Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

De Biasi flet para sfidës Shqipëri-Çeki: Kuqezinjtë kualifikohen si vendi parë në grup

15:28 / October 12, 20234 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
de biaso
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazi në një interviste për A2CNN përpara ndeshjes vendimtare me Çekinë për kualifikueset e Euro2024, ka komentuar ecurinë e kuqezinjve në kompeticion, punën e kryer deri më tani nga tekniku Silvinjo dhe pikat e forta dhe të dobëta të grupit të lojtarëve të grumbulluar.

Tekniku që çoj për herë të parë Shqipërinë në një kompeticion madhor siç ishte Europiani i 2016-ës në Francë ka kërkuar nga djemtë kuqezi që të shmangin euforinë dhe të përqendrohen në fushën e blertë, pasi Shqipëria sipas tij ka kualitetin e nevojshëm për të mposhtur Republikën Çeke.

“Pak eufori. Shumë përqendrim. Këmbët në tokë dhe lojtarët të japin më të mirën. Mos të dëgjojnë shumë se çfarë thonë njerëzit, por të përpiqen vetëm të marrin pikët e plota, pasi është e vetmja mënyrë që të lejon të luash ndeshjet e mbetura në qetësi të madhe dhe të jep mundësinë që të jesh me dy këmbë, gati dy këmbë në Gjermani. Republika Çeke është një ekip i mirë, por është një ekip që nuk ka cilësitë që ka Shqipëria dhe besoj se është një ndeshje që duhet parë me kujdes, por me bindjen që për sa i përket cilësisë, jemi superiorë”, tha Xhani De Biazi – Ish-trajner i kombëtares shqiptare të futbollit

Në intervistën për A2CNN, De Biazi ka rrëfyer edhe një prapaskenë nga shorti i Euro2024, duke zbuluar se ishte në Gjermani me kreun e FSHF Armand Duka dhe i ka thënë se Shqipëria do të kualifikohet në Europian.
“Sot ju them që Shqipëria kualifikohet e para”, u shpreh me bindje ai.

Sa i përket punës së kryer nga tekniku brazilian Silvinjo, Debiazi tha: “Jeni në duar të mira dhe Silvinjo po bën shumë mirë, ndaj besojini atij dhe mos bëni trajnerin, se nuk e bëni dot”.
Në gjykimin e tij ekipi kuqezi është rritur shumë në cilësi dhe ndeshjet kundër Çekisë e Polonisë, nga të cilat djemtë grumbulluan 4 pikë ishin shumë pozitive.

“Unë mendoj se është skuadra ajo që mund të bëjë diferencën, edhe pse brenda ekipit ka lojtarë me kualitete që mund të nxjerrin një gol në çfarëdolloj momenti, që nga Bajrami, Hasani dhe vetë Asllani, Broja edhe Cikalleshi nëse luan. Janë të gjithë lojtarë që mund të thonë fjalën e tyre në fushë në këtë kompeticion.

E rëndësishme është që shënojnë. Shqipëria është një skuadër që ka cilësi, teknikë, me lojtarë që kanë eksperiencë të rëndësishme në nivele ndërkombëtare me klube të mëdha. Silvinjo nuk ka nevojë për këshillat e mia. Besoj se ajo që ka bërë deri tani është shumë e mirë. Nëse nuk ka probleme pse të ndryshojë, nëse gjërat funksionojnë. Besoj se nuk ka asnjë kuptim. Vetëm nëse ndonjë lojtar ka një problem, rënie nga forma ose që nuk është në gjendje optimale. Besoj se Silvinjo është i vetmi që mund të vendosi dhe të vlerësojë me kompetencë.”

Teksa iu kërkua të zgjidhte trajnerin më të mirë, mes Edi Rejës dhe Silvinjos, De Biazi u përgjigj me një batutë, por nënvizoi se italiani kishte në dorë një skuadër që ishte në një fazë tranzicioni, ndërsa braziliani ka aftësinë dhe shansin për të realizuar kualifikimin e dytë në histori për Shqipërinë.

“Nëse do të ishin dy femra mund të thosha kush do të më pëlqente më shumë mes të dyjave, por duke qenë se janë dy burra, nuk përfshihem për të dhënë opinione. Secili ka mënyrën dhe stilin e tij. Kapacitetin për të menaxhuar njerëzit, në një mënyrë ose në një tjetër. Unë besoj që të dy janë trajnerë shumë të mirë dhe në këtë rast Silvinjo po merr maksimumin nga një grup lojtarësh, që siç po thosha më parë, ka cilësi të lartë. Komplimente atij”, tha tekniku italian.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndahet nga jeta Sandro Mazzola, ikona e Interit dhe legjenda e futbollit italian

09:47 / September 19, 2026

Nga polemikat me fanellën te Lamine Yamal, rrëfehet Kylian Mbappe: Ky është viti, Topi i Artë duhet të kthehet në Bernabeu

15:58 / September 17, 2026

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.