Shkrimtari italian Roberto Saviano që shkruan kundra madias, është dënuar me 1 mijë euro gjobë për shpifje ndaj kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni. Procedimi lidhet me një rast të vitit 2020, kur Saviano ofendoi Melonin për çështjen e emigrantëve. “Është një dënim simbolik, por është vetëm fillimi. Humbja e sotme është një shembull i asaj që do të ndodhë nesër, kjo na bën edhe më shumë të kuptojmë situatën në të cilën po jetojmë, me një pushtet ekzekutiv që vazhdimisht përpiqet të frikësojë këdo që thotë gënjeshtrat e tyre”, ka komentuar Saviano pasi ka mësuar vendimin për të paguar një…
Author: tirana
13 pengje mes tyre izraelitë dhe të huaj të mbajtur në Rripin e Gazës janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në 24 orët e fundit, deklaron grupi militant palestinez Hamas. “Trembëdhjetë të burgosur përfshirë të huaj, u vranë në pesë vende që ishin në cak nga aeroplanët luftarakë izraelitë”, tha në një deklaratë Brigada Izzedine al-Qassam. Hamasi mori peng rreth 150 njerëz kur nisi sulmin e befasishëm më 7 tetor. Grupi ka kërcënuar se do të vrasë pengjet nëse shtëpitë e civilëve bombardohen nga Izraeli pa paralajmërim.
Policia e Tiranës bën me dije se ka vënë në pranga dy persona, të cilët akuzohen se pasi i falsifikuan biletat për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë, i shitën ato me çmime të larta. Për pasojë, pasi qytetarët kanë paraqitur këto bileta, për të hyrë në stadium, janë krijuar probleme teknike sepse biletat ishin të dubluara. Në pranga, sipas bluve të kryeqytetit, kanë rënë A.O. dhe S.A., të dy banues në Tiranë. “Tiranë: Vihen në pranga 2 shtetas që falsifikuan biletat për ndeshjen Shqipëri-Çeki dhe i shitën ato me çmime të larta. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas kanë…
Vivien deklaroi pak ditë më parë se arsyeja pse u nda nga Getinjo ishte fakti se reperi luan bixhoz. Vivien u shpreh se ky ves bën që një familje të shkatërrohet dhe se ishte munduar ta largonte Getinjon nga bixhozi. Në lidhje me këtë deklaratë reagoi edhe vetë Getinjo, i cili e akuzoi Vivienin se po kërkon vëmendje. Mesa duket fansat e reperit kanë sulmuar Vivien, prandaj në një deklaratë së fundmi ai i ka kërkuar të gjithëve të mos e sulmojnë ish-partneren. “Po i lëmë shakatë anash. Ju lutem të gjithëve që më ndiqni dhe më njihni, mos e…
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela gjatë fjalës në Asamblenë e Përgjithshme të Prokurorëve që këtë të premte do të zgjedhë 3 anëtarët e rinj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, tha se vendi ynë ka nevojë për magjistratë të ndershëm. Nga ana tjetër, Çela u shpreh edhe se prokurorët po kalojnë një periudhë të vështirë, duke iu referuar edhe kërcënimeve nga bota e krimit, ku pas dëshmive të Artan Tafanit, të penduarit të drejtësisë, u zbulua se grupi i Laert Haxhiut do të ekzekutonte dy prokurore. Sipas Çelës, pengesa të tilla mund të kapërcehen vetëm duke qëndruar së bashku. ”Po…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kërkuar që të rriten garancitë për sigurinë dhe të mbrohet kufiri me Serbinë. Në një konferencë për media pas takimit me senatorët amerikanë, ajo ka theksuar se Kosova do të vzhdojë ta kërkojë drejtësinë për rreshterin e rënë në detyrë, Afrim Bunjaku. Osmani ka shtuar se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për të parandaluar veprime të ngjashme me atë të 24 shtatorit në Banjskë. “Natyrshëm që takimi ynë u përqendrua në zhvillimet e fundit në vend, në veçanti në aktin terrorist ndaj Kosovës të sponsorizuar dhe mbështetur nga Serbia. Synimet e tilla dashakeqe nuk…
Festa mbrëmë ishte kuqezi, pasi Kombëtarja fitore 3-0 ndaj Çekisë në ”Air Albania”. Por përtej festës, disa detaje nuk u panë nga audienca. Më poshtë janë disa nga detajet e super ndeshjes.
SPAK-u ka zhvilluar një super aksion, pasi ka sekuestruar pasuritë e katër të fortëve, ku mes tyre edhe xhaxhai i “Ben Qimes”, Ahmet Isufaj. Po ashtu u janë sekuestruar pasuritë edhe për Zaim Tafa dhe Lulzim Zefin. I-Konfiskimi i pasurive të subjektit Ahmet Isufaj. Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.130 datë 19.09.2023, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të nr.17 datë 04.05.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, lidhur me konfiskimin e pasurive të shtetasve Ahmet Isufaj, subjekt i Aktit Normativ Nr.1, datë…
SPAK ka dërguar për gjykim dy persona për shit-blerje votash në zgjedhjet parlamentare të 2021. Bëhet fjalë për Kristo Çollakun dhe Gjergji Butkën. Ka qenë Kristo Çollaku që ka blerë votat për llogari të deputetit demokrat Bledion Nallbati. “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet dhe ka kërkuar dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 154 të vitit 2023, në ngarkim të të pandehurit Kristo Çollaku, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328 i K. Penal dhe të pandehurit Gjergji Butka, i akuzuar për kryerjen e…
Shoferi i automjetit BMW X6, i cili ”fluturoi” në muajin gusht te Diga e Liqenit rreth dy muaj më parë, është arrestuar pas një aksioni të uniformave blu. Policia e Tiranës përmes një njoftimi zyrtar, jep detaje për arrestimin e Emiljano Ninës, që u arrestua mbrëmë nga shërbimet e Komisariatit Rrugor të Tiranës dhe Komisariatit nr. 4. Nina i cili është kushëriri i Ervis Martinajt, braktisi mjetin luksoz dhe mori targat e tij me vete, ndërsa deri dje ndodhej në arrati. Kujtojmë se aksidenti ndodhi pasi mjeti ishte duke lëvizur me shpejtësi të lartë nga rruga e ‘Kosovarëve’ dhe ka…
Mbledhja e Përgjithshme e prokurorëve zgjedh sot 3 anëtarët e rinj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Ata do të zëvendësojnë anëtarët që iu përfundon mandati, përfaqësuesit të Apelit, Bujar Sheshi dhe dy përfaqësuesit nga prokuroritë e Shkallës së Parë, Esmeralda Keshi e Eloida Goxhi. Kandidate për vakancën nga radhët e Apelit janë Afërdita Ndoi dhe Moisi Duda. Ndërsa për shkallet e para janë Edina Kurti, Durrës; Edlira Bako, Elbasan; Elsa Miha, Tiranë; Olger Minaj Korçë; Vatë Staka, Shkodër.
Kampi i refugjatëve Al-Shati në Gaza është i shkatërruar. Banorët mundohen të shpëtojnë gjithçka munden nga rrënojat e godinave, qoftë edhe rroba, për t’i shpëtuar të ftohtit. 1100 të vdekur numërohen në gaza, mbi 5300 janë të plagosurit. Ndërkohë janë mbi 535 mijë godina të shembura deri më tani.