltruar në një qytet në veri të Izraelit pasi janë lëshuar me parashuta nga Libani.
Të paktën 15 deltaplane që mbajnë 1 apo 2 militantë secila raportohet se kanë fluturuar përmes kufirit me Libanin duke u ulur në zonën pranë Avivim, në veri të Haifa-s, Izrael.
“Kemi raportime për 15 parashuta që kanë kaluar përmes Libanit”, është deklarata e bërë pak çaste më parë nga Forcat Izraelite të Mbrojtjes, pa dhënë më tepër detaje.
Po në të njëjtën kohë, raportohet për një sulm me raketa nga territori i Libanit të drejtim të veriut të Izraelit. Në Liban ndodhen militantët e Hezbollahut, shumë herë më të fuqishëm se ata të Hamas, të cilët kanë paralajmëruar se do të sulmojnë Izraelin nëse ushtria vendase hyn në Gaza.
