Author: tirana

Gazetari sportiv Ervin Baku analizoi në Scan Live ndeshjen “Shqipëri – Çeki” të Kampionatit Europian 2024, që do të luhet sonte në 20:45 në “Air Albania”. Baku tha se potenciali për të promovuar Shqipërinë përmes sportit është i madh, duke vënë theksin te ndeshjet ndërkombëtare që shërbejnë si “metamorfoza” e tifozëve në turistë. “Vjet u luajt Conference League në Tiranë mes Feyenoord dhe Romës. Një finale europiane u luajt për herë të parë në Tiranë. Do te të luhet në 2025 kampionati europian i 17 vjeçarëve. Ne fatmirësisht kemi një infrastrukturë të mrekullueshme. Kemi 4 stadiume të licencuara nga UEFA…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Theth. Një turiste gjermane, 31 vjeçe, ka ndërruar jetë pasi ka rënë në greminë, teksa po bënte ecje me një grup turistësh të tjerë. “Mesditën e sotme, salla operative e Komisariatit të Policisë Shkodër ka marrë njoftim nëpërmjet një telefonate se shtetasja gjermane R. P., 31 vjeçe, duke u ngjitur në mal, bashkë me një shtetas tjetër gjerman, në vendin e quajtur “Shpella e Harapit”, Shalë, Shkodër, kishte rrëshkitur dhe kishte rënë në greminë. Si pasojë e dëmtimeve, kjo shtetase ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë janë nisur në vendin e ngjarjes, bashkë me…

Read More

Poetja Nafije Abidi, viktimë e spastrimeve politike që u ndërmorën nga Stalini në Bashkimin Sovjetik, humbi burgjeve të Azerbajxhanit, ku dhe vdiq, pas arrestimit bashkë me të shoqin Nga Ali Samil Një poete me origjinë gjysmë shqiptare nga Janina, Nafije Abidi (Nafie Tefik Tanur) për dashurinë me shkrimtarin azerbajxhanas, Emin Abidi, la studimet e larta për Letërsi në Stamboll, e ndoqi pas në Baku (Azerbajxhan) ku hoqi persekutimin e KGB-së sovjetike, duke u akuzuar për antikomunizëm, bashkë me të. Por ndërsa të shoqin e pushkatuan, fati i saj ende ka mbetur mister, sepse nuk dihet fundi që pati nëpër burgjet…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se është nisur drejt Tiranës për të ndjekur në stadiumin “Air Albania” ndeshjen Shqipëri – Çeki. Kurti shoqërohet nga Lulzim Jashari, djali i kryekomandatit legjendar, Adem Jasharit. “Bashkë me Lulzim Jasharin rrugës për Tiranë në përkrahje të Shqipërisë. Forca djema. Evropiani po na pret”, shkruan Kurti.

Read More

Pas përfundimit të seancës plenare, Sali Berisha deklaroi se Lindita Nikolla futi në rend dite pas miratimit të Rezolutës për sulmin e Kosovës, kërkesën e opozitës për ngritjen e komisioneve Hetimore. Sipas Sali Berishës, ky veprim i ishte jo vetëm tinëzar, por një akt rrugaçërie i papërsërishtshëm. “Pak çaste më parë shqiptarët panë një akt rrugaçërie të papërsëritshëm. Ajo që kryen detyrën e kryetarit, faktikisht, një njeri i keqpërdorur nga Rama, duke shkelur me të dyja këmbët rregulloren, futi në rend dite pasi u votua Rezoluta, atë që s’mund të ndodhte kurrë. Në çdo parlament rendi miratohet në mëngjes. Në…

Read More

Në seancën e sotme plenare në Kuvend, ngritja e Komisioneve Hetimore të kërkuara nga opozita janë rrëzuar me 70 vota kundër. Përkatësisht, nga opozita është kërkuar ngritja e Komisioneve Hetimore për sistemin TIMS si edhe për koncensionet në Shëndetësi. Përfundimi i seancës u shoqërua me debate, lidhur me Komisionet Hetimore, ishte deputeti Gazment Bardhi, deputetë të opozitës si edhe ish-kryeministri Sali Berisha të cilët bllokuan Foltoren.

Read More

Gazment Bardhi ka reaguar menjëherë pas mbarimit të seancës plenare ditën e sotme, ku kryeparlamentarja Lindita Nikolla lexoi njoftimin se Bardhi nuk është më pjesë e PD, me vendim të kryesisë, pasi i ka mbaruar anëtarësia. Pas kësaj, Bardhi akuzoi Nikollën për ndërhyrje në punët e brendshme të opozitës, ndërsa sulmoi edhe kryeministrin Rama si përgjegjës për prishjen e Reformës Zgjedhore. “Marrja peng nga Edi Rama e Reformës Zgjedhore dhe rrëzimi i Komisioneve Hetimore të kërkuara nga opozita, si dhe ndërhyrja në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit e Kryetares së Kuvendit në punët e brendshme të grupit parlamentar të PD,…

Read More

Ndërkohë që po kryheshin punime në një aks rrugor në fshatin Prekal, është shkëputur nga lartësia, një masiv dheu që ka zënë poshtë eskavatorin me drejtues shtetasin Zef Perndreu 56 vjeç, banues në fshatin Stajkë, Vau i Dejës. Si pasojë, 56-vjeçari ka humbur jetën. Deri më tani, ende nuk është bërë e mundur nxjerrja e trupit të 56-vjeçarit, ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për abrdhjen e rrethanave.

Read More

Mozzik i ka dedikuar një postim këngëtares Dafina Zeqiri, të cilën e vlerëson jo vetëm për talentin dhe profesionalizmin, por edhe për mirësinë që mbart. “Edhe mendova, ta shkruaja apo mos ta shkruaja. Më ka rënë të punoj me shumë emra të estradës sonë, jashtë dhe në botë por nuk rri dot pa e përmendur që ti je më e mira. Eshtë njeriu më i mirë që kam takuar këtë vit dhe mos të them që është edhe njeriu më i mirë që kam bashkëpunuar ndonjëherë. Komplet energji, talent i pastër, pa urrejtje. Nuk e dëgjova ndonjëherë të flasë keq…

Read More

Rrugët e Tiranës janë të mbushura me atmosferë të ndezur për sfidën midis Shqipërisë dhe Republikës Çeke, e cila do të luhet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania”. Ashtu si në çdo sfidë të Kombëtares, Tifozët Kuqezi janë mbledhur disa orë përpara ndeshjes për t’u bërë gati që të nisin marshimin e tyre drejt stadiumit. Ata janë mbledhur në një zonë përballë Piramidës dhe të gjithë së bashku kanë zgjedhur që ta ndezin akoma dhe më shumë atmosferën duke kënduar njëzëri: “Mora fjalë”.

Read More

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 101 vota rezolutën e përbashkët për Kosovën, që dënon sulmin me armë të serbëve në Veri të Kosovës. Momenti i votimit në seancën e sotme parlamentare u shoqërua me tensione, pasi deputetët e opozitës iu drejtuan foltores. Tensionet u ngritën pasi kryeparlamentarja Nikolla vijoi me nisjen e votimit për projektligjet e seancës së kaluar, gjë që solli edhe reagimin e opozitës.

Read More

Deputeti socialist, Pandeli Majko ka mbrojtur deklaratat e kryeministri Edi Rama mbi qëndrimin e tij në lidhje me sulmet e grupit terrorist serb në Veri të Kosovës. Nga foltorja e Kuvendit, Majko deklaroi se sipas tij “në Shqipëri nuk ka tradhtar të Kosovës, e aq më pak të ketë emrin e Edi Ramës”. “Nuk mund të këtë asnjë dyshim që nëse Kosovës i cenohet liria dhe sovraniteti, Shqipëria do bëjë atë që ka bërë më parë. Nuk mendoj se është koha që të mbushim mendjen se duke qenë antiserb na bën më shumë shqiptar. Serbia është duke mbyllur ciklin e vet…

Read More