Author: tirana

Sheshi “Skënderbej” në Tiranë është kthyer në një “stadium”, pasi qindra tifozë janë mbledhur për të parë live ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë, e vlefshme për Euro 2024. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar një video nga momenti kur Jasir Asani shënoi golin e avantazhit ndaj çekëve. Siç shihet në video të gjithë tifozët e veshur kuq e zi janë ngritur në këmbë duke brohoritur. View this post on Instagram A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

Read More

Ka festë jo vetëm në Tiranë. Pas “perlës” së Jasir Asanit ndaj Republikës Çeke, tashmë sfidën e kanë zhbllokuar dhe “dardanët” e Kosovës, të cilët kanë marrë avantazhin në transfertën e Andorrës. Një asist perfekt nga Florent Muslija kapet bukur nga “ylli” i “dardanëve”, Milot Rashica, i cili me një goditje potente tund rrjetën e vendasve, duke filluar festën e skuadrës së tij. Rezultati shkon në 0 me 1.

Read More

Asani nuk njeh limite. Në minutën e 9 një super gol i Jasir Asanit ngriti peshë zemrat e gjithë shqiptarëve. Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan një ndeshje shumë vendimtare për ecurinë e saj drejt Euro 2024 ndaj Çekisë. Kuqezinjtë janë në krye të Grupit E me 10 pikë dhe një rezultat pozitiv ndaj çekëve që i ndjekin me 8 pikë, do e bënte shumë më të thjeshtë rrugëtimin e mëtejshëm të skuadrës së Silvinjos.

Read More

Shqipëri – Çeki luhet sot në 20:45 në “Air Albania”. Për grupin E të Euro 2024, gjithçka duket gati për ndeshjen e rëndësishme të kuqezinjve. I pranishëm në këtë ndeshje është edhe Ismail Morina ose i njohur ndryshe si Ballist Morina i cili u bë i njohur pasi ngriti dronin me simbolet e Shqipërisë së Madhe në ndeshjen Serbi-Shqipëri në tetor 2014.

Read More

Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan një ndeshje shumë vendimtare për ecurinë e saj drejt Euro 2024 ndaj Çekisë. Kuqezinjtë janë në krye të Grupit E me 10 pikë dhe një rezultat pozitiv ndaj çekëve që i ndjekin me 8 pikë, do e bënte shumë më të thjeshtë rrugëtimin e mëtejshëm të skuadrës së Silvinjos. Ashtu siç pritej, trajneri Silvinjo ka bërë pak ndryshime në rreshtimin e tij duke i besuar thuajse plotësisht grupit të lojtarëve me të cilët ka përballuar ndeshjet e fundit.

Read More

Gjiganti teknologjik Google është paditur në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë për mospërfshirjen e gjuhës shqipe në gjuhët e mbështetura nga Google. Ky diskriminim ka pasur pasoja të mëdha në media, marketing, zhvillim ekonomik dhe teknologjik në Shqipëri, Kosovë dhe kudo që flitet gjuha shqipe. Padia është ngritur nga Haki Dervishi, shtetas shqiptaro-amerikan me banim në Palm Springs Kaliforni, i dekoruar rishtazi nga Presidenti Biden me Dekoratën dhe Mirënjohjen Jetësore për kontribut të vazhdueshëm për kombin Amerikan, dhe Dr. Neshad Asllani, mjek i njohur nga Kosova, themelues i “Qendrës Kosovare për të Drejtat e Njeriut” dhe anëtar bordi në organizatën…

Read More

Ndryshe nga politikanët dhe biznesmenët që kanë zgjedhur tribunën VIP për të parë mbrëmjen e sotme ndeshjen Shqipëri-Çeki, kreu i SPAK Altin Dumani ka zgjedhur të hyjë me tifozët e thjeshtë kuqezi. Në fotot e siguruara nga tirananews, shihet Dumani që i drejtohet hyrjes së stadiumit si një tifoz i thjeshtë. Me sa duket, Dumani ka vendosur që të qëndrojë larg politikanëve dhe biznesmenëve edhe në stadium, pasi në jo pak raste këta të fundit kanë qenë dhe subjekte të hetimit nga ana e SPAK. / tirananews.al

Read More

Për ekspertin e sigurisë Ilir Kulla, Hamas është një lëvizje politike, ushtarake dhe fetare, që është aktive prej 21 janarit 1987. I ftuar në emisionin Real Story, ai shtroi pyetjen se kush e armatosi Hamasin. “Të gjithë thonë Irani, dhe unë dakord jam, por nga kanë hyrë armët. Është e pamundur të hysh në Egjipt me gjithë këtë seri armatimesh që hyjnë dhe shërbimet egjiptiane që kontrollojnë gjithçka të mos e dijnë. Në 2008 kur pati një konflikt që shkoi Izraeli në Gaza, u bë një protesë, pati të vrarë, Erdogan çoi anijet luftarake në Gaza. Nuk mund ta përjashtojmë…

Read More