Ushtria izraelite drejtoi thirrjen për palestinezët në Veri të Gazës që të evakuohen në jug, por për banorët vendas duket se nuk ka më asnjë mënyrë për të shpëtuar. Farah Abo Sedo ishte në qytetin e Gazës këtë mëngjes (13 Tetor) ndërsa tha për BBC se nuk dinte çfarë të bënte pasi dëgjoi paralajmërimin e evakuimit. “Po shoh njerëz që mbajnë çantat e tyre sikur duan të ikin, por ku duhet të shkojmë? Është një qytet i vogël, nuk ka shpëtim, ne po përpiqemi të shpëtojmë jetën tonë. Na bombardojnë çdo natë pa mëshirë, nuk ka mbetur asgjë. Askush nuk…
Author: tirana
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën pranë mbikalimit në Savër, në aksin nacional Lushnje – Fier. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur lehtë 4 persona, një nga drejtuesit e automjeteve, një shtetase italiane, e cila ishte pasagjere në mjet dhe 2 fëmijë, nxënës shkolle. Ata janë dërguar në spitalin e Lushnjës për mjekim dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë në vendngjarje, dyshohet se shkak i aksidentit është mosrespektimi i rregullave në qarkullim. Dy mjetet po lëviznin në korsinë nga Lushnja në drejtim të Fierit. Njëri nga drejtuesit ka dashur të kthehet për në Savër, por…
Asambleja e Përgjithshme e Prokurorëve zgjodhi tre anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Mësohet se anëtari i parë i zgjedhur, është Moisi Duda, i cili mori 122 vota ndaj rivales, Aferdita Ndoi me 106 vota. Sakaq, raportohet se 6 vota ishin të pavlefshme. Dy kandidatet e tjerë të zgjedhur janë Olger Eminaj dhe Vatë Staka. Eminaj ka marrë 103 vota, ndërsa Stakai ka arritur të sigurojë 98 vota. Kryeprokurori Olsian Çela u shpreh sot se mirëfunksionimi i KLP-së përbën pa asnjë dyshim një nga elementët më të rëndësishëm të reformës në drejtësi.
Shqipëria e futbollit fitoi dje 3-0 kundër Çekisë, për kualifikueset e grupit E të Euro 2024, duke mbajtur sërish vendin e parë me 13 pikë. Në stadium për të ndjekur ndeshjen ishte edhe Edy Reja, ish-trajneri i kuqezinjve deri në 31 dhjetor 2022. 78-vjeçari ka qenë në tribunën VIP si i ftuar special, teksa në 38 ndeshje ka qenë në krye të stolit kuqezi. Prej 17 prillit 2019 e deri në dhjetorin e 2022, Reja nuk ia doli të përmbushte objektivat e vendosur nga FSHF-ja.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me fermerët në Lushnje, prej ku lajmëroi se PD do të ketë shumë shpejt gati një program për ta. Ai foli për zgjidhjet që Partia Demokratike po përgatit për të nxjerrë bujqësinë nga kriza. Sipas Bashës, fermerët “përballen me vështirësi të shumta, që nga mungesa e mbështetjes për bujqësinë, mungesa e tregut, rritja e çmimeve, rënia e fuqisë blerëse, largimi i të rinjve.” “Ata përballen me vështirësi të shumta, që nga mungesa e mbështetjes për bujqësinë, mungesa e tregut, rritja e çmimeve, rënia e fuqisë blerëse, largimi i të rinjve,…
Pieraldo Pelushi është hajduti që vodhi nën kërcënimin e një pistolete çakmak, një shumë parash në zonën e “Myslym Shyrit”, ndërsa një ditë më pas tentoi të vidhte në një dyqan tjetër. 31-vjeçari i dënuar për veprat penale në fushën e narkotikëve, është identifikuar dhe policia ka bërë të mundur arrestimin e tij. Sakaq, ka sekuestruar veshjet të cilat autori ka patur veshur gjatë kryerjes së krimeve. F
Momente paniku u shpalosën në mes të një rruge në Pekin kur një burrë i paidentifikuar sulmoi dhe goditi me thikë një diplomat izraelit. Në video shihet se autori përleshet me viktimën dhe e hedh në trotuar, para se ta godasë me thikë, para syve të habitur të kalimtarëve. Viktima më pas ngrihet dhe largohet nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që edhe autori largohet duke çaluar. Punonjësi i ambasadës izraelite në Pekin u dërgua në spital pas sulmit. Sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Jashtme e Izraelit, burri është shtruar në spital në gjendje të qëndrueshme, ndërsa po…
Shqiptarëve ‘u ngjit’ mjalti. Aq shumë sa po t’i referohemi shkrimeve të filozofit të njohur, Aristotelit, ilirët arrinin të bënin një verë të shkëlqyer prej tij. Procesi ka ngelur enigmatik, por nëse i referohemi filozofit bëhej duke shtrydhur hojet e mjaltit diku para tre mijë vitesh dhe mund ta imagjinoni vetë se çfarë vere mund të dilte. Shqiptarët e sotëm nuk dinë të prodhojnë më nga kjo lloj vere, por ama dinë të shijojnë një lugë të mirë nga ky lëng mrekullibërës. Por në fakt, çfarë e bën mjaltin kaq popullor? Ka shumë të ngjarë të jetë lehtësia me të…
Më poshtë do të mund të lexoni fjalimin e Keanu Reeves në “TLC Chinese Theatre” me titullin: “Ji falenderues”. Është një ndër fjalimet më të bukur, i cili do t’ju motivojë pamasë për të qenë falenderues dhe mirënjohës ndaj kujtdo që ju ka ndihmuar në jetën tuaj. “Është një nder i madh të jem këtu mes jush, në këtë vend historik dhe magjik. Arsyeja se pse unë ndodhem në këtë festival, është sepse punoj me artistë kaq të mëdhenj, sa jeni të gjithë ju këtu. Dhe nuk do të isha këtu, nëse nuk do të punoja me artistë kaq punëtorë,…
E premtja e 13-të konsiderohet nga shumë njerëz në botë si dita më pa fat e vitit. Nëse jeni të shqetësuar se çfarë do të ndodhë këtë herë, atëherë nuk jeni i vetmi. Psikologët madje dolën me një diagnozë për një ndjenjë të tillë, paraskavedekatriafobia ose frika nga e premtja e 13-të. Një opsion është të qëndroni në shtratin tuaj dhe të shmangni fatin e keq të mundshëm që mund t’ju ndodhë të premten më 13, ose të injoroni këtë bestytni gjithsesi, shkruan abcnews.al. Kjo bestytni e përhapur mund të datojë që në mesjetë dhe madje të ketë një bazë biblike. Disa historianë pohojnë se…
Kim Cattrall, e njohur për rolin e Samantës në serialin e njohur ‘Sex and the City’, së fundmi është fotografuar me të brendshme. Aktorja 67-vjeçare promovoi markën e të brendshmeve të Kim Kardashian, duke treguar figurën e saj të tonifikuar në tre pjesë të ndryshme në faqen e kompanisë në Instagram. Fansat e Cattrall vlerësuan pamjen dhe komoditetin e saj para kamerës.
Pesë policë janë pezulluar në Shkodër për shpërdorim detyre. Ky vendim është marrë pasi në vitin 2021, këta efektivë fshehën faktin se kishin gjetur bimë narkotike të kultivuara në fshatrat Curak dhe Shkozë të Pukës. Pas një kontrolli pak ditë më pas, në këto zona u gjetën 4000 bimë kanabis. Pezullimi i këtyre punonjësve nga detyra është bërë në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Punonjësit e pezulluar: – Edmond…